Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka drejtuar gishtin deri te opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE që sipas saj ka orkestruar tërë situatën që në mënyrë mafioze të bllokojë punën e “Higjienës Komunale”, informon Indeks.mk
“Sepse janë të paarsyeshëm, për pikë politike të ulëta, duan të krijojnë probleme për qytetarët, ku më pas duan të paraqiten sikur i zgjidhin dhe i pastrojnë. Politikanë të tillë janë mbeturina më e madhe të cilët i ka parë ky qytet dhe ne sonte do të fillojmë të pastrojmë mbeturinat, t’i pastrojmë ata”, tha Arsovska.