Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës ka mbetur i vdekur gjatë aksionit terrorist që një grup serb i organizuar e ka kryer në Kosovë, gjatë ditës të dielës. Mediumi boshnjak,’Klix.ba‘ ka raportuar se Stefan Nedeljkovic, ka mbetur i vrarë gjatë këtij aksioni, me forcat e Policisë së Kosovës që dyshohet se e kanë ekzekutuar terroristin në fjalë, transmeton GazetaBlic Sport.
Author: Politiko
Deputetja britanike, Alicia Kearns e cila ka ngritur disa herë zërin për sjelljet e Serbisë, ka thënë se trendi i fundit i ndëshkimit të Kosovës nga ndërkombëtarët dhe “përkdheljes” se Vuçiqit ka nxitur dhunën. Ai thotë se kjo sjellje e ndërkombëtarëve ka çuar në një situatë ku drita në fund të tunelit për normalizim raportesh “po errësohet gjithnjë e më shumë”. “Trendi i kohëve të fundit i ndëshkimit të Kosovës dhe përkëdheljes ndaj Vuçiqit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, paqëndrueshmërie dhe keqdashjeje, ndërsa drita në fund të tunelit të normalizimit dhe anëtarësimit…
Sot në moshën 70 vjeçare, u nda nga jeta, mjeku dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu. Ai njëherit pati dëshmuar në Hagë, për vrasjen nga forcat serbe të shqiptarëve në një autokolonë me rreth 40.000 refugjatë e cila lëvizte në drejtim të Vushtrrisë, ku pas 28/29 majit të 1999-ës, forcat serbe kishin granatuar fshatrat përreth, transmeton klankosova.tv. ”Unë isha dikund kah mesi i kolonës, dhe ato nga prapa kanë ardhë. Zakonisht, në fillim ata kërkonin para, kryesisht marka gjermane, kur harxhoheshin ato, njëherë i rrihnin brutalisht sidomos të rinjtë, e më pas i vrisnin, kur harxhoheshin paratë”. ”Halil Basholli, vëllai…
Policia e Kosovës ka arritur që deri tani t’i arrestojë gjashtë persona, të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Tashti, ata janë në dorë të drejtësisë së Kosovës. Avokati, Armend Shkoza, në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, ka bërë me dije se të përfshirët në akte terroriste mund të dënohen me burgim të përjetshëm. Shkoza, gjatë intervistës me autorin e emisionit Enis Reçica, tha se ata dyshohen për terrorizëm, dhe në këtë suazë beson se do veproj edhe Prokuroria e shtetit. Megjithatë, palët kanë mundës të mbrohen. Sipas tij, nëse të akuzuarit nuk marrin avokat,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Euronews Albania është pyetur nëse ka dyshime që pelegrinët në Manastirin e Banjskës janë të përfshirë në sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se është duke u hetuar përfshirja e personelit të manastirit. “Nuk mund të them për të gjithë pelegrinët, por jemi duke hetuar përfshirjen e personelit të manastirit në gjithë këtë aksion. Ka indicie se ka pasur përfshirje direkte, nuk mund të them më shumë në këtë moment, por jemi duke hetuar seriozisht edhe në këtë drejtim. Aksioni po vazhdon, ne po krehim terrenin, në…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka informuar se emri i tij po keqpërdoret për shpifje nga opozita shqiptare, aq më tepër me fotomontazha amatore. Grubi shkruan se opozita po tregon analfabetizëm dhe po del qesharake, teksa nuk merret me projekte konkrete por merret me veprime të tilla të një niveli të ulët. Ai poshtu ka potencuar se pavarësisht sulmeve, kjo qeveri po kryen me sukses projekte madhore për vendin dhe qyetetarët, për dallim nga shpifësit të cilët me vite të tëra kanë qëndruar në vend numero. Reagimi i plotë: Sa turp! Ska pikë…
Teleskopi hapësinor James Webb zbulon dioksid karboni në Evropë, një nga Hënat e Jupiterit. Nga vëzhgimet e kryera rezultojnë gjurmë të kësaj substance nën sipërfaqen e akullt të satelitit. Analizat tregojnë se me shumë mundësi molekulat mbërrijnë nga oqeani nëntokësor në Evropë, duke hedhur poshtë hipotezat se mund të ishte sjellë nëpërmjet meteorëve apo burime të tjera të jashtme. Nga të gjitha vrojtimet e deritanishme, mendohet se Evropa mund të jetë ndër të paktat botë të sisitemit tonë diellor që mund të ketë potencialisht kushtet e përshtatshme për jetën, të paktën siç e konceptojmë dhe njohim ne. Sipas këtyre studimeve,…
Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi. “Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla. Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit. Më 24 Shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 syresh, sulmuan njësitet…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Republikës së Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano. Në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Parlamentit italian në Romë do të jenë të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane. Ish-Presidenti Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve. Ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano u shua në moshën 98-vjeçare në Romë. Ai ishte Presidenti i 11-të i Republikës Italiane, detyrë që e mbajti nga maji 2006…
Vrojtohen në gjak molekula që ndihmojnë në diagnostikimin e një tumori të tiroides që është shumë e vështirë të dallohet. Rezultati i publikuar në revistën shkencore ‘Biomarker Research’ është nga një studim i universitetit La Sapienza të Romës në bashkëpunim me atë të Sienës, Cagliarti dhe Napolit, i kryer me teknologji innovative dhe mund te përmirësojë ndjeshëm si diagnozën ashtu edhe prognozën e pacientëve. Teknologjia në këtë rast ka bërë të mundur një rezolucion të jashtëzakonshëm deri tek çdo molekulë e AND-së. Gjithashtu autorët shpjegojnë se zbulimi i fundit i hap rrugën për kërkime të mëtejshme edhe për patologji të…