Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili sot mori pjesë në ceremoninë zyrtare të One Stop Shop-it, pikëkalimit kufitar të përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka shpërndarë disa fotografi nga ngjarja në faqen e tij zyrtare në Facebook. Grubi shkruan se ky projekt shënon një bashkëpunim të madh ndërmjet dy vendeve dhe se me projektet e tilla nuk mbarojnë këtu por vazhdojnë deri në largimin e plotë të kufijve. Statusi i plotë: Ditë e madhe sot në kapitullin tonë të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë! Filloi së funksionuari vendkalimi i përbashkët kufitar me vetëm një pikë kontrolli (One…
Author: Politiko
Dortmundi fitoi 3-2 kundër Manchester United në një test miqësor të zhvilluar në turneun veror që po zhvillohet në SHBA. Në stadiumin “Allegiant” në Nevada, gjermanët i shkaktuan humbjen e tretë radhazi në miqësore djemve të ten Hag. Ndeshja u zhbllokua nga anglezët në minutën e 24 me Dalot, i cili shënoi pas asistit të van de Beek. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutat 43 dhe 44, ishte Malen që me dopietë përmbysi ndeshjen për Dortmund. Në pjesën e dytë trajnerët Terzic dhe ten Hag bënë shumë zëvendëime. Do duhej minuta e 52 që Antony të barazonte…
Përpara Kullës Eifel është vendosur një orë, që numëron mbrapsht deri tek çelja e Lojërave Olimpike Verore të Parisit. Unazat olimpike janë vendosur tashmë para bashkisë. Lojërat Olimpike Verore 2024 do të fillojnë pas një viti në kryeqytetin francez dhe përgatitjet janë duke ecur mirë. Organizatorët kryen kohët e fundit një provë teknike për ceremoninë e hapjes në lumin e Senës. Tridhjetë e nëntë varka, të cilat do të transportojnë atletët vitin e ardhshëm, morën pjesë në provat teknike. Ishte misioni i parë i madh logjistik për të lundruar në pjesën prej gjashtë kilometrash të lumit dhe për të zgjidhur…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ishte prezent në ceremoninë zyrtare të One Stop Shop-it në vendkalimin Qafë Thanë, tha se nuk ka më kufi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë por faktikisht do të ketë vetëm një pikë kontrolluese, gjë e cila lehtëson lëvizjen ndërkufitare. “Kënaqësi që jam sot këtu së bashku me ju, në këtë takim që vërteton se kufi në mes nesh më nuk do të ketë dhe për këtë falënderoj kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrat dhe kolegët tanë edhe nga Shqipëria për angazhimin jashtëzakonisht të madh drejt realizimit të këtij projekti që lidh dy vendet tona.…
Në emisionin “Click Plus” Arjanit Hoxha vazhdoi me kritikat ndaj Izet Mexhitit, për të cilin tha se për 18 vjet ka menaxhuar me Shkupin e vjetër dhe se është absurde që të kërkohet reforma me të në BDI. “Personi i cili për 20 vjet ka qenë udhëheqës i politikave kryesore të BDI-së, ka menaxhuar 18 vjet dhe vazhdon të menaxhojë me Shkupin e vjetër dhe politikbërjen në Shkup. Është absurde të dalim e t’u themi shqiptarëve se, po, ne do ta reformojmë BDI-në duke sjellur Izet Mexhitin në pozicion. Nëse kjo është reformë, unë nuk i besoj kësaj reforme, nëse…
Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku u filmua duke folur me një tifoz në Belgjikë dhe pranoi se transferimi i tij i mundshëm te Juventus nuk ka gjasa të ndodhë.30-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në Juve javët e fundit, gjë që i solli atij zemërimin e tifozëve të Interit dhe klubit, duke pasur parasysh negociatat e tyre të vazhdueshme për transferimin e tij. Nerazzurrët që atëherë kanë konfirmuar se janë tërhequr nga bisedimet me Chelsean pasi nuk kanë ndërmend të nënshkruajnë me Lukakun këtë verë. Juventus raportohet se mbetet destinacioni më i mundshëm për sulmuesin, por sugjerimi është…
Harry Kane pritet të transferohet te Bayern Munich edhe pse duhet pritur deri te zyrtarizimi i marrëveshjes. Sulmuesi anglez ka kohë që i ka thënë po ofertës së Bayernit dhe tanimë ka një marrëveshje totale për kontratën mes lojtarit dhe klubit gjerman. Megjithatë Bayerni ka hasur në vështirësi për të bindur Tottenhamin për transferimin e anglezit në ‘Allianz Arena’. Në fakt Spurs kanë refuzuar dy oferta të bavarezëve 70 dhe 80 milionë euro, derisa sot pritet takimi finale mes palëve. Bayern ka ngritur ofertën në 87 milionë euro për Harry Kanen, shumë që besohet se do të pranohet nga Tottenham…
Juventusi është përjashtuar nga Liga e Konferencës për sezonin e ri dhe vendin e saj do ta zë Fiorentina. Deri te përjashtimi i Zonjës së Vjetër erdhi shkaku i fair play financiar dhe për këtë ka folur edhe kapiteni i bardhezinjve braziliani Danilo. 32-vjeçari e ka cilësuar si të drejtë vendimin për ta përjashtuar Juventusin nga garat evropiane, edhe pse e pranon që do të donin të luanin. Reprezentuesi brazilian ka thënë se fokusi është që të fokusohen në kampionatin italian dhe Kupën e Italisë, ky duan t’i rikthejnë dy trofetë.“Sigurisht që do të kishim dashur të luanim në kompeticionet…
Mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer thotë se dëshiron të qëndrojë në Juventus, pavarësisht interesimit nga Premier League. 26-vjeçari bëri kalimin nga Torino te Bianconerët verën e kaluar dhe ishte një nga pikat kryesore për Zonjën e Vjetër. Duke folur për La Gazzetta dello Sport, ndërkombëtari brazilian shpjegoi se dëshiron të qëndrojë në Torino këtë verë, sepse edhe pa futbollin evropian, ‘Juve është ende Juve’. “Si skuadër duhet të përmirësohemi. Kur je në Juventus, gjithmonë shpreson të fitosh, ne jemi në një fazë ndërtimi dhe hapi i parë do të duhet të jetë arritja në Ligën e Kampionëve, pastaj në kampionatin…
Pas largimit nga futbolli i luajtur të “yjeve” Zlatan Ibrahimovic, Joaquin e David Silva, tashmë një tjetër “legjendë” e futbollit evropian e kryesisht atij në La Liga i ka dhënë “lamtumirën” futbollit të luajtur. Bëhet fjalën, për ish-qendërmbrojtësin e Aletico Madrid, Inter, Villarreal e Cagliari, Diego Godin, me uruguajanin, i cili të dielën mbrëma ka zhvilluar përballjen e fundit e karrierës së tij si futbollist profesionit, me skuadrën e tij, Velez Sarsfield që u përball me rivalët e Huracan. Me një karrierë të pasur me plot arritje, Godin ka arritur të zhvillojë plot 626 përballje në karrierën e tij, ku…