Reperi Ledri Vula e ka publikuar projektin e tij me të ri muzikor. Kënga e publikuar dje quhet “Po du me nejt”, muzika është bërë nga Lis Berishaj.watch
Author: Politiko
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, i ka thënë BBC-së për ndikimin emocional që ka pasur në familjen e saj pushtimi i Rusisë dhe lufta që rezultoi. Në një intervistë shumë personale, ajo tha se ishte e vështirë të shihte fëmijët e saj të jetonin në pasiguri, të paaftë për të planifikuar për të ardhmen e tyre. Ajo foli gjithashtu për mungesën e familjes për të kaluar kohën së bashku. “Kjo mund të jetë pak egoiste, por unë kam nevojë për bashkëshortin tim, jo një figurë historike, pranë meje”, tha ajo. Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, Olena…
Jo vetëm që ju ndihmojnë të lëvizni dhe të qëndroni në këmbë, kockat gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e organeve të brendshme delikate dhe ju furnizojnë me minerale kyçe, si kalciumi dhe fosfori. Ekspertët thonë se ajo që hamë dhe aktivitetet që bëjmë gjatë viteve kanë ndikim në shëndetin e kockave. Produktet e qumështit Produktet e qumështit janë të pasura me kalcium, i cili kontribuon në strukturën e kockave. Qumështi me pak yndyrë dhe kosi janë burime të shkëlqyera të kalciumit. Mjekët deklarojnë se ushqimet e tilla janë të pasura me vitamina të tretshme në yndyrë, përkatësisht vitamina A dhe D.…
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, posaçërisht në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 20 deri në 27 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe erë të përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27 gradë Celsiusë.
Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët -Dega në Vrapçisht ka vijuar ironinë ndaj deklaratave të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami. Kreu i Vrapçishtit, Isen Shabani dje e quajti Kasamin “jeshil politik”, të papjekur për politikë dhe moralist të rrejshëm që flet për vlera politike, teksa sot në një reagim të ri kësaj herë nga FRASH, Kasami është etiketuar si Jeshil Zaifi, i cili ka harruar të kaluarën teksa krekoset se punët dhe investimet e të tjerëve. Statusi i plotë: Jeshil-zaifi që matet me hijen e sabahit, herë flet e herë pëllet. Dje i bëri punët përshesh me “pobratimin”, sot kërkon…
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, priti në takim homologen nga Kosova, Presidenten Vjosa Osmani. Në konferencën e përbashkët për media, Begaj dhe Osmani komentuan situatën në veri të Kosovës. Duke vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Kosova për shtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe, Begaj theksoi se askush nuk mund të diskutojë sovranitetin dhe integritetit territorial të Kosovës. Begaj shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë dhe angazhimin për të kontribuar në dialogun Kosovë-Serbi. Është i nevojshëm një bashkëpunim mes dy vendeve, tha Begaj. Ndërsa presidentja e Kosovës Osmani tha se stabiliteti i plotë në rajon do të ndodhë kur…
Që nga anëtarësimi në NATO, Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për zbatimin e reformave të mbrojtjes. Maqedonia e Veriut për tre vjet ka arritur një nivel mbresëlënës të integrimit ushtarak në NATO, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, i cili është për vizitë në vendin tonë. Admirali Bauer në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral nën-kolonelin Vasko Gjurçinovski theksoi se përveç kontributeve që vendi ynë i jep Aleancës, si mbështetja për grupet luftarake. në Bullgari, Letoni dhe…
Pas disa ditësh shtrimi në spital, Nano ka një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit të tij. Ish-kryeministri aktualisht nuk është në intubim, por ai vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv. Sipas mjekëve gjendja aktuale e Nanos është e stabilizuar, frymëmarrja e tij nuk realizohet nëpërmjet nje pajisje ndihmëse. Mjekët shprehen të kujdesshëm se rehabilitimi i ish-kryeministrit ka një rrugë të gjatë Prej disa ditësh u shtrua në spital, pasi ai prej kohësh vuan nga një sëmundje pulmonare, një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen.
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar për vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit për dënimin e një personi, me 120 euro. Gjatë aksionit për kapjen e qenve endacakë për kastrim, një person thuhet se kishte shkaktuar vdekjen e një qeni me pronar nëpërmjet anestetikëve. Sipas postimit te Fondacionit në Facebook, i dënuari ishte kontraktor i Komunës së Prishtinës në projektin “Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho”, ai u dënua me 120 euro, e Fondacioni, këtë s’po e sheh si dënim të duhur. “Dënimi është shumë simbolik (120 EUR) dhe në rast se nuk ka për të paguar këtë shumë, aplikohet…
Konfirmimi për takimin e ri mes Kurtit e Vuçiqit erdhi pas bisedimeve intensive që i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak zhvilloi gjatë javës së shkuar me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq. Pas një periudhe tensionesh në veri dhe përplasjes në distancë me një retorikë të ashpër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen me 14 shtator në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimin e ka konfirmuar kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Javën e kaluar, Lajçak takoi ndaras dy udhëheqësit…