Author: Politiko

Në një raport të publikuar të enjten, Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka bërë të ditur se viti 2023 do të jetë viti më i ngrohtë që është regjistruar ndonjëherë, me një rritje prej rreth 1.4 gradë Celsius të temperaturës globale krahasuar me nivelet para-industriale. Ky raport është bërë publik në prag të samitit të klimës COP28 të OKB-së, që po mbahet në Dubai, ku udhëheqësit botërorë po diskutojnë mbi masat për të frenuar ndryshimet klimatike. Sipas raportit, viti 2023 do të tejkalonte vitin 2016, që deri tani ishte viti më i ngrohtë, me një temperaturë prej rreth 1.2 gradë Celsius…

Read More

OSBE-ja është e gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve. Bllokada apo mosrespektimi i parimeve të Organizatës është kërcënim i drejtpërdrejtë për vlerat e saj themelore, për të cilat është angazhuar që nga viti 1975, janë mesazhet kryesore që u dërguan nga Këshilli Ministror i OSBE-së që u mbajt dje në Shkup. Liderët evropianë dënuan agresionin rus kundër Ukrainës dhe shprehën mbështetje të fortë për popullin ukrainas, ndërsa disa prej tyre u larguan nga salla gjatë fjalimit të kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili në fjalimin e tij tha se ajo që…

Read More

Gazetari dhe pronari i Infomaks, Aleksandar Mitovski përmes një postimi të fundit ka thumbuar kreun e opozitës Hristijan Mickoski përmes intervistës së dhënë nga Zëvendës sekretari amerikan për Europ dhe Euroazi, O’Brien. Ai mes tjerash kërkon edhe sqarim nga përfaqësues të lartë të VMRO mbi këto qëndrime. Postimi i plotë: Jo se kam shumë respekt për aktivitetet e diplomacisë amerikane, por fakti është se është diplomacia më e fuqishme në botë. Një deklaratë e tillë sigurisht që do të ishte skandaloze nëse do të vinte nga një diplomat tjetër, por jo nga një diplomat amerikan. Kuptohet… Por ajo që është…

Read More

Dua Lipa ka vënë një rekord të ri me statistikat e saj mbresëlënëse në këtë platformë muzikore, të cilat. Sipas demografikave të publikuara, këngët e Dua Lipës janë dëgjuar plot prej 3.2 miliardë herë në të gjithë botën gjatë këtij viti, me një total prej 211.1 milionë dëgjuesve dhe 195.5 milionë orë të kaluara duke dëgjuar muzikën e saj nga 184 vende të ndryshme të botës.

Read More

Liverpuli ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Europa League. Skuadra e Jurgen Klop, arriti të fitonte bindshëm në ”Anfield” ndaj LASK Linz, me rezultat 4-0. Luis Diaz hapi serinë e golave në minutën e 12-të ndërsa tre minuta më vonë, Gakpo dyfishoi epërsinë. Me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë. Në minutën e 51-të, Salah shënoi për 3-0 nga penalltia, derisa Gakpo shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Liverpulin në 90+2. Me këtë fitore Liverpuli ka siguruar vendin e parë në Grupin E, vend ky i cili e kualifikon në 1/8 e finales…

Read More

Aksident rrugor për Mergim Vojvodën, fatmirësisht pa pasoja fizike. Futbollisti i Torinos është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Corso Galileo Ferraris në Piemonte. Vojvoda ishte në Mercedesin e tij ngjyrë gri i cili u përplas me një Jeep Renegade të kuq. Policia bashkiake ka ndërhyrë në vendngjarje. Makina e lojtarit të Kosovës ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa Vojvoda është mbrojtur me airbag. Ndërsa, tani kanë dalë pamje të veturës së Vojvodës, pas aksidentit.

Read More

Amvisëritë duke filluar prej sot në periudhën prej orës 13 deri në orën 15 përsëri do të kenë tarifë të lirë ditore të rrymës, me çka gjithsej 11 orë do të kenë në dispozicion energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga e hëna deri të shtunën dhe 24 orë të dielën. Komisioni Rregullator për Energjinë, Shërbimet e Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE) në dhjetor 2021 hoqi tarifën e lirë ditore për amvisëritë për shkak të çmimit të energjisë elektrike në bursa, e cila varionte nga 300 deri në 400 euro për megavat orë dhe gjatë…

Read More

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot pasdite ka takuar Këshillin e Prindërve të SHFK “Todor Janev”, banorët e Çashkës dhe kryetarin e Komunës Goran Stojanovski, me të cilët ka biseduar për gjetjen e zgjidhjes për paralelen e sapoformuar në gjuhën shqipe. Banorët e Çashkës protestojnë tashmë dy javë duke kërkuar që këta nxënës të kthehen në klasën e gjuhës maqedonase. Klasa me gjashtë nxënës të klasës së parë në mësimin e gjuhës shqipe ka nisur që nga e enjtja e kaluar. Gjithsej 59 nxënësit e mbetur nga klasa e dytë deri në klasën e nëntë të nacionalitetit shqiptar…

Read More

Maqedonia e Veriut ishte vendi nikoqir i Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së, duke e kthyer qytetin e Shkupit në kryqendër të politikës globale. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se ky Samit dëshmoi kapacitetin që ka vendi ynë përorganizim të shkëlqyer, duke promovuar paqe dhe stabilitet. Grubi shton se organizime të tillë duhet të shërbejnë për të ndaluar luftërat dhe për të kontribouar në paqen botërore. Statusi i plotë: Vendi ynë ishte sot nikoqir i Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së duke rrumbullakësuar kështu një udhëheqje të suksesshme me…

Read More