Author: Politiko

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që të shpallë grup terrorist, grupin mercenar rus Wagner. Kjo do të thotë se në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë e paligjshme të jesh anëtar ose të mbështetësh këtë organizatë. Sekretarja e Brendshme, Braverman, tha se Wagner është një “grup i dhunshëm dhe shkatërrues” teksa e cilësoi “një mjet ushtarak të Rusisë së Vladimir Putinit”. Ajo tha se aktiviteti i Wagner në Ukrainë dhe Afrikë ishte një “kërcënim për sigurinë globale”. “Vazhdimi i aktiviteteve destabilizuese të Wagnerit vetëm sa vazhdojnë t’i shërbejnë qëllimeve politike të Kremlinit. Ata janë terroristë dhe ky urdhër ndalimi e…

Read More

Zjarri në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjes që mori përmasa të mëdha mbrëmjen e së martës është shuar. Aksioni i 30 forcave të ushtrisë dhe 15 forcave zjarrfikëse u ndërpre mëngjesin e sotëm me shuarjen e zjarrit. Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, mbrëmjen e djeshme në terren shkuan edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore të ushtrisë. Ata iu bashkuan forcave zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit dhe kompanisë Albpetrol në operacionin e fikjes së zjarrit masiv. Mbrëmë policia evakuoi disa banorë të fshatit të cilëve u rrezikoheshin banesat. Autoritetet thonë se…

Read More

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë të martën se sulmet e reja në shtetin fqinj, Ukrainë, ndodhën “shumë, shumë pranë” kufirit rumun, pasi Rusia kreu sulme të vazhdueshme në infrastrukturën e Danubit në jug të Ukrainës. “Sulme pati sot, më tregoi ministri i Mbrojtjes, të cilat u verifikuan 800 metra larg kufirit tonë. Shumë, shumë afër”, tha Iohannis gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, më 5 Shtator. Njoftimi i Iohannis vjen vetëm një ditë pasi Ukraina tha se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës së 4 Gushtit. “Sipas Shërbimit shtetëror…

Read More

Mjeku me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësisë, Ferid Murad njoftohet se ka ndërruar jetë gjatë së martës. Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur miku i tij nga Amerika. Murad që ishte i njohur botërisht, kishte prejardhje nga Gostivari. Me origjinë ishte shqiptare, të cilën gjë ai asnjëherë nuk e mohoi dhe deklaroi me plot krenari në paraqitjet e tija publike. Ferid Murati lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana, ShBA, është studjues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998. Mban titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Evropës…

Read More

Këngëtarja dhe prezantuesja, Luana Vjollca, është duke u bërë gati për projektin e saj më të ri televiziv. Ajo ka sjell në Shqipëri formatin “Love Island”, i cili tashmë ka filluar dhe ka prezantuar konkurrentët e parë. Luana e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet profesionale. Së fundmi, Luana ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi mjaft provokuese, të realizuara në lokacionin ku po zhvillohet spektakli. Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të…

Read More

Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP ku u shpall edhe fitues, Luizin nuk e kemi parë më në emisione pasi tanimë është përqëndruar në projektet jashtë televizionit dhe koncertet. Por nuk do presim gjatë dhe Luizin mesa duket do e shohim sërish në ekran. Luizi do të konkurrojë për në Eurovision 2024. Ka qenë kompozitori Klodian Qafoku që ka publikuar një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin dhe shton: “Së shpejti”. Për të shkuar në Eurovision 2024, Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor. Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2006 me…

Read More

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Bebe Rexha ka treguar sërish se spektakli i saj shkon përtej këngës për të cilën ajo është njohur ndër vite. Artistja me origjinë shqiptare, së fundmi performoi në festivalin “The Town” në Sao Paulo, ndërsa iu dhuroi fansave një spektakël së bashku më artisten tjetër Luísa Sonza. Bebe kërkoi tre burra dhe më pas tre gra të kërcenin me to në skenë, teksa performuan me këngën “Hey Mama”, të David Guetta. Pasi performanca mbaroi në një moment dy artistet u puthën në buzë. Ky veprim i vajzave u prit mjaft mirë nga pjesëmarrësit të…

Read More

Ajo është e njohur për publikun si bashkëshortja e moderatorit, Labinot Gashit. Është fjala për Qëndresa Bajramin, e cila është gjithmonë e përfolur dhe e pëlqyer sidomos për paraqitjet e saj, shkruan ORAinfo.Ajo është e njohur për publikun si bashkëshortja e moderatorit, Labinot Gashit. Është fjala për Qëndresa Bajramin, e cila është gjithmonë e përfolur dhe e pëlqyer sidomos për paraqitjet e saj, shkruan ORAinfo.qendresa-e-labit-provon-talentin-e-saj-edhe-ne-kendim-mp4 (1)

Read More

Me nisjen e vitit rë ri shkollor, ish-banorja e “BBV” Keisi Medini ka vendosur të vizitojë kopshtin e saj të parë së bashku me babain, Sabianin. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ish-ato shihet së bashku teksa qëndrojnë tek dera e kopshtit.“Sot kaluam tek ky kopshti edhe shumë kujtime na kaluan nëpër mend, se si ikin vitet. E vogla e babit gjithmonë“, shkruan Keisi në postimin e bërë në Instastory. Këngëtarja ka kujtuar kohën kur i ati e dërgonte në kopësht, por shton se sërish mbetet e vogla e tij. Kujtojmë se Keisi sapo ka përfunduar një eksperiencë…

Read More