Author: Politiko

Justin Bieber duket se nuk u informua në kohë për kodin e veshjes dhe përfundoi duke u kombinuar në mënyrën më të çuditshme me bashkëshorten e tij, Hailey-n. Këngëtari u fotografua i veshur me një bluzë gri me zinxhir, pantallona të shkurtra, të cilat i kombinoi me Crocs të verdha dhe kapele rozë.Nga ana tjetër, Hailey shkëlqeu me një fustan të shkurtër pa rripa Ermanno Scervino, çantë Ferragamo të kuqe, këpucë me takë Maison Ernest. Si aksesorë, modelja vendosi një varëse “B” dhe një byzylyk elegant në kyçin e këmbës. Dy stile krejtësisht të ndryshme – dhe nuk është hera…

Read More

Reperja e njohur kosovare, Rina Balaj përveç që pëlqehet për realizimet muzikore, admirohet edhe për dukjen e saj. Shumë fansa e ndjekin profilin e saj në Instagram, ku ajo i mban të informuar në lidhje me jetën e saj personale dhe profesionale, përcjell ORAinfo. Me postimin e fundit, duket se Rina ka vendosur të provokojë si asnjëherë më parë.Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me një fustan të zi dhe ka ekspozuar gjoksin e po duket tejet seksi./ORAinfo/ keshtu-duket-rina-pa-grim

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur sot në një takim të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner. Kreu i shtetit theksoi angazhimin e Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Presidenti vlerësoi rolin e rëndësishëm të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë. Klan News

Read More

Një 57-vjeçar, i divorcuar, është prangosur nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 25 vjeçare. 57-vjeçari R. RR me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij 25-vjeçare prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në Polici. Pas fillimit të investigimit nga ana e Policisë, 25-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj. Pas denoncimit të vajzës Policia ka bërë edhe arrestimit e 57-vjeçarit R. RR, mëson gazetari…

Read More

Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, por për t’i ndihmuar vendet kandidate të përparojnë në këtë proces, tha zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat. Spinat i bëri këto komente në një konferencë për shtyp në Bruksel, pas propozimit të presidentit të KE-së Charles Michel që viti 2030 të caktohet si afat që vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim. Teksa e pranoi se zgjerimi është prioritet politikë për Komisionin Evropian, ajo iu përgjigj Michelit duke thënë se “nuk jemi të fokusuar në afate kohore, por t’i…

Read More

Është ambasadore e madhe e Kosovës. Rita Ora është këngëtarja e cila gjithmonë i ka dhënë përkrahje të madhe për vendlindjen e saj. Por, në një koncert të fundit të saj ka ndodhur një incident që krijoi shumë debat. Meqenëse ajo gjatë performancës mori flamurin serb, pati komente të shumta. Mirëpo, analistja Zana Avdiu në emisionin “Era Verë” ka dhënë mbështetjen e saj për këngëtaren shqiptare. E ftuar ishte edhe gazetarja Paulina Nushi, e cila gjithashtu e mbështeti Rita Orën. “Do shiten patriota e ngojnë Cecën”, tha ajo. Më shumë detaje nga kjo intervistë i gjeni në videon në vazhdim.download

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pret shumë presione dhe kërcënime rreth Kosovës. “Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën nga ata që janë pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”. Kreu i shtetit serb mes tjerash ka folur edhe për zhvillimet në Mal të Zi, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se nuk ndërhyjnë në punët e brendshme…

Read More

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës ka zgjuar kuriozitetin e mijëra turistëve vendas e të huaj gjatë këtij sezoni turistik. Turistët vendas e të huaj po gjallërojnë kalldrëmet e gurta të qytetit të Gjirokastrës, ku qendra muzeale mbetet si përherë destinacioni fillestar, pasi pothuajse të gjithë e nisin vizitën nga kalaja e qytetit. Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi në një intervistë për ATSH-në e cilësoi sezonin veror të këtij viti më të suksesshmin për vizitueshmërinë dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e gurtë. “Janë mbi 200 mijë turistë vendas dhe të huaj, të cilët përgjatë këtij viti kanë vizituar…

Read More

Modelja e famshme, Chloe Loughnan ka folur jetën me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin e famshëm, Serdar Ortaç. Duke folur për varësinë e ish-bashkëshortit ndaj lojërave të fatit, ajo pohoi se Serdar luante bixhoz duke shitur bizhuteritë e saj. Chloe Loughnan tha: “Ne u divorcuam 4 vjet më parë dhe nuk doja të flisja deri më tani. Heshta sepse lajmet e rreme do të përfundonin, por edhe unë jam njeri. Kur isha e martuar, ai më fliste bukur. Kur u divorcua filloi të fliste keq. Nuk e kam menduar asnjëherë të divorcohem, familja ime nuk do ta pranonte. Unë qaja çdo…

Read More

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 421 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, gjobat janë shqiptuar në të gjithë territorin e shtetit. Siç bëri të ditur MPB-ja, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 km në orë. Gjithsej 155 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 266 shoferë jashtë vendeve të banimit. “Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave…

Read More