Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler pas vendimit të djeshëm për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev, u shpreh se SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar. “Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, u shpreh ambasadorja Aggeler.. Ndryshe, dje Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të Kamçevin me arsyetimin se…
Author: Politiko
Kjo pamje është pothuajse çdo ditë në Portin e Durrësit, raporton Klan. Mbi 7 mijë udhëtarë dhe mbi 4 mijë automjete hyjnë çdo ditë në Shqipëri përmes këtij porti. Muaji Korrik ka sjellë një fluks turistësh në vendin tonë, duke bërë që në shumicën e rasteve tragetet të bëjnë dy udhëtime të ditë. “E enjte, e premte, e shtunë, e dielë 4 ditë do të operojmë me 5 tragete në ditë, me dy udhëtime nga Bari për çdo linjë, gjithsej 4 udhëtime nga Bari dhe 1 nga Ancona. Ancona, Korrikun, Gushtin dhe Shtatorin do të jetë çdo ditë”, thotë Kapiteni…
Në rrugët e mbushura plot me turistë gjatë muajit maj, shumica e tyre, që janë akomoduar në strukturat turistike, kanë qenë gjermanë. INSTAT bëri të ditur në njoftimin e strukturave akomoduese se 9.1% e vizitorëve jorezidentë në muajin maj ishin nga Gjermania. Shtetasit nga Gjermania ishin të dytët, pas atyre të Kosovës, me 12.7%. INSTAT raporton në këtë shifër shtetasit e huaj që qëndrojnë në struktura akomoduese turistike. Të tretët ishin italianët me 7.8%, të ndjekur nga polakët me 3.4% dhe anglezët me 2.9%. closevolume_off Në maj, turizmi ka shënuar një kulm të ri, sipas të dhënave të INSTAT, duke…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se janë disa ministra të Qeverisë Kurti që kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës. “Janë 7 ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare. Ata është dashur të japin dorëheqje”, tha Abdixhiku. Ai deklaroi se partia që udhëheq ai do të vazhdojë betejën nga ulëset e Kuvendit dhe brenda institucioneve. I pari i LDK-së thekson se shoqëria në Kosovë duhet të organizohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse kundër kësaj “theqafje”. Ai tha se shumica e ministrave, në Kuvend recitojnë pjesë të propagandës të Vetëvendosjes. Sipas tij, Albin Kurti…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurti mund të ketë ritmin dhe orën e tij, por Kosova nuk ka kohë për të humbur. Ai ka thënë se është momenti i fundit kur kryeministri duhet t’i lexojë drejt mesazhet e partnerëve dhe të shmanget nga temat acaruese. “Është koha e fundit që Kurti t’i lexojë drejtë porositë e miqve të palëkundur të Republikës së Kosovës, të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, të ofruara me dashamirësinë dhe mirëkuptimin e aleatëve dhe partnerëve në dëshminë e fundit të Escobar”. “Është koha e fundit…
Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e përbashkët me Britaninë për të burgosurit shqiptarë në Angli, të cilët do të transferohen për të kryer dënimin në atdhe. Top Channel mëson se kjo marrëveshje pritet të firmoset nga të dyja palët në shtator ose nga kryeministrat Edi Rama dhe Rishi Sunak ose nga ministri britanik i Drejtësisë me homologun shqiptarë Ulsi Manja. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave, vendosi: Miratimin, në parim, të marrëveshjes zbatuese të marrëveshjes,…
Shefi i Zyres së BE-së për Kosovë, Tomas Szunyog, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës që përsëri ta dërgojë draft-ligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për konsultim në Komisionin e Venedikut. “Marrë parasysh rëndësinë e kësaj iniciative dhe faktit që draft-ligji përfshin dispozita të reja që më parë nuk janë vlerësuar nga Komisioni i Venedikut, unë iu inkurajoj fuqishëm që të (ri) konsultoni Komisionin e Venedikut dhe të siguroheni që rekomandimet e tij janë inkorporuar siç duhet në draft-ligjin e finalizuar.” – shkruan në këtë letër z. Szunyog. Szunyog ka shprehur gatishmërinë që edhe zyra…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se audio-incizimi i publikuar i shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me Sllavko Simiqin e Listës Serbe dhe kriminelin serb,Milan Radojiçiqit, është pjesë e rrugës së vjetër. “Ky audio-incizim është vepër penale, pasi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka biseduar me një terrorist. Komunikimi me një terrorist të kërkuar është vepër penale”, tha Abdixhiku. “Nëse ndonjë bashkëpunëtor i imi do të bisedonte me një terrorist, do ta shkarkoja”, shtoi ai. Abdixhiku ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit me partitë opozitare. Abdixhiku tha në Rubikon në…
Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe për ditën e sotme. Ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta. Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen -Në zonat malore 19 deri 38°C, -Në zonat e ulëta 20 deri 43°C, -Në zonat bregdetare 25 deri 39°C. Top…
Dita e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është e dita e fundit e gjykimit para se të fillojë pushimi veror. Sipas kalendarit të punës së Dhomave Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, pushimi veror fillon më 24 korrik, ndërsa seancat do të fillojnë më 14 gusht. Gjatë muajit gusht janë paraparë të mbahen shtatë seanca në rastin gjyqësor “Thaçit dhe të tjerët”, ndërsa në rastin “Shala’, do të mbahen pesë seanca. Ndryshe dje ka filluar të dëshmojë, dëshmitari i 15-të i ZPS-së i mbrojtur me kodin W04586, ai…