Liverpooli është në bisedime me Paris Saint-Germainin për huazimin e mundshëm të Kylian Mbappes. PSG-ja është bërë nervoz pasi Mbappe nuk pranoi të negociojë me klubin e Arabisë Saudite Al Hilal, kjo pasi pranuan ofertën prej 300 milionë euro. Parisienët e kanë drojën se ai do të transferohet si lojtar i lirë te Real Madrid, kur t’i përfundon kontrata aktuale. Të Kuqtë janë gati t’i ofrojnë Mbappes një huazim njëvjeçar, raporton The Mirror, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte vetëm fjalë të mira, në kohën kur ylli francez ishte pjesë e Monacos dhe do të mirëpriste në…
Author: Politiko
Sulmuesi kosovar, Mevlan Zeka mund të transferohet në Arabinë Saudite. Siç raporton gazetari Arlind Sadiku, një skuadër arabe ka kërkuar shërbimet e Zekës. Ndërkohë nuk mungojnë ofertat edhe nga klubet brenda Kosovës, si Prishtina, Malisheva, Llapi, Suhareka, Vëllaznimi, Ballkani etj Zeka deri më tani ishte pjesë e klubit të Gjilanit. /Klankosova.tv.
Klubi i Basketbollit, Trepça, ka njoftuar se ka nënshkruar me reprezentuesin e Britanisë së Madhe, Devon Van Oostrum. Van Oostrum i bashkohet Trepçes nga ekipi Levice i Sllovakisë të cilin e udhëhoqi drejt titullit kampion me 10.6 pikë dhe 5.1 asistime për ndeshje. Organizatori 193 cm i gjatë përveç Levice, karrierë ka zhvilluar edhe në Baskonia, Cibona, MZT, Heroes Den Bosch, Koroivos, London Lions. /Klankosova.tv.
Aktori i njohur shqiptar Genci Fuga, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka pësuar sulm në tru dhe duhet t’i nënshtrohet një operimi. E për t’i dal në ndihmë atij, ndihmë ka kërkuar gruaja Enerjeta Jani-Fuga. “Nuk qenka e lehtë por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje. Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të pasur mundësinë të kem shumë 19 mijë euro të…
Të dielën mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja , shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri katër metra për sekond, përcjell Klankosova.tv
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar se që nga data 31 korrik vendoset në funksion kontrolli i përbashkët kufitar i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Grubi shkruan se përmes projekteve kapitale infrastrukturore po largojmë të gjitha pengesat mës dy vendeve si dhe po lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve. Njoftimi i plotë: Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët…
Koment: TetovaSot Ndryshimet kushtetuese nuk kanë kusht, ose më saktë nuk duhet të kenë sepse ajo ndërlidhet me procesin integrues të vendit për në strukturat evropiane. Të gjithë miqtë ndërkombëtarë thonë që ky shans mos humbet, por këtë thirrje fatkeqësisht nuk e dëgjojnë disa parti politike madje edhe shqiptare që po joshen nga premtimet për pushtet nga forcat proruse, nga VMRO-ja dhe LEVICA. Deklarata e deputetit të vetëm të mbetur të BESËS, Fadil Zendeli është fataliste, jo vetëm për subjektin që përfaqëson, por më shumë se kaq. Ai dhe partia e tij duket se po bëhen palë me forca të…
Grafite të reja “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” u shfaqën në fund të korrikut në disa lokacione në Beograd. Nën këtë mesazh është vizatuar flamuri i Serbisë. Një pankartë me të njëjtin mesazh është shpalosur edhe nga tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda”, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian “Fiorentina” më 26 korrik në Beograd. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar këtë ngjarje si thirrje për dhunë, ndërsa ka munguar reagimi i Beogradit zyrtar. Grafitet në qendër të qytetit Përpos që mesazhi “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” është ekspozuar në stadium para mijëra njerëzve,…
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se nuk mund të mbyllet Klan Kosova. Më alarmant është importi vjetor i mallrave me vlerë rreth 400 milionë euro nga Serbia, ikja e të rinjve, mungesa e perspektivës, raportet me Amerikën, sanksionet dhe humbja e 500 milionëve, imazhi i Republikës së Kosovës, ka shkruar Lladrovci. Postimi i plotë: Nuk dua të besoj se loja me opinionin bëhet për ta mbuluar një skandal me një skandal më të madh. Pse gjithë ky yrysh kundër mediave? Klan Kosova si medium, luajti rrol të madh në emancipimin e qytetarëve, ishte medium i cili…
/Editorial i portalit indeks.mk/ Ali Ahmeti dhe BDI, që nga shfaqja e tyre në skenën politike, janë një “cak” i përshtatshëm që gjithkush të provojë “shkathtësitë” e veta “gjuajtëse”, por përvoja e deritashme ka treguar se janë 99 për qind gjasat për të huqur. Ata që i kanë “gjuajtur” vinin e shkonin, por Ali Ahmeti vazhdon mbi dy dekada të qëndrojë i palëkundur. Edhe ata që e kanë kritikuar dikur, edhe ata që vazhdojnë edhe sot, ia pranojnë jetëgjatësinë dhe, edhe kur e kritikojnë, padashur tregojnë edhe pse-të. Një nga autorët që në të kaluarën është shquar për qasjen kritike,…