Author: Politiko

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në një debat për Ballkanin Perëndimor para Nën-komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, theksoi se Uashingtoni e mbështet procesin për ndryshime kushtetuese që do të mundësojnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por se është i angazhuar edhe me qeverinë e re të Bullgarisë për të siguruar që ajo të mos bëjë kërkesa të reja. Të zgjedhurit e popullit – deputetët, këtë verë do t’i reduktojnë ditët e pushimit, duke pasur parasysh se Propozimi për ndryshime kushtetuese ka hyrë në procedurë Parlamentare, ndërsa kryetari i Parlamentit,…

Read More

Të paktën pesë persona humbën jetën në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Slloveni, dhe dhjetëra u plagosën pasi një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe shi të dendur goditi Ballkanin të mërkurën. Policia dhe mediat lokale raportuan për viktima dhe dëme të mëdha të shkaktuara nga kjo stuhi në rajonet e prekura. Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, Ballkani përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po lufton me zjarre dhe temperatura të larta. Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, janë raportuar dy viktima si pasojë e stuhisë. Sipas policisë…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ka bërë një “gabim të madh” duke mos zgjatur marrëveshjen e eksportit të grurit ukrainas. “Vendet në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe madje edhe Azi janë shumë të varura nga këto marrëveshje, të cilat do të preken nga vendimi i njëanshëm i Rusisë”, tha Macron. Në deklaratat në Këshillin e Bashkimit Evropian në Bruksel, Presidenti francez ka theksuar se Moska ka marrë “një përgjegjësi të madhe përsipër” duke rënë dakord të eksportojë drithëra ukrainase dhe ka sulmuar Putinin, të cilin ai e akuzon se e ka…

Read More

Gjykata e 8-të Penale e Ankarasë ka lëshuar urdhër-arrest për Rasmus Paludanin, liderin e Partisë së ekstremit të djathtë danez, Linja e Rreptë (Stram Kurs), i cili dogji Kuranin përpara Ambasadës së Turqisë në Stokholm, raporton Anadolu. Vazhdon hetimi i nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë kundër Paludanit, i cili dogji Kuranin më 21 janar përpara ambasadës turke në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, me akuzën e “fyerjes publike të vlerave fetare të adoptuara nga një pjesë e popullit”. Në kuadër të hetimeve, Zyra e Kryeprokurorit Publik kërkoi nga Gjykata e 8-të Penale e Ankarasë për Paludanin “arrestim për…

Read More

Më 18 gusht është caktuar seanca për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Kështu thuhet në njoftimin e dërguar nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pas dorëzimit të djeshëm nga Qeveria në legjislativ. Ky është praktikisht filtri i parë për shumicën e kërkuar sepse edhe kjo kërkon të paktën 80 vota. “Sipas Kushtetutës dhe Rregullores, kryetari tashmë e ka caktuar seancën plenare për datën 18 gusht në ora 11:00. Para shqyrtimit të Propozimit në seancë plenare, sipas rregullores, Propozimi do të shqyrtohet nga Komisioni për Çështje Kushtetuese, kryetar i të cilit është kryetari Xhaferi”, tha Talat Xhaferi. Ambasadori i BE-së,…

Read More

Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës, në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 686 bimë narkotike cannabis sativa. Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit V. P., kryetar i fshatit Mserr; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këtë…

Read More

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka folur për albumin e saj të ri “You and I”. Ajo ka thënë se derisa e ka realizuar këtë album ka përjetuar një mori të gjërave, përfshirë ndryshime edhe në jetën e dashurisë pasi në gusht të vitit të kaluar ajo u martuar Taika Ëaititin.“‘You and I’ është një letër personale për fansat”, ka thënë Ora, shkruan AFP.

Read More

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj është vazhdimisht e komentuar për paraqitjet e saj. Bukuoshja nga Peja, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku nuk mungojnë pozat e ndryshme provokuese. Arta njihet për dedikimin që ka ndaj palestrës, që si rrjedhojë e ka ndihmuar në formësimin e linjave joshëse të trupit. Edhe dita e sotme e Artës nisi në palestër, nga ku edhe vuri në pah linjat atraktive në veshje sportive teksa dukej në formë të mrekullueshme. Përndryshe, modelja u bë e njohur për publikun edhe me paraqitjet televizive, përveç në serialin “O sa mirë”, ajo sfidojë veten edhe në…

Read More

Kim Kaupe e përshkruan veten si një sipërmarrëse aksidentale. Ajo nuk kishte asnjë iluzion kur, në moshën 25 -vjeçare, shfrytëzoi rastin për të filluar Bright Ideas Only, e cila ofron strategji të angazhimit të tifozëve për muzikën, sportet, eventet dhe markat, dhe e dinte që shumica dërrmuese e bizneseve të reja dështojnë. Sidoqoftë, përkundër atyre shanseve, biznesi i saj pati sukses. Ajo gjithashtu po fillon kursin e saj të parë në LinkedIn ‘Capital Capital’ dhe drejton podkastin ‘Coffee With Kim’. Kursi i ndihmon njerëzit të identifikojnë kapitalin që kanë fituar gjatë gjithë karrierës së tyre, dhe si mund ta përdorin…

Read More

Mbi 150 mijë përdorues të Whatsapp raportohet të kenë probleme me platformën e mesazheve në pronësi të Meta-s, sipas të dhënave nga Downdetector. Shumica e problemeve të raportuara kanë të bëjnë me pamundësinë për të dërguar mesazhe përmes aplikacionit. Mbi 22,000 raporte qarkullojnë Downdetector në SHBA, dhe mbi 137,000 përdorues kanë raportuar probleme në Britaninë e Madhe.

Read More