Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me informacion se nëntë tifozë bullgarë janë arrestuër në prag të ndeshjes ndërmjet Shkupit dhe Levskit. Sipas informacioneve, ata janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike para ndeshjes. “Më datë 27.07.2023, GB, ZZ, VD, GK, BA, VJ, IK, janë ndaluar nga polica të gjithë shtetas bullgarë, të cilët prishën rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin veprime zyrtare në stadiumin “Todor Proeski”, para fillimit të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Levski, që luhet sonte në…
Author: Politiko
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Imdeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP. Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt…
Sot në Tetovë në moshën 73 vjeçare ndrroi jetë,pas një sëmundje të rrëndë ,profesori i kimisë Kadir Shabani nga Shipkovica .Profesori ishte edhe veprimtar i dalluar i çështjes nacionale dhe arsimore :themelues dhe udhëheqës i SH.K.A REXHEP VOKA në fshatin SHIPKOVICË ,ndër themeluesit dhe përkrahësit e Universitetit të Tetovës që nga dita e parë . Varrimi i të ndjerrit do të bëhet të premten (e xhuma) 28.07.2023. pas faljes së namazit të drekës. Varrimi do të bëhet në varrezat e reja në Tetovë (te teleferiku) .
Ish-bashkëpartiaku i Bilall Kasamit, Altrim Mamuti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, konkretisht kundër “Opozitës së re” të krijuar së fundmi. Mamuti në qëndrimin e tij shkruan se pikërisht ata që sot kritikojnë të distancuarit nga BESA, janë ata që shkatërruan zërin opozitar dhe vlerat e politikbëries. Ndër të tjera, Mamuti thekson se tanimë u panë fytyrat e vërteta të mosmirënjohësve. Reagimi i plotë: Pazarexhit Politik të Maqedonisë! E akuzojnë Arianit Hoxhën për afrim politik me Ali Ahmetin, këta që kan qenë vet 20 vite bashkëmendimtar të Bdi-së! E akuzojnë Arianit Hoxhën për përçarje të opozitës…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi priti sot në takim ministrin e administratës publike të Malit të Zi, Marash Dukaj. Grubi përmes disa fotografive nga takimi, në Facebook shkruan se dy vendet gëzojnë raporte të shkëlqyera bilaterale, ndaj gjithmonë dhe mbështetja në proceset vendimtare ndërmjet dy vendeve nuk ka munguar asnjëherë. Statusi i plotë: Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ministrin e administratës publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj. Diskutuam mbi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral mes vendeve tona dhe imperativin e përforcimit të koordinimit tonë institucional në rrugën e përbashkët eurointegruese. Njoftova…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive është një arritje që qeveritë e mëparshme e kanë planifikuar, por kjo Qeveri e ka realizuar. “Për herë të parë, pas 15 vitesh, së bashku dhe në të njëjtën tavolinë, sindikatat dhe përfaqësuesit e qeverisë dhe të gjithë palët e interesuara këtu, e kam fjalën mbi të gjitha shoqatat e punëdhënësve, arritën një marrëveshje që siguron një zgjidhje afatgjatëe. Kjo zgjidhje, për kënaqësinë time të madhe, nuk do të varet kurrë nga vullneti i mirë i politikanëve, partive politike, as tani dhe…
Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit”, është ulur në bankën e të akuzuarve për t’u ballafaquar me aktakuzën e Prokurorisë që rëndon ndaj tij. Bytyçi po ngarkohet për veprën penale, shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë i pandehuri në gusht të vitit 2022, kishte vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e detyrës dhe t’ia mohojë nënshkrimin në listën e arsimtarëve prezent. Megjithëse, për shumë vite përcolli breza të nxënësve, mësueses iu pamundësua hyrja në shkollë kur vendosi të…
T’ju themi që Megi Pojani është në një lidhje me Endri Çekiçin kjo nuk është diçka e re. Por, burime për “Iconstyle” kanë siguruar së fundmi disa foto ekskluzive të çiftit në kryeqytet. Siç edhe e shikoni nga imazhet Megi dhe Endri duken të pashqetësuar në një shfaqje të tyren të zakonshme në Tiranë. Deri më sot detaje të ndryshme nisur nga ashensori, restorantet e njëjta apo edhe veshjet e futbollistit të përdorura nga Megi kanë dëshmuar se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin që prej një viti. Madje Megi udhëtoi drejt Turqisë për të parë skuadrën e tij…
Lidhja e Bankave të Maqedonisë (LBM) ka dalë me sqarim për mosfunksionimin e kartela pagesore të disa qytetarëve. Prej atje thonë se arsyeja e problemit me mosfunksionimin e kartave të caktuara të pagesës në ATM ose në tregti nuk ka të bëjë me operatorët kombëtarë të telekomit, e as me sistemet individuale të bankave. Prej atje shpresojnë për normalizim të shpejtë të shërbimeve. “Në emër të anëtarëve të Lidhjes së Bankave të Maqedonisë, ju njoftojmë se në kohën e përgatitjes dhe dërgimit të njoftimit, disa shërbime të anëtarëve tanë që kanë të bëjnë me markat e kartelave VISA dhe MasterCard…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet në Shqipëri për pushime. Nga fotot e publikuara në “Instagram” duket se ylli i muzikës është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut. “Shtëpi’, ka shkruar këngëtarja e famshme bashkangjitur me flamurin shqiptar.Në pozat në fjalë, Dua Lipa shfaqet e veshur me një fustan të zi me rripa të bardhë. Miliona fansat e saj i kanë pëlqyer menjëherë këto imazhe. Ndërkohë të shumtë janë fansat shqiptarë që i kanë komentuar se ndihen të lumtur që ajo ndodhet këtu, dhe…