Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në malet e Rugovës. Ajo u ka treguar fansave përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, se ka zgjedhur Bjeshkët e Nemuna për të kaluar disa ditë të qeta në fund të sezonit veror. Në fotografitë e publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Nora shfaqet mjaft atraktive, teksa merr poza në malet e fshatit Shkrel të Rugovës. Diku në një tjetër pozë, këngëtarja u fotografua në pishinën e një hoteli, teksa tregonte me krenari linjat e saj trupore me bikini. Të tjera…
Author: Politiko
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës “Glamour Germany”. Ajo ka folur për revistën gjermane mbi karrierën dhe jetën e saj, e cila tashmë është një libër më vete. “Relativisht në fillim të karrierës së saj, Rita Ora planifikoi karrierën e saj profesionale së bashku me menaxherin e saj për 20 vitet e ardhshme. Ajo u tall nga shumë njerëz, ndoshta sepse nuk donte vetëm të qëndronte në korsinë e yjeve të pop-it si artiste. Sepse ajo refuzoi të futej vetëm në një kuti”, shkroi revista referuar artistes shqiptare dhe keqkuptimit të…
Thashethemet thonë se vajzat e Caitlyn Jenner, Kendall dhe Kylie, nuk do të lihen jashtë kur bëhet fjalë për pjesën e tyre të pasurisë së saj. Por për shkak se ky është klani i Kardashian, gjërat mund të bëhen po aq komplekse sa një kub Rubik. Zërat po shtohen dhe ka spekulime për pasuritë e konsiderueshme të Caitlyn, të cilat thuhet se përfshijnë tetë prona dhe një rezidencë luksoze në Malibu, për të mos përmendur një koleksion prej gjashtë makinash të nivelit të lartë që do të bënin zili çdo adhurues të automjeteve. Megjithatë, ajo që me të vërtetë tërheq…
Sipas një zyrtari turk, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, së shpejti do të vizitojë qytetin rus Soçhi. “Presidenti ynë deri më tani e ka mbajtur iniciativën me ndjeshmërinë më të lartë diplomatike në mënyrë që bota të mos përballet me një krizë ushqimore. Ai do të realizojë një vizitë në Sochi së shpejti”, tha Ömer Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK). Pas vizitës, tha Çelik, mund të ketë zhvillime të reja rreth marrëveshjes së grurit të Detit të Zi. Aktualisht, Türkiye vazhdon përpjekjet e saj për të ringjallur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi dhe thotë…
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha mëngjesin e së hënës se ka rrëzuar dy dronë mbi rajonin Tula, në jug të Moskës, por nuk specifikoi kohën apo lokacionin e saktë. “Mjete ajrore pa pilotë u shkatërruan nga forcat tona të mbrojtjes ajrore mbi territorin e rajonit Tula”, tha Ministria ruse më 29 gusht. Ajo nuk raportoi për viktima apo dëme. Më herët, Ministria raportoi se i kishte shkatërruar dy dronë mbrëmjen e 28 gushtit mbi rajonin Belgorod, në kufi me Ukrainën. Nuk u raportua për viktima apo dëme. Agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, RIA Novosti, raportoi se aeroportet e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se në Bled të Sllovenisë u takua me ambasadorin amerikan në OSBE, Michael Carpenter, me të cilin tha se diskutuan çështjet aktuale dhe dialogun për zbatimin e Marrëveshjes Themelore. “Pa asnjë incident në më shumë se dy muaj dhe me ulje të pranisë së policisë, tani kemi një situatë të de-përshkallëzuar ku ri-përshkallëzimi duhet të parandalohet”, shkroi Kurti në postimin e tij “X”/21Media
Dyshohet se është dhunuar një grua në Gjilan.Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.“Gjilan , 28.08.2023-12:13. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sot Hani i Elezit shënon 29 Gushtin – Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, ku kujtohen me respektin më të lartë ata që dhanë jetën e tyre për më shtrenjtën liri. 24 vjet më parë në Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme të luftës, andaj nga ajo ditë e deri më sot, 29 gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit te Elezit, tani e radhitur edhe në kalendarin e festave zyrtare të kësaj komune. Krahas 8 dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hani i Elezit dha edhe…
Daim Luçi, zëvendësministër i kulturës – RMV Të nderuar miq, Si rrallë herë, edhe tani ndjehem në situatë jo të lakumeshme që jam në gjendje ti shkruaj disa fjalë, por ndjejë përgjegjësi ndaj të afërmive dhe shokëve të mi të prononcohem. Të gjithë ata që më njohin e dijnë se, unë asnjëherë nuk i kam braktisur shokët e mi, miqësinë e konsiderojë si diçka të shenjtë. Por, të jem i sinqertë, asnjëherë nuk kam konsideruar se miqësia varet nga lojaliteti politik, sepse nëse kjo do ishte kështu atëherë miqtë nuk do ishin miq por do ishin grupim që i lidhin…
Maqedonia e Veriut e ka të vështirë në dhe me Europën. Fillimisht bisedimet për anëtarësimin në BE u penguan nga grindja me vendin fqinjë Greqinë. Pas mëse dy dekadash grindjes iu dha fund pasi Shkupi pranoi ndryshimin e emërtimit të vendit. Kjo i hapi rrugën anëtarësimit në NATO, që u nënshkrua në vitin 2020. Por tani prej kohësh është Bullgaria që po kundërshton afrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Bullgaria do që Maqedonia e Veriut ta interpretojë në frymën e Sofjes historinë. Po ashtu Bullgaria pretendon, se gjuha maqedonase nuk është e mëvetësishme, por një dialekt i bullgarishtes perëndimore.…