Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore. Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehjtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga…
Author: Politiko
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim të drejtpërdrejtë në televizonin T7 tha se vendimi i sotëm për dorëheqje ishte i mirëmenduar për të lehtësuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian. “Nuk është vendim i momentit por ishte një vendim i mirëmenduar. Para dy muajve kishte një kusht nga Hristijan Mickoskit që ne e pranuam sfidën dhe po të njejtën e thamë edhe sot, sepse ai kërkon qeveri monoetnike dhe nuk e ka aq problem t’i pranoj bullgarët në Kushtetutë. Sot dorëzuam kërkesën me shkrim për dorëheqjet tona, vetëm e vetëm që opozita maqedonase t’I votoj ndryshimet…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim të drejtpërdrejtë në televizonin T7 u pyet se më kë mund të bëj BDI koalicion nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Grubi tha se iniciativa për Frontin për Europian mbetet e hapur për çdo parti që ka prirje pro-BE dhe se ashtu blloku shqiptar do të kishte edhe më shumë sukses. “BDI e ka nisur një iniciative për Frontin Europian dhe si e tillë mbetet derë e hapur për secilën parti që ka frymë pro-BE të bashkohet dhe të jemi bashkë në këtë rrugëtim. Me këtë nismë do të kemi mbi…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga ministra dhe funksionarë të tjerë partiak, kanë takuar sot bashkëatdhetarët në qytetin e Tetovës për të zhvilluar bashkëbisedim. Ahmeti në Facebook shkruan se mërgimtarët shqiptarë gjithmonë i kanë vënë vulë çdo procesi jetik për shtetin. Statusi i plotë: Mërgimtarët kanë shpirtin e mendjen në vendlindje dhe bashkëbisedimi me ta për sfidat e së ardhmes së vendit është domosdoshmëri. Ishte kënaqësi të takonim sot mërgimtarët e qytetit të Tetovës dhe të kuvendonim bashkë për procesin jetik të eurointegrimit, të merrnim mbështetjen e tyre për të qëndruar përballë të gjitha sfidave që…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Tetovë u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë 25 deri në 30 deputetë. Ahmeti tha se po ndërtohet fronti europian dhe se të gjithë që duan të kontribuojnë për ardhmërinë, mund t’i bashkëngjiten të njëjtit. “Ne ishim çelësi, ne ramë në 10 mandate, por pa ne nuk mundeshin. Ne u ringritëm, prekëm tokën, nga 10 në 15 mandate shkuam. Do të shkojmë edhe në 25-30 mandate sepse do të ndërtojmë frontin, po ndërtohet suksesshëm, me vullnet të mirë fronti për Europë, ky font është i hapur për të…
-Ndoshta këtu bëhet dallimi qenësor midis ndonjë politikani a subjekti që pushtetin e shikon si mjet për të realizuar qëllime egoiste, dhe Ali Ahmetit, i cili gjërat i shikon më gjerë. Me këtë vendim, ai dëshmon kapacitetet e një shtetari të njëmendtë, të një burrështetasi të mirëfilltë që interesin e përgjithshëm e vë mbi çdo interes tjetër. Shkruan: indeks.mk Mund të jetë befasi për shumëkënd veprimi I sotëm politik i Ali Ahmetit, me të cilin e njofton kryeministrin Dimitar Kovaçevski se ministrat e BDI-së japin dorëheqje, vetëm e vetëm që opozita të votojë ndryshimet kushtetuese. Nuk është befasi për ata…
Kreu i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani sot tha se fabrika për ndërtimin e veturave elektrike do të ndërtohet në Tetovë, përcjell TV21. Destani theksoi se projekti u ishte ofruar edhe Kosovës dhe Shqipërisë, por falë ndihmës së ministrave të rinj, u vendos që projektin ta fitojë Maqedonia e Veriut “Kur vendosëm që ta sjellim në Ballkan. Ne ua ofruam tre shteteve. Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Për fat të mirë Maqedonia u gjet më e shpejtë, me ndihmën e ministrave, me ndihmën e Qeverisë edhe me këto ministrat e rinj që kanë kontribuar, t’u them të drejtën ia kaluan Kosovës dhe…
Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive njofton opinionin se znj, Shpresa Abazi është punësuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit me datë 1 korrik të vitit 2015 përmes Programit K-5. Në Planin për transfer të të punësuarve përmes programit K5, i cili ka kaluar në Qeveri (i paraparë në Ligjin për transferin e Nëpunësve Administrativ të punësuar përmes Programës K-5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Gazeta zyrtare e RMV nr 302/2020) bashkë me 9 nëpunës të tjerë është paraparë për transfer në AKE. Në kohën kur ka kaluar plani në Qeveri dhe…
Mamia Razije Musa ka bërë thirrjet prindërve të mos i marrin fëmijët në dasma e ahengje.Musa tha se nuk e kupton si i marrin foshnjat disa muajshe në ahengje me muzikë me zë shumë të lartë, duke i ekspozuar në zhurma të rrezikshme. Ajo tha se fëmijeve iu vie gjum dhe qanjë vazhdimisht gjatë ahengut, derisa shtoi se nëse nuk ka kush të kujdeset për fëmijet mos shkoni në aheng.Postimi i plotë: MOS I MERRNI BEBAT/FËMIJËT NË DASMA E AHENGJE Isha e ftuar në një dasëm ku sigurisht se bëhej fjalë për familjarë të afërm, prandaj edhe shkova. Dasma ishte…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha sot se BDI pavarësisht sulmeve gjithmonë ka qenë faktor kyç në politikbërjen vendore. Ahmeti tha se Fronti për Europë është derë e hapur për të gjitha partitë që duan të ardhme më të mirë për vendin teksa shtoi se BDI-së do t’i shtohen mandatet. “Në pranverën e ardhshmë janë zgjedhjet, do të shohim se kush do t’i fitoj. Na kanë bërë shpesh herë sulme, mirëpo e panë të gjithë se pa në nuk munden, nga 1- në 15 mandatë shkuam, do t’i arrijmë edhe 30 mandate me Frontin për Europë. Kush…