Author: Politiko

“Gjigandët” spanjollë të Viljarrealit, nuk mund të kishin nisje më të keqe të sezonit, teksa në 4 përballjet e para kanë arritur të fitojmë vetëm 1, ndaj Majorkas në transfertë, duke humbur dy herë në “shtëpi” nga Real Betisi dhe Barcelona, si dhe në transfertën e Kadizit. Pas këtyre rezultateve katastrofike, drejtuesit e “nëndetëseve të verdha”, përmes një komunikate zytare për mediat, kanë njoftuar shkarkimin e menjëhershëm të teknikut spanjoll, Kike Setien. Ndërkaq, kujtojmë se Setien u pozicionua në krye të “nënedetëseve” të Viljarrealit vetëm në tetor të vitit 2022, ku zuri vendin e teknikut spanjoll, Unai Emeri, me këtë…

Read More

Polonia do të mbërrijë në Shqipëri pas pak ditësh, ku do të përballet me kuqezinjtë në “Air Albania” në datën 10 shtator. Në prag të këtij takimi, skuadra ka vijuar me përgatitjet, teksa për shkak dëmtimesh ka humbur edhe dy futbollistë shumë të rëndësishëm. Nikola Zalevski i Romës dhe Lukas Skorupski i Bolonjas nuk do të jenë pjesë e skuadrës edhe pse ishin në listën e të grumbulluarve për shkak dëmtimi. Për këtë, Santos ka thirrur Pavel Vzolek nga Legia Varshavën dhe Kamil Grabarën e Kopenhagës, por edhe ky i fundit është dëmtuar dhe vendin e tij e ka zënë…

Read More

Genk ka bërë të ditur se e kanë transferuar edhe zyrtarisht Andi Zeqirin. Lojtari shqiptar u largua nga Brightoni, duke mos arritur të zë vend në skuadër. Ai kishte kaluar te skuadra angleze nga Lausanne Sport për katër milionë euro, ndërsa nuk kishte arritur të tregonte cilësitë e tij. Zeqiri ishte huazuar më pas te Baseli, ndërsa tani i është bashkuar Genkut për shumën e raportuar afro tre milionë euro. “Numri 9 i yni i ri ka ardhur. Andi Zeqiri ka kaluar nga Brightoni dhe i bashkohet sulmit tonë. Ai nënshkruan kontratë deri në vitin 2026 (+1)”, ka shkruar klubi…

Read More

Ishte shumë pranë shkarkimit në fundin e sezonit të kaluar, mirëpo tekniku italian, Simone Inzagi arriti të përmbysë gjithçka, duket siguruar finalen e madhet të Ligws sw Kampionwve, si dhe të fitonte sërish Kupën e Italisë e për këtë arsye “zikaltërit” kanë vendosur ta shpërnlejnë italianin me një rinovim kontrate. Marrëveshja për rinovimin kishte arritur kohë më parë teksa vetëm sot është zyrtarizuar gjithçka, pavarësiisht se pritej të ishte deri në fund të sezonit, megjithatë palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim afatgjatë. Ndërkaq, kujtojmë se Inzagi drejton “zikaltërit” prej 2 vitesh tashmë dhe ka nisur sezonin e tij të…

Read More

Gjatë një ceremonie të “Eredivisie Awards”, Louis Van Gaal i është rikthyer edhe një herë episodeve jo të këndshme të Botërorit. Dueli mes Holandës të tij dhe Argjentinës të Messi-t nuk do të harrohet lehtë dhe tashmë është gati që të klasifikohet si një ndër “klasiket” e këtij kompeticioni. Atë ndeshje ish-komisari teknik i Holandës duket se nuk e ka harruar lehtë pasi edhe pse në distancë të disa muajve flet ende i ngarkuar me shumë emocion. “Kur shikon mënyrën se si ka shënuar gol Argjentina apo se si disa lojtarë të atyre luajtën pa u penalizuar mendoj se triumfi…

Read More

Andi Zeqiri largohet nga Brighton, këtë herë në mënyrë të përhershme. Qendërsulmuesi me shtetësi zviceriane përfundoi huazimin te Basel, ndërsa tashmë klubi i Brighton ka vendosur ta shesë përfundimisht. Zeqiri ka firmosur me Genk, pjesë e së cilit do të jetë në tre sezonet e ardhshme, pra deri në verën e 2026-ës.

Read More

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian konfirmoi se Johan Floderus, diplomat suedez që punon për BE-në, është duke u mbajtur rob në Iran për më shumë se 500 ditë. Pas një takimi në qytetin spanjoll të Kadizit, Josep Borrell u tha gazetarëve se Brukseli po kërkon “pareshtur” që të lirohet 33-vjeçari. Të hënën, Suedia pjesërisht konfirmoi një raportim nga New York Times lidhur me ndalimin, duke njoftuar se një shtetas suedez, në të tridhjetat, është duke u mbajtur në Iran që nga prilli i vitit 2022. Por, Borrell shkoi më tej duke konfirmuar emrin e personit dhe duke treguar se…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës të martën ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Ministri Sveçla ka bërë të ditur nw njw postim në Facebook se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe. “Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit. Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit…

Read More

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Shën Nënë Terezën në 26 vjetorin e vdekjes së saj.Krasniqi, në rrjetin e tij social Facebook, e ka vlerësuar Terezën si humaniste më e shquar shqiptare në botë dhe shembull frymëzues. “Kujdesi për të dobëtit, të varfrit e të uriturit, solidarizimi me të dhe promovimi i paqes në botë – ishte misioni i saj jetësor. E madhja Shën Tereza është shembulli i frymëzues se si dashuria dhe mirësia e botës të botës për të mirë!”, thuhet në postimin e tij.Postimi i plotë:

Read More

Në pesë muajt e parë të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej 64 raste të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale, teksa numër i lartë i këtyre rasteve u raportuan edhe në muajin qershor, korrik dhe gusht. Nga Policia e Kosovës kanë treguar shifra të rasteve që janë raportuar për ngacmim seksual dhe sulm seksual në këtë vit dhe atë paraprak. Në pesë muajt e parë të këtij viti në policinë e Kosovës janë raportuar 37 raste të ngacmimit seksual. Krahas këtyre shifrave, edhe 27 raste tjera u raportuar për sulm seksual. Në 2022, në total numri i rasteve…

Read More