Author: Politiko

Pas qytetit të Gostivarit, Panairi i punës i organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” do të vazhdoj dhe në qytetin e Manastirit, Prilepit dhe Tetovës, dhe atë nga sot, data 5 deri më 18 shtator. Në Manastir pikat informative do të jenë të vendosura në rrugën Shirok, afër marketit “Vero”. Në Prilep në sheshin Metodija Andonov si dhe në Tetovë në sheshin Iliria. Përmes këtij panairi, të gjithë të interesuarit do të mund të njoftohen nga afër me mundësitë e punësimit të ofron “Bechtel & Enka”, kompania prestigjioze e cila do të ndërtoj projektin madhor Korrirodi 8 dhe 10D. Javë…

Read More

Sot dhe nesër, në Tetovë, në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, do të mbahet Konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave, nën udhëheqjen dhe iniciativën tonë si kryesues. Konferenca do të mbahet në ambientet e Universitetit të Europës Juglindore dhe hotelit Merkur në Tetovë, ndërsa pjesa zyrtare, e cila do të fillojë në orën 15:00, do të hapet nga Kryesuesi i OSBE-së për vitin 2023, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në të njëjtën kohë, fjalime do të mbajnë edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar edhe sot për vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të homologut të saj shqiptar, Bajram Begaj. Dje ajo u takua me liderët shtetëror të Shqipërisë, dhe bëri thirrje që të dyja shtetet të punojnë sa më shumë në rrugën euroatlantike të tyre. Agjenda për sot: Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë Vendi: Presidenca e Shqipërisë Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas intervistës nga qelia të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili foli për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës. Në një mesazh të ndarë në rrjetin social Facebook bashkë me intervistën, Rama thotë se ndaj Thaçit po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”. “Dhe me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për…

Read More

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, është prekur me COVID-19 të hënën, njoftoi Shtëpia e Bardhë. “Këtë mbrëmje, Zonja e Parë rezultoi pozitive për COVID-19. Ajo aktualisht po përjeton vetëm simptoma të lehta. Ajo do të qëndrojë në shtëpinë e tyre në Rehoboth Beach, Delaware”, tha në një deklaratë zëdhënësja e zonjës së parë, Elizabeth Alexander. Presidenti Joe Biden, 80-vjeç, rezultoi negativ, sipas Shtëpisë së Bardhë. Një zyrtar i administratës i tha CNN të hënën se nuk ka ndryshime në protokollet e Shtëpisë së Bardhë për Covid-19 ose në agjendën e presidentit në këtë kohë.

Read More

Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet pa pengesa, nëpër korsi të thata. LAMM informon se intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në kalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Read More

Propozimi i deklaratës me rastin e 120-vjetorit nga kryengritja e Ilindenit dhe Repubika e Krushevës, është në rendin e ditës së seancës së sotme të 125-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari shkencoro-hulumtuese dhe Propozimin për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit shtetëror për parandalim të delikuencës së fëmijëve. Në agjendën janë edhe Propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes së ndryshuar për furnizime publike (2012) me Vendim nga Komiteti për furnizime publike të Organizatës trgetare botërore për qasjen e Republikës…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Në takim u bisedua për sfidat aktuale të sigurisë, me fokus në agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe pasojat e saj, si dhe për masat të cilat i merr Aleanca me qëllim që t’i përshtatet realitetit të ri të sigurisë, që të përballet me sfidat dhe që të forcojë mbrojtjen dhe parandalimin. Në këtë kontekst, iu referuan Samitit të fundit të NATO-s në Vilnius dhe vendimeve të rëndësishme, të cilat i…

Read More

Republika e Maqedonisë së Veriut arriti të ruajë stabilitetin dhe strukturën e qëndrueshme makroekonomike, pavarësisht periudhës së trazuar të ndjekur nga disa kriza ekonomike globale. Dëshmi e kësaj është miratimi i arazhmanit PLL prej 530 milionë eurove, që u jepet vendeve me baza të qëndrueshme ekonomike. Kjo u theksoi në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me përfaqësuesin e ri rajonal për Ballkanin Perëndimor të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Sebastian Sosa, i cili do ta kryejë këtë funksion për tre vitet e ardhshme. “Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në vendet e tjera, ndihet ndikimi i periudhës së…

Read More

Sot bëhen 26 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza. Shën Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. T’i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale. Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare,…

Read More