Author: Politiko

Dashi Nëse jeni në një lidhje, mund të ndiheni më të fokusuar në përgjegjësitë e përbashkëta dhe ndërtimin e një të ardhmeje solide me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë, mund të tërhiqeni nga persona që projektojnë një imazh stabiliteti dhe suksesi. Mund të gjeni zgjidhje kreative për sfidat e punës dhe të arrini sukses. Vëmendja juaj ndaj detajeve dhe aftësitë analitike do të jenë në krye. Është një kohë e favorshme për të vlerësuar investimet tuaja dhe për të planifikuar për të ardhmen tuaj financiare. Demi Komunikimi i hapur dhe i sinqertë është thelbësor për të shmangur keqkuptimet në lidhje.…

Read More

816 infermierë dhe profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar gjatë këtij viti në qendra shëndetësore dhe spitale. Lajmin e bën të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar mëngjesin e kësaj të Martë disa foto të tyre. “Mirëmëngjes! Me lajmin e mirë se 816 infermierë dhe profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar me meritë vetëm gjatë këtij viti, në qendra shëndetësore dhe spitale, nga veriu në jug, për të shërbyer sa më pranë komunitetit, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama. Më herët, Rama ka deklaruar se në vitin 2024 bluzat e bardha do kenë një…

Read More

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën veriun e Italisë. Rrugët pranë liqenit të Komos u bllokuan, nga stuhitë e forta. Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi një rrëshqitje dheu në Blevio, që ndodhet në provincën e Como në veri të Italisë dhe përmbytje të shpejta në Xhenova si dhe në Sondrio. Autoritetet thanë se operacioni i pastrimit ishte duke u zhvilluar në qytetet e prekura duke shtuar se rreziku mbetet i konsiderueshëm i përmbytjeve në Piemonte dhe Lombardi. Klan News

Read More

Për avokuesit e sanksioneve në Perëndim, rënia e madhe e vlerës së rublës gjatë këtij viti është një sinjal i qartë se ndëshkimet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, po kanë ndikim. Ata thanë se Grupi i Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) duhet të godasë derisa hekuri është i nxehtë dhe të ulë çmimin tavan të eksporteve të naftës të papërpunuar ruse, që tani është 60 dollarë. Qëllimi: Të shtrëngohen të ardhurat e Kremlinit dhe të detyrohet presidenti rus, Vladimir Putin, që të zgjedhë midis stabilitetit ekonomik dhe shpenzimeve ushtarake. Banka Qendrore ruse rriti…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se qeveria e tij është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por procesi po vështirësohet nga veprimet e Beogradit zyrtar. Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në hapje të Forumit të Bledit në Slloveni. “Dua t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë një gjë të tillë nëse për shembull fqinji im do të ishte Republika Çeke, por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i vështirë. Mund të ndodhë, sepse ne duhet ta zbatojmë marrëveshjen bazë për të cilën…

Read More

BE-ja me shtete të reja anëtare deri në vitin 2030, vetë vendosim për hapin e radhës, ka shkruar zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bojan Mariçiq në “Fejsbuk” pas porosisë nga presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel se Bashkimi Evropian duhet që deri në vitin 2030 të jetë e gatshme për zgjerim të ri. “Viti 2030 është viti që edhe ne e kemi përcaktuar si vit objektiv për anëtarësim në BE, që është dëshmi se me partnerët tanë evropian kemi qëllim të njëjtë. Pas 10 viteve, sot në emër të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për herë të parë bisedohet për…

Read More

Moti sot në mbarë vendin do të jetë më vranësira të ndryshueshme, jo-stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 33 gradë.

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga përfaqësues të kuvendeve të shteteve si Ohajo, Misisipi, Teksas dhe Ilinois si dhe përfaqësues të ACYPL (American Council of Young Political Leaders). Nën organizimin e ambasadës amerikane në Shkup, kryetari Ahmeti ka takuar znj. Sarah Harbison, z. Noah Sanford, znj. Bride Sweeney, znj. Vanessa Tanner, z. Anthony Vega, z. Robert Williams si dhe z. David Spector.Temë e bisedës në këtë takim ishin marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe proceset e…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë, Park Xhin, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit. Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019, me theks të veçantë në marrëdhëniet ekonomike dhe lidhjet biznesore. “Bashkëpunimi ekonomik mbetet fokusi kryesor i interesit tonë të përbashkët. Para nesh hapen mundësi të mëdha për rritjen e tregtisë dhe rrjetëzimin e biznesit. Investojmë përpjekje të konsiderueshme në diplomacinë ekonomike dhe jemi të përkushtuar në krijimin e kushteve të volitshme për…

Read More

Me rastin e 28 gushtit – Ditës së minatorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ua uron festën të gjithë minatorëve. Minatorët janë resursi ynë i paçmueshëm njerëzor, ndërsa xehetaria është dega themelore për zhvillimin industrial të shtetit, e duke ndjekur zhvillimet aktuale në botë, kjo industri do të bëhet faktori themelor për mbijetesë dhe zhvillim. Maqedonia e Veriut ka pasuri ta paçmueshme natyrore dhe prandaj duhet me kujdes të veçantë të kujdesemi për minierat e lëndëve të para minerale në vendin tonë. Megjithatë, në periudhën e kaluar jemi përballur me sfida serioze në këtë…

Read More