Author: Politiko

Ballkani zyrtarizon një transferim të rëndësishëm në hyrje pas largimit të sulmuesit Meriton Korenica. Klubi kampion i Kosovës që edhe këtë vit do të marrë pjesë në fazën e grupeve, afron ish-sulmuesin e Shqipërisë U-21, Bernard Karrica, i cili ka luajtur në klube të njohura në Kroaci gjatë karrierës së tij, teksa tani ka vendosur që t’i bashkohet Ballkanit. “E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofensive. Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica. 22-vjeçari që ishte pjesë edhe e shpresave të Kombëtares së Shqipërisë (U-21), ka luajtur për disa…

Read More

Milan Skriniar u transferua këtë verë nga Inter te Paris Saint-Germain me parametër zero. Mbrojtësi sllovak është pjesë e titullarëve të trajnerit Luis Enrique ndërsa së fundmi nga grumbullimi me Sllovakinë thekson se do të bëjë gjithçka për të bërë të lumtur tifozët parizienë. “Jam i lumtur sepse tani ndjehem mirë fizikisht, ndeshjet e para me PSG nuk shkuan ashtu siç ne ndëshironim. Por, trajneri Enrique gjithnjë na ka komplimentuar për paraqitjen dhe së fundmi jemi rikthyer te rezultatet pozitive. Jam i bindur se skuadra do të vijë në rritje përgjatë sezonit. Dua të luaj sa më shumë sepse kam…

Read More

Të dielën e 3 shtatorit të këtij viti, është rasti i fundit kur një 48-vjeçar u vra me armë zjarri në lagjen Arbana në Prizren. Rastet e vrasjeve sipas ekspertëve të sigurisë po shihen shqetësuese, e më shqetësuese po shihet edhe përdorimi i armëve. Mbrëmjen e 3 shtatorit të këtij viti, jo vetëm Prizreni, por i tërë vendi u trondit me vrasjen e 48-vjeçarit e cila ndodhi në sy të vajzës dhe bashkëshortes së tij. Ndaj 48-vjeçarit me inicialet B.M., Aziz Gashi kishte shkrepur një breshri plumbash. Për ekspertët e sigurisë, vrasjet, por më së shumti po shihet shqetësuese numri…

Read More

Forcat rezervë turke të dislokuara në Kosovë do të kthehen sot (e mërkurë), tha të martën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë. “Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global brenda kuadrit të detyrave në OKB, NATO, BE dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), si dhe në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe monitoron nga afër zhvillimet në Ballkan, ku ekzistojnë vlera të përbashkëta historike dhe kulturore”, tha ai. Turqia vendosi trupa shtesë në Kosovë në qershor në përgjigje të kërkesës së NATO-s pas tensioneve të fundit. “Njësia jonë e dislokuar, pas mbërritjes së saj…

Read More

Edhe media izraelite qe merret me sulmet terroriste ka raportuar për armët e kapura në veri të Kosovës. “Një sasi e madhe armësh, përfshirë granata dhe eksplozivë, të zbuluar nga forcat e sigurisë së Kosovës të emigrantëve ilegalë serbë në veri të Kosovës”, thuhet në përshkrimin e “Terror Alarm” në “X”. Ndryshe, dje Policia e Kosovës, e informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Lidhur me këtë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se…

Read More

Policia e Kosovë sot mbush 24 vjet nga themelimi i saj. Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.

Read More

Edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Procesi gjyqësor do të fillojë nga ora 09:00. Ndryshe, dje dëshmitari i 21-të Agim Idrizi, ka dhënë dëshminë e tij, para gjykatës në Hagë./21Media

Read More

Është ngacmuar seksualisht një i mitur në Mitrovicën e veriut. Sipas policisë, ai ka thënë se është ngacmuar seksualisht nga një i panjohur që më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti po hetohet nga policia. “Mitrovicë Veri 27.08.2023 – 15:00. Me datë 04.09.2023 viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se një i dyshuari deri më tani i panjohur e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve. Në hall me një person është edhe një grua në Kaçanik, të cilin dje e ka denoncuar në polici. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 38-vjeçarja ka rënë pre e shantazhit nga i dyshuari, i cili i ka kërkuar para në mënyrë që mos t’ia publikojë disa pamje të cilat i…

Read More

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se mendon se do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, në këtë kohë kur opozita është kaq e zëshme për këtë çështje. Në DPT te Fidani që po transmetohet në ATV, Konjufca ka thënë se nuk mund ta parashikojë nëse sivjet do të ketë zgjedhje, por se mund të ketë nëse ka vullnet nga opozita dhe mazhoranca. “Nuk e di a do të jetë vit i zgjedhjeve, nuk mund ta parashikoj por edhe nëse do të ishte, në rregull do të ishte. Nëse ky është vullneti i opozitës dhe mazhorancës pse…

Read More