Oliver Spasovski ka vite që drejton ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai ka qenë dhe kryeministër përkohësisht, deputet dhe funksione të ndryshme në pushtetin qendror. Në një intervistë ekskluzive për Indeks.mk, ai flet mbi punën në MPB, sigurinë në vend, ndryshimet kushtetuese si dhe thyen heshtjen e fjalëve nëse do të drejtojë LSDM dhe a do të kandidohet për president të vendit. Indeks: Si do i përshkruani 3 vitet e fundit në krye të MPB? Spasovski: Ju falenderoj për mundësinë të bëjmë këtë intervistë dhe të bisedojmë që të jemi më nga afër qytetarëve, përshkrimi në këto tre vite do të…
Author: Politiko
Shumë njerëz kanë vështirësi për të humbur peshë, sepse mendojnë se duhet të heqin dorë nga ushqimet e tyre të preferuara dhe të ndjekin një dietë të rreptë dhe të monotone. Por kjo nuk është e nevojshme, dhe as e qëndrueshme në afat të gjatë. Nëse doni të keni një trup të dobët dhe të shëndetshëm, çelësi është të konsumoni një mëngjes të pasur me lëndë ushqyese dhe të shijshëm, që do t’ju ndihmojë të ngopeni dhe të aktivizoni metabolizmin tuaj. Sipas këshillave të dietologëve, ka disa kombinime të ushqimeve dhe të pijeve që mund të ju ndihmojnë të humbni…
Në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është vendosur për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për të tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Murselit, mes tyre edhe bashkëshortit të saj. Gjykata ka vlerësuar se ka dyshim të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, si dhe se mund të ndikojnë në procesin gjyqësor ose të përsërisin veprat penale. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Naim Murseli kishte marrëveshje me G.P, i cili kishte qëlluar me armë Liridonën, dhe me K.K, një anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës,…
Një operacion ushtarak i Izraelit në Gazë ka shkaktuar një valë evakuimesh të dielën, pasi ushtria ka urdhëruar banorët në zonat jugore të Gazës, ku dyshohet se janë fshehur udhëheqësit e Hamasit, të largohen nga shtëpitë e tyre. Banorët kanë raportuar se kanë parë letra të hedhura nga avionët izraelitë, ku u thuhet se Han Junisi, qyteti i dytë më i madh i Gazës, është një zonë e rrezikuar për shkak të luftimeve. Në Han Junis dhe Rafah, dy qytete kufitare me Egjiptin, kanë ndodhur shpërthime të fuqishme në orët e fundit. Shumica e banorëve të Gazës, që numërojnë rreth…
Sot ka përfunduat seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku janë paraqitur tre personat e akuzuar për vrasjen e Liridona Murseli, në datë 29 nëntor. Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të akuzuarit është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka porositur vrasjen e gruas së tij. Të tjerët janë G.P, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë Liridonën, dhe K.K, një anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dyshohet se ka ndihmuar në planifikimin e vrasjes. Seanca ka filluar në orën 9:30, por nuk ka qenë e hapur për publikun apo…
“Ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerimin. I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, aktorëve përgjegjës, partive politike që të bëjnë përpjekje për ndryshimet kushtetuese, mbi të gjitha në interes të qytetarëve. Është përgjegjësi ndaj njerëzve, dhe tani është e nevojshme dhe urgjente që shteti të përparojë dhe është një mundësi gjeostrategjike për të bërë një kërcim deri në fund të vitit 2030, për të lidhur Evropën dhe Maqedoninë e Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë zëvendëskryeministrja Sllovene dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Tanja Fajon, në një intervistë për MIA-n, përcjell Telegrafi.…
“Korniza e bisedimeve është i negociuar, nuk mund të ndryshohet edhe nëse z. Mickoski thotë se pas zgjedhjeve do të arrijë një marrëveshje më të mirë, nuk mendoj se është aspak realiste, madje e mundshme. Maqedonia e Veriut e ka marrëveshjen më të mirë që mund të arrijë”, tha ambasadori holandez Dirk Jan Kop në një intervistë për “360 Gradë”. Ai shtoi se me këtë marrëveshje u zhdukën të gjitha kërkesat e tjera të Bullgarisë dhe theksoi se kjo është mirë dhe se nuk beson se do të ketë kushte të reja për fazën e dytë të Konferencës Ndërqeveritare, e…
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë personalitetin e Ali Ahmetit dhe kontributin e tij për Kosovën. Kosova ishte motiv atdhetarie për breza me radhë, për bijat e bijtë më të mirë të kombit, ku më të mirët dhanë gjithçka dhe jetën e lidhën me fatin e saj, ka shkruar Lladrovci. Postimi i tij në fb: Çdo vizitë e Abaz Gjukës në Kosovë, është ditë e shënuar. Kosova ishte motiv atdhetarie për breza me radhë, për bijat e bijtë më të mirë të kombit, ku më të mirët dhanë gjithçka dhe jetën e lidhën me fatin e…
Izet Mexhitin duket që as votat me profile fallco nuk e ndihmojnë për të fituar sondazhet në media të ndryshme online dhe këto aktivizohen pikërisht nga bashkëpunëtor dhe familjarë të afërm të cilët duan të ngrenë në piedestal atë, raporton indeks.mk Nga kërkimet e bëra të cilat edhe dokumentohen në vazhdim, shihen se si votat në sondazhin e fundit janë pikërisht nga Lora, Alisson, Jessika, Wanda, Melanie dhe kinez e anglez të ndryshëm që rezultojnë si vota falco në llogari të Mexhitit. Kjo nuk duket në rregull pikërisht për ata që gjithnjë kritikojnë dhe kërkojnë mizën të bëjnë buall për…
Të hyrat publike janë themeli i sistemit të financave publike, me ç’rast intensiteti dhe dinamika e arkëtimit varet nga ofrimi i shërbimeve publike për qytetarët dhe kompanitë, ndërsa rol kyç kanë punonjësit tatimorë, theksoi ministri i Finanave, Fatmir Besimi në ceremoninë me rastin e shënimit të Ditës së Punonjësve Tatimorë, organizuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. “Me akrëtimin e të hyrave publike sigurohen mjete për financimin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, mbrojtjes sociale, si dhe për të gjitha shërbimet e tjera publike në vend. Ju si punonjës tatimorë keni një nga rolet më të rëndësishme në zbatimin e ligjeve tatimore…