Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. “Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Author: Politiko
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 154 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 68 për tejkalim të shpejtësisë, 15 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 7 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë…/Alsat.mk
Shpresa Abazi nga Kërçova është e punësuar në vitin 2015 përmes Programit k-5 në kohën e VMRO DPMNE në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë së Ohrit. Shpresa Abazi nga Tetova, është krejtësisht person tjetër, e punësuar në vitin 2022 në Ministrinë për Sistem Politik, si përkthyese. Gjatë gjithë ditës së djeshme, VMRO DPMNE intenzivisht gënjenë opinionin dhe nga këtu del dilema nëse bëhet fjalë për analfabetizëm në parti ose vetëm qëllimi që të prodhohen lajme të rrejshme. Kërkojmë falje publike nga ana e VMRO DPMNE për të pavërtetat e thëna në publik, në të kundërtën do të veprojmë sipas…
Të dielën është arrestuar një person pasi dyshohet ta ketë rrahur nënën e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj nënës se tij “, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”. “Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.
Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) shpalli pagat mesatare më të larta neto që janë paguar në maj në Maqedoninë e Veriut. Në sektorin e programimit kompjuterik, konsulencës dhe aktiviteteve përkatëse, pagat më të larta neto janë paguar në shumë prej 93.536 denarë. Më pas listën pasojnë veprimtaritë tjera profesionale, shkencore dhe teknike me 58.834 denarë, pastaj veprimtaritë e shërbimeve financiare, përveç fondeve të sigurimit dhe pensionalit, me 56.217 denarë. Në pozitën e katërt është prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike me 55.734 denarë dhe marketingu dhe hulumtimi i tregut me 53.114 denarë. Më herët, Qeveria njoftoi se paga…
Vendi nuk duhet ta lejojë të ndodh një skenar si ai i vitit 2007, pasi shumica e partive politike, në programin dhe deklaratat e tyre qartësojnë orientimin euroatlantik, thekson zv/kryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu. Shton se tani është koha fjalët të dëshmohen me vepra konkrete, që do të thotë votimi i ndryshimeve kushtetuese, vazhdimi i rrugës drejt konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapja e klasterit të parë. “Kjo është faza e parë skriningu dhe vazhdimi i rrugëtimit nënkupton përmbushjen e obligimeve që kemi marrë në kornizën negociuese dhe këto janë të njohura për ne për publikun që janë ndryshimet kushtetuese,…
Pas Bardhit, Yll Limanit dhe Noizy-t, Peace Festival sivjet sjellë edhe MC Kresha dhe Lyrical, këtë e ka bërë të ditur zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi. Edhe MC Kresha dhe Lyrical Son në Peace Festival ‘23, bashkë me Noizy dhe Yll Limanin në Sheshin Skenderbe në Shkup. Më 13 gusht, në përvjetorin e 22 të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, ejani të gjithë, familjarisht, nga të gjitha qytetet, në Çarshinë e Shkupit dhe të shijojmë tingujt e muzikës zbavitëse të performuara nga artistët më të mirë të skenës aktuale shqiptare. 📍 Sheshi Skenderbeu Shkup ⏰ 21:00 🗓️ 13 gusht 2023…
X, i njohur më parë si Twitter ka riaktiviziuar llogarinë e Kanye West. Sipas një deklarate që kompania ka dhënë për “Wall Street Journal”, reperi nuk do të mundet të përfitojë para nga llogaria e tij si dhe nuk do të shfaqen reklama përkrah postimeve. Që prej rikthimit, Kanye nuk ka postuar asgjë në llogarinë e tij. X dhe Musk ende nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me këtë veprim.Llogaria e Kanye u pezullua në muajin Dhjetor për shkelje të rregullave të platformës duke nxitur dhunë. Pezullimi ndodhi pas disa postimeve ofenduese ndja hebrenjve që më pas i kushtoi edhe…
Rajoni i Likovës posedon resusrse të shumta natyrore, të cilat janë bazë e mjaftueshme për zhvillimin e turizmit rural, që do të ndihmonte ekonominë e këtij rajoni. Dy liqenet artificiale ai i Likovës dhe Gllazhnjës, janë atraksion i vërtetë për pushim e rekreim. Natyrisht pengesë kryesore për realizimin e këtyre planeve gjithsesi është mungesa e infrastrukturës së mirëfilltë. Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës për TVM2 thotë se, kanë filluar me procedurat sa i përket planit urbanistik, por pas pothuaj se gjithë procedurave në fund kanë hasur në një pengesë. “Planin urbanistik që e kemi filluar qysh herët tek…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë zyrtare të lëshimit në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ceremonia do të zhvillohet më fillim nga ora 11:00 në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Njoftimi i plotë: Të nderuar, Ju njoftojmë se sot (e Hënë, 31.07.2023), Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi do të merr pjesë në ceremoninë zyrtare të lëshimit në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë. Koha: ora 11:00 Lokacioni: Vendkalimi…