Author: Politiko

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke komentuar rastin rezervave shtetërore, tha se Prokuroria Speciale po i hakmerret qeverisë Kurti. “Nuk mundemi me mohu edhe me heshtë faktin që kemi një hakmarrje të Prokurorisë, kryesisht prokuroria speciale ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ne e kemi dëgjuar nga vetë zyrtarët brenda Prokurorisë, që edhe vendimet të cilat nuk kanë asnjë ndikim as financiar e as nuk janë vendime përmbajtjesore, shkojnë edhe kontrollohen nga Prokuroria Speciale, në kuptimin që ‘mos po i nxojmë diku’ që kanë shkelur diku një ligj. Unë i bëj thirrje Prokurorisë që secilin vendim timin, qoftë tek një…

Read More

Situata në Kosovë mbetet shumë e paqëndrueshme edhe pse tensionet janë de-përshkallëzuar, ka thënë komandanti i NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, pas një takimi që pati me Shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Ristuccia tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike, raporton DailySabah, transmeton rtv21.tv. “Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin për shkak të morisë së çështjeve të pazgjidhura” u tha ai gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel. “Nëse duhet të bëjmë një diagnozë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel për vizitë zyrtare në selinë e NATO-s. Në njoftimin e Presidencës, bëhet e ditur se në orën 14:00, Osmani do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të realizojë takim bilateral. Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do t’i adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media. Gjatë vizitës zyrtare në NATO, Presidentja do të ketë takim edhe me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer. Presidentja do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve…

Read More

33 vjet janë bërë sot nga që nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e miratuar në Kaçanik më 7 shtator 1990. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se nga parullë popullore e demonstratave të vitit 1981 “Kosova Republikë” u bë fakt historik në Kaçanik më 7 shtator 1990, para se të bëhej realitet politik më 17 shkurt 2008. Kurti në “Facebook”, ka shkruar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u miratua “duke u mbështetur në traditën demokratike shekullore përparimtare e liridashëse të kombit shqiptar” si dhe “duke u mbështetur në luftën çlirimtare”, përveçse “në pajtim të…

Read More

Edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Procesi gjyqësor do të fillojë nga ora 09:00. Dëshminë në Speciale dje e ka dhënë Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”. Ky është dëshmitari i 22-të deri më tani. Dëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe në seancën e sotme./21Media

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave nga koha e ligë që ka përfshirë Greqinë. “Informojmë se Përfaqësitë Diplomatiko-Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente, me qëllim që t’u ofrohet ndihmë qytetarëve tanë që ndodhen në zonat e rrezikuara. Sipas informacioneve nga Ambasada në Athinë, më 6 shtator, një shtetas i yni ndodhet në qytetin Volos, në vend të sigurt, në një hotel lokal”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.Ata bëjnë thirrje që të shmangin zonat e rrezikuara dhe të qëndrojnë të sigurt deri…

Read More

Përfaqësuesi special i kryesuesit të OSBE-së për të rinjtë, Memet Zhaku në panelin e titulluar: “Avancimi i barazisë gjinore përmes politikës së jashtme”, në kuadër të Konferencës për barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave, e cila u mbajt dje dhe sot në Tetovë, nën organizimin e kryesimit të RMV-së me OSBE, ka theksuar disa mënyra se si të rinjtë mund të kontribuojnë në avancimin e barazisë gjinore përmes politikës së jashtme. “Të rinjtë mund të angazhohen me politikbërësit, të marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe të përdorin platformat e mediave sociale për të fuqizuar zërat e tyre dhe…

Read More

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohen gara botërore të ujit. Eventi do të zhvillohet në liqenin e Pogradecit në Korrikun e vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka sqaruar se në këtë garë ndërkombëtare do të marrin pjesë 43 skuadra nga e gjithë bota. “Dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në Korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet…

Read More

Dega e AlternAtivës në Dollnen ka njoftuar se ngrin aktivitetin partiak të saj pas atyre të Tetovës, Zhelinës etj. Në njoftimin për media kryetari i degës Samedin Imeri dhe këshilltarin komunal nga kjo parti Nadi Sadiku si dhe me përkrahjen unanime të kuvendarëve të degës kanë vendosur që për një afat të pcaktuar t’u japin fund aktiviteteve partiake.

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi vizitoi sot panairin e punës të organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” në qytetin e Tetovës. Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka apeluar që të gjithë të interesuarit të aplikojnë për punë në kompaninë e cila do të ndërtoj projektin Korridori 8 dhe 10D, në të cilin ofrohen mbi 2.000 vende pune. Statusi i plotë: Mbi 2.000 vende pune. APLIKONI në hr@beuk.mk Ditën sot e përmbylla edhe me një aktivitet shumë të rëndësishëm për qytetarët. Në Tetovë mora pjesë në hapjen e Panairit për punësim që organizohet nga konzorciumi Bechtel & Enka.…

Read More