Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se i njëjti e ka kanosur një vajzë.
Në raportin e policisë bëhet e dituri se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.