Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro. Në qindra monedha të falsifikuara ka hasur një punëtore e një banke në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Zyrtarja e bankës ka njoftuar se në një periudhë dyjavore kanë pranuar qindra monedha metalike që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar për ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të…
Author: Politiko
Gjatë ditës dhe natës së kaluar, zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar në pesë lokacione të ndryshme, kryesisht në djegien e barit të thatë dhe kashtës. Ndërhyrja e parë ka qenë në zjarrin në atarin e fshatit Reshicë. Aty tre zjarrfikëse kanë shuar zjarrin nga ora 12:25 deri në orën 13:35. Nga ora 13:30 deri në orën 14:15, në zonën e vendit Menkova është djegur edhe bar i thatë dhe kashtë. Bari i thatë dhe kashtë digjej edhe në atarin e fshatit Nikushtak, ku nga ora 16:45 deri në 20:50 kanë ndërhyrë tre zjarrfikës. Zjarrfikëset e Kumanovës kanë shuar një zjarr…
Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet pa probleme, në disa vende në rrugë me lagështi. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.LAMM gjithashtu njofton…
Parandalohet tregi e paligjshme të 4 tonëve tableta dhe xhel për përdorim oral për potencë në vlerë prej 41,7 milionë denarë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, përcjellë Klan M, pasi inspektorët doganor nga Departamenti për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të detajuar të mallit kanë konstatuar se kompania që kishte sjellë mallin në shtet nuk ka leje për tregtimin me shumcë të barnave dhe pajisjeve mjekësore. Në të njëjtën kohë, barnat nuk janë të regjistruara në Regjistrin e barnave të cilin e mban Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut informon Drejtoria doganore. “Janë…
Deputeti i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer, e ka kritikuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, se është duke vepruar ndaj Kosovës në formë paragjykuese si shteti i tij Spanja, që akoma nuk e ka njohur pavarësinë e vendit. Në X, ai ka deklaruar se nuk është e pranueshme vendosja e masave sanksionuese ndaj Kosovës, dhe që Serbia të tolerohet deri në këtë masë. Ndër tjera, Butikofer ka deklaruar se Borrell duhet ta marrë shembull shefin e NATO-së, Jens Stoltenberg, për qasjen ndaj politikës kosovare. “E mirëpres shumë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk po…
Venecia ka zbuluar detajet për tarifën e hyrjes në qytet, duke e bërë atë qytetin e parë në botë që tarifon vizitorët ditorë. Duke filluar nga pranvera e vitit 2024, vizitorët në qytetin italian do të duhet të paguajnë 5 Euro për të hyrë në ditët e pikut. Por ky nuk është një vendim i përhershëm pasi autoritetet e Venecias kanë bërë me dije se fillimisht do të jetë një eksperiment 30-ditor. Lajmin e ka bërë publik kryebashkiaku Luigi Brugnaro nëpërmjet një postimi në Twitter. Autoritetet kanë vendosur që të shpërndajnë ditët me pagesë përgjatë vitit dhe jo gjatë një…
Sot, rreth orës 05:30, në Shkup, në një qendër tregtare në zonën e Karposhit, përcjellë Klan M, zyrtarët policorë të stacionit policor Karposh kanë privuar 18-vjeçarin M. S. nga Shkupi, njoftoi MPB. “Ai është kapur gjatë kryerjes së veprës penale të vjedhjes së rëndë në automjetin e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, në pronësi të A. J. nga Shkupi”, tha MPB. U gjetën ajo që u mor, si dhe sendet me të cilat kreu krimin. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. /KlanMacedonia/
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe përcaktoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 e shqyrtoi dhe përcaktoi Propozimin – vendimin për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe mes fondeve. Me konkluzat e miratuara të Qeverisë propozohet rishpërndarja e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë dhe fondeve për vitin 2023, prandaj zbatimi i ligjit të propozuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit, sipas arsyetimit të propozuesit të pikave, Ministrisë së Financave, nuk nevojiten mjete financiare shtesë. Me…
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këtë vit do të prezantojë ndarjen e çmimeve MTV Video Music Awards 2023. Këngëtarja do të ngjitet në skenën madhështore më 12 Shtator që edhe këtë vit mbahet në ‘Prudential Center’ të New Jerseyt. Autorja e shumë hiteve botërore do të prezantojë artistët për kategoritë kur ato janë nominuar, por nuk përjashtohet mundësia që do të ndajë edhe ndonjë ëmim special. Këngëtarja shqiptare e ka ndarë lajmin me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory. Vetë Rita Ora nuk është e nominuar në asnjë kategori në ngjarjen e këtij…
Për 50 javë ajo renditet në vendin e parë në top listën muzikore të Billboard Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, thyen sërish rekorde. Së fundmi, ajo është bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë në vendin e parë, në top listën muzikore të Billboard. Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’. Hiti i saj “Meant To Be” një bashkëpunim me Florida Georgia Line dhe “I’m Good (Blue)” me David Guetta janë këngët më të klikuara dhe dëgjuara të momentit.…