Vijon sot dita e tretë e ngjarjes Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, e cila edhe këtë vit mbahet në Mavrovë, me ç’rast Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive ka përzgjedhur 80 të rinj nga kandidatët që kishin aplikuar në konkursin e shpallur ditë më parë. Siç është e njohur, kjo shkollë dhe Peace Festival-i janë dy aktivitete kyç të shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, praktikë kjo e filluar nga viti i kaluar. Të rinjtë pjesëmarrës për zhvillimin e këtyre temave do të jenë në interaksion me ligjërues nga institucione dhe universitete të…
Author: Politiko
Olti Esati dhe Iva Krstevska janē dy nga pjesmarrēsit nē “Peace Forum Dialogue” 2023, tē organizuar pēr tē dytin vit me rradhē nga ana e Ministrisē pēr Sistem Poltik dhe Marrēdhēnije Ndērmjet Bashkēsive, nē vigjilje tē 22 vjetorit tē Marrēveshjes sē Ohrit. Esati dhe Krstevska janē tē mendimit se organizime tē kētilla janē shumē tē nevojshme nē kēto moment nē tē cilat ndodhet vendi ynē. Qē tē dy thonē se kanē pērfituar njohuri tē mēdha nga ligjeruesit qē janē pērzgjedhur nga ana e Ministrisē.
Zēvendēskryeministri i parē, Artan Grubi nēpērmes njē postimi nē rrjetet sociale ka njoftuar se sē bashku me kreun e Bashkimit Demokratik pēr Integrim, Ali Ahmeti dhe në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Fondacionin “Hasan Prishtina” shënuam sot 111 vjetorin e çlirimit të Shkupit. “Përkujtuam figurën e Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinës duke vendosur lule pranë shtatoreve të tyre në Shkup. Figura e Hasan Prishtinës nga sot do të jetë edhe në pullën e re postare në nder të 150 vjetorit të lindjes së tij dhe poashtu nderuam figurën e Isa Boletinit”, ka thēnē Grubi.
Me rastin e 111 vjetorit të çlirimit të Shkupit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në ngjarjen e promovimit të figurës së Hasan Prishtinës në pullë postare në ITSHKSH, për të vijuar dhe me vendosjen e luleve tek shtatorja e veprimtarit Prishtina. Ahmeti në Facebook shkruan se Shkupi për të cilin luftuan veprimtarët, sot frymon shqip. Statusi i plotë: Sot kur po shënojmë 111 vjetorin e çlirimit të Shkupit u bëmë bashkë për të kujtuar Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin me bashkëveprimtarë, për të reflektuar mbi idealin e tyre dhe mbi amanetin që na e lanë…
Nesër mbrëma qytetarët i pret festë e madhe në Sheshin Skëndërbeu në Shkup, për të shënuar 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Festivali më i ri muzikor, “Peace Festival”, me fillim nga ora 21:00, sjell emrat më aktual të muzikës modern shqiptare, të cilët për të pranishmit do të dhurojnë spektakël të paharruar. Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, i cili njëkohësisht dhe merret me organizimin e këtij festivali, njoftoi se këtë vit në “Peace Festival” do marrin pjesë yjet e estradës shqiptare, si Noizy, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri, Ylli Limani, Tuna dhe Bardhi. Qëllimi i këtij festivali…
Është përkujtuar sot Masakra e Lubotenit e cila ndodhi më 12 gusht të vitit 2001. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili sot edhe kreu homazhe pranë varrezave në Luboten, shkruan në rrjetin social Facebook se kjo ngjarje tronditi të gjithë dhe zgjoi ndërgjegjën mbarënjerëzore. Statusi i plotë: Në Luboten përkujtuam sot tragjedinë që tronditi dhe zgjoi ndërgjegjen mbarënjerëzore, masakrën e 12 gushtit të vitit 2001. U përkulëm para varreve të martirëve që dhanë jetën për të ruajtur pragun e shtëpisë dhe dinjitetin kombëtar, të drejtën e tyre të shenjtë të lirisë e barazisë. Amaneti i tyre është udhërrëfyes i…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në ngjarjen e shënuar nga Instituti I Trashëgimisë Shpirtërore Kombëtare të Shqiptarëve – Shkup, me rastin e 111 vjetorit të çlirimit të Shkupit dhe promovimi i pullës postare me figurën e Hasan Prishtinës në 150 vjetorin e lindjes së tij. Ahmeti në fjalimin e rastit u shpreh se historia shqiptare ka figura të shquara për atdhetarizëm, ndaj përjetësimi i figurës së Hasan Prishtinës në pullë postare ështe vendim që na bën krenar të gjithëve. Ahmeti shtoi se arkivat flasin se kush janë dhe çfarë bënë nder vite intelektualët shqiptarë për…
Ministria e Turizmit e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti mbi 5.1 milionë vizitorë vizituan vendin. Sipas ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, vetëm gjatë muajit korrik, Shqipërinë e vizituan mbi 1.7 milionë turistë të huaj. “Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë. Që prej fillimit të vitit 2023, kemi pritur 5.1 milionë vizitorë të huaj, ose 31% më shumë se viti 2022, të cilët vijnë me kuriozitetin e madh për të zbuluar diversitetin e destinacioneve turistike…
Gjyste Vula është mjaftë aktive me mbrëmje por dhe me rrjete sociale. Ajo sot ka postuar një Instastory duke treguar unazën dhe byrzylikun në dorë, shkruan Kosovarja. Këto ishin dhurata që ajo kishte marrë 15 vite më parë nga disa ndjekësit e saj, të cilat i përmendi dhe i falënderoi. Duket se këto dhurata kanë një rëndësi të veqant për këngëtaren.
Profili institucional në Facebook i Bashkisë së Bacoli-t, një lokalitet i njohur bregdetar në periferi të Napolit, ka përfunduar në duart e hakerave. Në faqen sociale vërshuan postime me foto dhe video të nxehta me vajza me origjinë aziatike, gjë që shkaktoi shumë komente të përdoruesve. Kryebashkiaku i rajonit Giosi Gerardo reagoi ashpër dhe u bëri thirrje përdoruesve që të mos klikojnë në to, pasi mund të transmetojnë viruse. “Është e patolerueshme, teknikët po punojnë për të rikthyer normalitetin. Qëllimi është që problemi të zgjidhet sa më shpejt. Mos klikoni mbi ato postime, mund t’ju transmetojnë viruse në kompjuterët, celularët…