Nga Alternativa thonë se edhe pse aktualisht janë në opozitë, kanë merita “për” miratimin e Ligjit për Marrëdhënie Obligative dhe Ligjin për Përmbarues në Kuvend. Nga partia e Gashit thonë se ata përveҫ se votuan ishin edhe propozues të ndryshimeve ligjore Por, kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë dhe se e vërteta qëndron krejt ndryshe. Dokumentet deri tek të cilat ka arritur portali informativ, indeks.mk, dëshmojnë se deputetët e Alternativës jo vetëm që nuk kanë qenë propozues të Ligjit në fjalë, por ata as që kanë votuar “PËR” atë ligj. Ky veprim i Alternativës është një skandal i vërtetë,…
Author: Politiko
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim në edicionin kryesor të lajmeve në Kanal 5 tha se e ka një supozim se kush qëndron pas zjarrvënies së automjetit të tij. Grubi tha se falëmnderon të gjithë kolegët qeveritarë, ministra, qytetarë dhe institucionet e vendit që po merren me zbardhjen e plotë të rastit. “Unë nuk kam hesape të hapura me askend. Nuk kam njollë për punë kriminale apo të ngjajshmë, pavarësisht se po shoh që po përflitet dhe hidhen akuza të cilat pres të dëshmohen. Unë mendoj se gjithë këto akuza kanë të bëjnë më tepër më ata që…
Të dielën mbrëma rreth orës 21.00 në Dobrosht të Tetovës, zyrtarët policorë të NjP-Tearcë e kanë ndaluar personin A.M. (18) nga fshati Tearcë, pasi që gjatë një turneu futbolli në Dobroshtë ka shkelur rendin dhe qetësinë publike duke e sulmuar fizikisht personin M.J.(23) nga Orasha e Tetovës. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë parashtrimi përkatës.
Ballkani do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, nëse kalon në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shorti është hedhur sot në Nion të Zvicrës. Goglat e shortit i kanë sjell fat suharekasve, të cilët kanë shmangur në short skuadra të vështira si Ferencvaros, Dinamo Tbilisi dhe Farul. Por, për të kaluar në xhiron e tretë të rrethit kualifikues në Ligën e Konferencës, Ballkani do të duhet të kalojë pengesën e saj në xhiron e dytë. Kjo pengesë është Larne, skuadra kampione e Irlandës së Veriut. Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Larne do të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ravenna. Shqiptari ishte duke udhëtuar me një motor tip ‘Yamaha R1’ kur u përplas me një makinë tip ‘Mitsubishi’, që drejtohej nga një grua 53-vjeçare. Përplasja ishte shumë e fortë. Shqiptari pësoi dëmtime të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë. Ndërkohë gruaja në makinë u transportua në spital me dëmtime të lehta. Por ajo që e bën më tragjike këtë rast është se të gjithë ngjarjen e ka dëshmuar me sytë e tij djali i…
Acarimet, veprimet e dhunshme dhe rritja e vazhdueshme e tensioneve në skenën politke, duket që po dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Situatës tejet të elektrizuar u paraprinë ndryshimet kushtetuese të miratura në qeveri e të dërguara në Kuvend për të marrë bekimin e të zgjedhurve të popullit, shkruan Flaka Por, në një situatë të tillë, dhuna politike siç ishte incidenti në Çair të Shkupit me vënien e flakës të veturës së përdorur nga numri dy i qeverisë, Artan Grubi aspak nuk i shkon përshtati terkut politik të një vendi demokratik. Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Flaka, njohësi…
Iva Tiço tha në emisionin “Review” se Shqipëria është një vend mes dy ekstremeve, ku ka njerëz shumë mendjehapur e pa gjykime, por ka edhe nga ata që edhe kur burri vret gruan thonë “Ajo diçka e ka bërë”. E ftuar për të folur rreth surrogacisë, gazetarja Tiço tha se shpesh ndodh që në Shqipëri njerëzit të “ndërhyjnë edhe në mitrën e një gruaje”. “E kam dëgjuar një shprehje edhe kur isha pa partner, bëje një vet, bëje ta kesh. Bëja ta kesh se do pendohesh. Po po e bëre ta kesh dhe të pendohesh më pas? Mënyra se si…
Gazetari nga Presheva, Dashnim Hebibi tha se ka harxhuar 2500 euro për 6 netë në Durrës. Sipas tij çmimet ishin të kënaqshme. Hebibi jeton dhe punon në Zvicër, ndërsa zgjedh gjithmonë Shqipërinë për pushimet e tij të verës, por ajo që e shqetëson është papastërtia dhe fakti që qytetarët nuk e respektojnë turizmin. “Çmimet thonë se janë të larta, por nuk ishin. Unë kam drekuar dhe darkuar në një restorant të jashtëzakonshëm, shumë të mirë, edhe në hotel, por dhe në një restorant tjetër. Përafërsisht, plus, minus, 2500 euro kam harxhuar për 6 net. Domethënë 150-200 euro ka shkuar dita,…
Pothuajse për të gjithë konsumatorët e Maqedonisë (91 përqind) etiketimi i ushqimit, gjegjësisht informacionet e cekura në paketimin e ushqimit dhe të pijeve janë të rëndësishme. Pesëdhjetenjë për qind prej tyre konsiderojnë që janë shumë të rëndësishme, ndërsa 40 përqind që janë të rëndësishme, përderisa vetëm 9 për qind nga konsumatorët konsiderojnë që etiketimi i ushqimit nuk është i rëndësishëm. Megjithatë, kur bëhet fjalë për leximin e informacioneve në paketimin para se të vendosin të blejnë ushqim ose pije, vetëm 47 për qind konsumatorë gjithmonë e bëjnë atë, ndërsa të tjerët vetëm ndonjëherë, rrallë ose kurrë. Këtë e ka treguar…
Drejtoresha për të Ardhura Publike dhe nënkryetare e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Sanja Llukarevska në “SummerClick” në TV21 ka folur për procesin e rëndësishëm në të cilin gjendet shteti – ndryshimet kushtetuese. “Ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë nga çdonjëri deputet që ia mendon të mirën këtij shteti. Nëse ndonjëri konsideron se nuk duhet të votojë, sipas meje nuk ia mendon të mirën shtetit”, tha Llukarevska, përcjell Indeks.mk Ajo shtoi se kjo është një dhe e vetmja mundësi.