Kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme izraelite Shin Bet, Ronen Bar, është zotuar të zhdukë Hamasin në mbarë botën në një fushatë afatgjatë, duke e krahasuar atë me operacionin e fshehtë të Izraelit kundër autorëve të masakrës së Mynihut të vitit 1972. “Ne kemi një qëllim nga kabineti. E thënë me fjalë të thjeshta, është të zhdukim Hamasin. Dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë, ky është Mynihu ynë”, tha Bar. Bar i referohej misionit sekret të Izraelit për të vrarë anëtarët e Shtatorit të Zi, grupi terrorist palestinez që vrau 11 atletë dhe trajnerë izraelitë në Lojërat…
Author: Politiko
Erling Haaland ishte i pakënaqur me vendimet e marra nga gjyqtari Simon Hooper në barazimin 3-3 të Man City kundër Tottenhamit. Norvegjezi i bërtiti qartë ndjenjat e tij ndaj gjyqtarit, duke i thënë “shko në dreq të mallkuar”. Ai nuk u ndal me kaq dhe zemërimin e tij e shprehu në rrjetet sociale. Duke ripostuar një video të vendimit të çuditshëm të Hooper që rezultoi që City të mos kishte një mundësi të qartë për të shënuar, sulmuesi shkroi në Twitter “Wtf”. Mediat sociale të Haaland dhe komentet në fushë mund ta vendosin atë në telashe nëse federata angleze tregon…
Momçillo Gjuriq gazetar serb, njëherit edhe themelues i Partisë Demokratike Serbe, ka bërë një analizë të thellë të situatës politike në Serbi përpara zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Ai ka zbuluar të gjitha skandalet që po përcjellin procesin zgjedhor, duke kritikuar ashpër qeverinë e Aleksandar Vuçiqit dhe aleatët e tij. Në katër kolonat e tij të para Gjuriqit, zgjedhjet i quan një farsë, ku “bota serbe” ndahet në gjashtë kolona, të cilat luftojnë për pushtet dhe influencë. Ai shprehet se Vuçiq, Daçiq dhe aleatët e tyre se kanë një qasje pro-ruse dhe anti-evropiane. Ai i akuzon ata se kanë krijuar lista…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka reaguar i tmerruar për vrasjen e 14 vjeçares nga Shkupi, Vanja Gjorçevska. Grubi ka apeluar organet kompetente të kryejnë punën e tyre për zbardhjen e plotë të rastit. Statusi i plotë: I tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimës. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë duke sjellur para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër. Individë të…
Bashkëpunëtori dhe njeriu i afërt i kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski, me iniciale M.A është arrestuar nga policia e Maqedonisë. Arsyeja se pse policia e privoi nga liria sipas shkrimeve né rrjetet sociale është se i njejti u kap me 32 kilogram drogë. Lajmi fillimisht është shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, në profilin me emër, “Kriminelët e VMRO-DPMNE-së”, aty jepen të gjitha detajet të cilat edhe i kemi cituar. “Ky është personi M.A, që sot është kapur me 32 kilogram drogë. Personat e tjerë në fotografi mesiguri i njihni. Në veçanti, profesorin”, thuhet në postimin në “Facebook”.
Me muaj të tërë opozita shqiptare në vazhdimsi e kanë kritikuar kompaninë “Eurovia”, për afërsinë e sajë me pushtetin qendror, respektivisht me BDI-në, por ende pa kaluar muaji, opozita ka filluar me ngrënijen e fjalëve të veta. Kjo sepse pikërisht “Eurovia”, është kompania e cila do ta ndërtojë pishinën në Komunën e Çairit, tender që kjo kompani e ka fituar nga pushteti lokal. Sipas informacioneve zyrtare, pishina do të kushtojë 900.000 mijë euro dhe kjo ka qenê oferta më e lirë e bërë pikërisht nga kompania “Eurovia”, e cila është zgjedhur fitues në sistem elektronik të tenderave. Për këtë çështje…
Në kuadër të Samitit COP28 që po zhvillohet në Dubai, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka prezantuar sot Platformën e Investimeve për tranzicionin energjetik në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt ka për qëllim të nxisë investimet dhe politikat e koordinuara nga qeveria, institucionet financiare ndërkombëtare dhe sektori privat për të mbështetur procesin e dekarbonizimit të vendit. Ministri Bekteshi ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ndaj partnerëve të tjerë për kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj platforme. “Maqedonia e Veriut ka një objektiv ambicioz për të ulur emetimet e gazrave me 82% deri…
Bashkia e Tropojës ka shpallur kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, qytetar nderi. Manifestimi kryesore i dorëzimit të titullit do të mbahet më datë 5 dhjetor 2023, e martë, me fillim nga ora 13:00 në pallatin e kulturës “Dardania” në Bajram Curr. Kujtojmë se ky titull u jepet personaliteteve shqiptare ose të huaja për veprimtari të shquar në dobi të bashkisë përkatëse apo për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pronari i portalit “Tetova Sot” Rami Mislimi ka bërë një analizë të mundshme të rezultateve, duke u bazuar në atë që keto parti politike ofrojnë dhe përkrahjen që kanë nga votuesit. Mislimi shkruan se BDI është partia më e fortë dhe më e qëndrueshme, ndërsa partitë e tjera janë në konflikt për imazh dhe numra. Statusi i plotë: Nëse sot do të ishin zgjedhjet ora 19:00 do të ishte kështu rezultati!Koalicioni për Evropë – 26 Deputet, BDI, ASH-në, PDSH-në, PDE dhe Zejdi,BDI – 19 Deputet, ASH, 4 deputet, PDSH 1, PDE 1, Zejdi 1Nëse do…
Në një konferencë për media, zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska ka bërë një bilanc të masave të reja kundër krizës, të cilat parashikojnë një rritje të pensioneve për pensionistët me pensione më të ulëta. Sipas saj, kjo është një ndihmë e rëndësishme për të kaluar muajt e dimrit me më shumë para në buxhetet familjare. “Pensionistët që kanë pensione deri në 14.000 denarë do të marrin një shtesë prej 3.000 denarë çdo muaj, për një total prej 15.000 denarë në 5 muajt e ardhshëm. Pensionistët që kanë pensione nga 14.000 deri në 16.000 denarë do të marrin një shtesë prej…