Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para gati dy javëve ka njoftuar për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, por nuk ka treguar për numrin e tyre. Me blerjen e dronëve, Kurti ka vlerësuar se Kosova tash është edhe më e sigurt. Ai të dielën ka përgëzuar oficerët të cilët kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve. “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe…
Author: Politiko
Moti sot do të jetë me diell dhe me erë mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 34 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti me diell dhe me vranësira lokale, do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28 gradë Celsiusë.
Një person 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një makinë në Prishtinë, në rrugën “Sokol Sopi”. Sipas mediave të Kosovës, thuhet se paraprakisht dyshohet për vetëvrasje. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”,…
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për “klimën e investimeve në Kosovë“, për vitin 2023. Në këtë raport theksohen një mori problemesh e pengesash që frenojnë investitorët e huaj për të investuar në Kosovë. Një nga këto arsyeje përmendet edhe korrupsioni si dhe sundimi i dobët i ligjit. Por theksohet se ka edhe ndërhyrje politike në ekonomi që automatikisht e bën më të vështirë çështjen e investitorëve të huaj. Po ashtu, përmendet problemi me energjinë elektrike, pra nuk ka besueshmëri për furnizim të vazhdueshëm – si dhe të drejtat pronësore e integrimi i kufizuar rajonal e global ekonomik. Në…
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë. Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë. Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një…
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka folur mbi zhvillimet në veri të vendit dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se është e padrejtë që vetëm njëra palë po fajësohet për situatën e tensionuar në veri të vendit, derisa shtoi se Kosova megjithatë mund të bëjë më shumë për të arritur progres në fushën e dialogut. “Mendoj se fajësimi i njërës palë është i padrejtë në çfarëdo procesi negociator, pra siç thonë në anglisht duhen dy persona për të kërcyer tango, dialogu kërkon kontributin dhe interesin e vërtetë të të dyja palëve, pra mendoj…
Beaune është një fshat në Francë që ndodhet në një pjesë të një rruge rajonale dhe 2300 automjete kalojnë çdo ditë. Nuk është shumë, por për një fshat të vogël – është. Shpejtësia e automjeteve është shumë më e lartë se kufiri. Kjo është arsyeja pse ekspertët e trafikut erdhën në ndihmë dhe projektuan sinjalistikë unike horizontale në këtë fshat. Pas gjithë kësaj qëndron një ide – qëllimi është që të ngadalësohet trafiku në kryqëzim sa më shumë që të jetë e mundur. Përgjegjësit u përpoqën të krijojnë kaos vizual që do t’i inkurajojë shoferët të ngadalësojnë shpejtësinë. Rezultatet e…
Një lajm i mirë vjen nga 25 vjeçarja gostivarase Emet Karpuzi Shabani. Së shpejti Emeti do të hospitalizohet në një Klinikë të Turqisë për të iu nënshtruar operacionit dhe terapive të nevojshme, shkruan Gostivari Sot Ky nuk është i vetmi lajm i mirë që vjen nga Emeti. Mjekët në Spitalin i kanë prermtuar që gjasat për të shpëtuar janë shpresdhënëse, madje me gjasë 60%. “Famija ime e dytë dëshiroj të ndaj lajmin me ju. Nga Liv Hospital në Turqi, doktorët dhe onkologët më kanë garantuar 50-60% se do të shpëtoj. Me ndihmën e Zotit kanë shumë shpresë. Në fillim nevojitet…
Linja ajrore kombëtare greke “Aegean” do të prezantojë një linjë të re ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, nga 2 tetori i këtij viti, njoftuan nga TAV Aeroporte. Në linjën Shkup-Sarajevë, “Aegean” do të operojë me një aeroplan ATR72-600, me tre fluturime në javë ose çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. “Jemi të ngazëllyer të njoftojmë dhe të përgëzojmë AEGEAN për vendimin për të futur një fluturim nga Shkupi në Sarajevë nga tetori i këtij viti dhe për të ofruar lidhje të shkëlqyer rajonale, nga Athina në jug, përmes Shkupit, në Sarajevë në…
Katër persona janë arrestuar në Shqipëri për trafikim të makinave të vjedhura nga Maqedonia të cilat i shisnin si pjesë këmbimi në Shqipëri. Në mesin e të arrestuarve është edhe 44-vjeçari A. A., banues në Strugë. Sipas policisë shqiptare katër bashkëpunëtorët trafikonin mjete motorike nga Maqedonia e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi. Policia thotë se vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë…