Një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën Kardhiq–Sarandë, pranë Shijanit mëngjesin e sotëm. Mësohet se 2 automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal pranë njëra-tjetrës, duke lënë 1 të plagosur, i cili po transportohet drejt spitalit në Sarandë. Ende janë të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet ambulanca dhe Policia.
Author: Politiko
Është arrestuar nga policia italiane për drogë një shqiptar 21 vjeçar. Djalit iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë në makinë dhe 1.6 kg marijuanë në shtëpi. Shqiptari ende i paidentifikuar për mediat për shkak të hetimeve, fillimisht u ndalua për kontroll rrugor nga policia dhe në makinë iu gjet një sasi droge. Pas kësaj, autoritetet kontrolluan edhe në banesën e tij në zonën Borgo Panigale, në periferi të Bolonjës, aty ku gjetën përsëri drogë.
Ngjarja e fundit, ku motra vrau motrën e alkoolizuar në kushtet e vetëmbrojtjes sipas dëshmisë së saj, ka sjellë në vëmendjen tonë një problematikë që ne përpiqemi ta mbajmë të izoluar, femrat e alkoolizuara. “Është një fenomen që nëse flasim për femrat e alkoolizuara, përpiqemi ta mbajmë brenda mureve të shtëpisë dhe të mos merret vesh nga të tjerët, dmth familjet përpiqen ta fshehin dhe të mos kërkojnë ndihmë, apo kërkojnë ndihmë shumë vonë për një grua të alkoolizuar. Është një fenomen që ndoshta njerëzit mendojnë se u përket vetëm meshkujve, por kjo nuk është e vërtetë. Dhe konsumimi i…
SHBA ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me predha tankesh me uranium të “varfëruar”, si pjesë e ndihmës ushtarake dhe humanitare prej më shumë se 1 miliardë Dollarësh. Nga ana tjetër, Rusia dënoi masën për të pajisur Ukrainën me predhat e tankeve amerikane Abrams. Vendimi erdhi pasi Ukraina akuzoi Rusinë për vrasjen e 17 personave në një sulm me raketa në një rrugë të banuar. Gjithashtu, gjatë natës sulme të dyshuara me dronë ukrainas u raportuan në qytetin rus Rostov-on-Don dhe afër Moskës. Njoftimi i një pakete të re sigurie për Ukrainën erdhi gjatë vizitës së diplomatit të lartë…
Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë të Ambasadës, duke u thirrur mbi frikën se Moska po bën përpjekje për ta “destabilizuar” vendin, pasi hulumtimet e mediave gjetën një numër “të tepërt” të antenave në kulmin ndërtesës së ambasadës. Nga Carl Shreck, Denis Dermenji. Por, diplomatët e lidhur me inteligjencën ruse janë në mesin e stafit të zvogëluar që ka mbetur në Ambasadën e Rusisë në Moldavi, pas përjashtimeve masive, ka gjetur një hulumtim i ri i Shërbimit moldavian të Radios Evropa e Lirë. Së paku dy nga këta diplomatë mbajnë lidhje me Shërbimin Federal të Sigurisë…
Në fazat e hershme të luftës dronët e vegjël fluturonin deri në 10 kilometra nga fronti. Mirëpo tani operatorët ukrainas duhet të jenë më afër, për të shmangur sinjalet bllokuese të ushtrisë ruse. Dronët, të përdorur për mbikëqyrje dhe shpesh si armë – kanë qenë në krye të inovacionit në këtë konflikt Operatorët kibernetikë të Ukrainës janë angazhuar në frontin e luftës, duke bërë duele në distanca të afërta me rusët në betejën e re të teknologjisë së lartë. “Kemi njerëz që janë të përfshirë direkt në luftime”, ka thënë Illia Vitiuk, shef i Departamentit të Kibernetikës në Shërbimin e…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dënuar një sulm “të qëllimshëm” në “qytetin paqësor” të Ukrainës, Kostyantynivka. Të paktën 17 persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë nga shpërthimi, i cili ndodhi në një rrugë të ngarkuar të tregut në mes të ditës. Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, është afër vijës së frontit, raporton BBC. Videot në mediat sociale tregojnë një shpërthim të ndezur në skajin më të largët të një rruge ku njerëzit ishin duke bërë pazar. Rusia ende nuk ka komentuar mbi sulmin. Volodymyr Zelensky, i cili ka fajësuar Moskën, tha se të vrarët ishin…
Ka nisur puna për ndriçimin e kalasë mesjetare të Lezhës. Kjo bëhet me dije nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, që shprehet se ndriçimi i mureve të jashtme dhe i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, si dhe hyrja e kalasë, dëshmi e ngjarjeve të rëndësishme historike do rifitojnë madhështinë dhe rëndësinë historike të këtij fortifikimi. “Projekti parashikon rizhvillimin energjitik dhe artistik me vëmendje të veçantë në elementet identifikuese të kalasë së Lezhës, duke rritur atraktivitetin turistik të zonës. Ky projekt do të përdorë teknologjinë e ndriçimit LED, duke përfshirë sisteme të automatizuara për të ndriçuar kalanë në mënyrë…
Mësohet se dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal njëra pas tjetrës. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës. Ende janë të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Policia e Kosovës është një institucion, i cili me sukses po e përmbushë mandatin e saj. Ai ka përmendur sfidat me të cilat po përballet policia për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet vendi. Ndër to, ministri Sveçla ka përmendur dorëheqjen e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb. Sa i përket reduktimit të Policisë në veri, ministri Sveçla ka sqaruar se ky zvogëlim është bërë vetëm përreth objekteve komunale dhe sipas tij, tashmë nuk ka nevojë për tërheqje të policisë nga ajo pjesë. “Policia e Kosovës është një institucion, i…