Author: Politiko

Rusia nuk e sheh mundësinë e stabilizimit afatgjatë në Kosovë, për shkak të politikës nxitëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme ruse, Aleksandar Grushko. Sipas Grushkos, kryeministri i Kosovës po mbështetet te shefat e tij, duke aluduar në Washingtonin dhe Brukselin, për të rritur, siç thotë ai, presionin ndaj Beogradit. “Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës, Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështet te shefat e tij, Washingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen…

Read More

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në ATV, ka ndërtuar një paralele mes Vuçiqit, Vulinit, e Radojiçiqit dhe Millosheviqit, Sheshelit, e Arkanit. Sipas tij, tre të parët janë versioni modern i treshes së dytë. “Aleksandar Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi janë pasqyrë e modernizume e Millosheviqit, Sheshelit dhe Arkanit. Këta janë version i ditëve të sotit”, deklaroi Muja. “Kosova iu ka nënshtru agresionit. Mjeti ka qenë terrorizmi. Shteti serb ka qenë këmbë e krye i involvum në sabotimin e shtetit të Kosovës. Madje këtë herë e kanë ngrit nivelin e eskalimit”. Sulmi terrorist, sipas Mujës, u krye me armë të marra…

Read More

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të mërkurën, duke komentuar sulmin terrorist ndaj organeve policore të Kosovës në të cilat një polic dhe tre serbë, pjesëtarë të grupit terrorist, se ai ka paralajmëruar për incidente të mundshme në veri të Kosovës tash e një vit dhe se për ai tre serbët e vrarë “nuk janë terroristë”. Në një intervistë për RTS, Vuçiq tha se serbët në veri të Kosovës janë “ngopur me terrorin e Albin Kurtit”. Vuçiq të mërkurën, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të gjithë të vrarëve në konfliktin e së dielës, tha se, “ndonëse vrasja e…

Read More

Rritja e pagave dhe pensioneve, më shumë mjete për subvencione në bujqësi, për shëndetësi dhe arsim sigurohen nga ndarja e re buxhetore, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Sigurojmë 4,25 miliardë denarë shtesë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe për pagesën e K-15. Për harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale gjatë vitit 2023 janë ndarë 480 milionë denarë. 3,5 miliardë denarë shtesë janë siguruar për 336 mijë pensionistë për rritje të pensioneve për rreth gjashtë për qind, duke filluar nga shtatori i këtij viti. Sa i përket subvencioneve bujqësore, 800 milionë denarë shtesë janë ndarë…

Read More

Dogana e Maqedonisë së Veriut njofton se ka konfiskuar 20 ora dore në vlerë të 178.050 denarëve. Orët janë konfiskuar nga një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, në pikën kufitare të Novosellës. “Pas zbulimit të orëve të padeklaruara, personi, përndryshe shtetas i Maqedonisë, ka deklaruar se ato janë blerë nga Zvicra. Orët e konfiskuara do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, ndërsa kundër personit është bërë kallëzim përkatës për shkelje të rregullave doganore”, thonë mes tjerash nga Dogana e Maqedonisë së Veriut.

Read More

Garancia më e mirë për ruajtjen e identitetit maqedonas është pas inkuadrimit në NATO, vendi të bëhet anëtar i BE-së, thekson në një intervistë për gazetën gjerman Frankfurter algemajne cajtung (FAC), ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Megjithatë, shënon se Maqedonia e Veriut është vendi më i keqtrajtuar në procesin e zgjerimit të BE-së. I pyetur nëse ka garanci se Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të tjera pas miratimit eventual të ndryshimeve kushtetuese, Osmani thotë se askush nuk mund ta dijë se ç’farë do të sjellë e nesërmja, transmeton Dojçe vele. “Fatkeqësisht, shpesh herë jemi zhgënjyer, ndërsa dinamika…

Read More

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në një konferencë për shtyp paralajmëroi se me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d për gjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen 23 kilometra rrugë për çdo vit. Ai njoftoi se për herë të parë pas 30 viteve në vend po realizohet një projekt i madh infrastrukturorë siç janë korridori 8 dhe 10-d të cilat janë korridore Evropiane, me këtë do të lidhem lindjen dhe perëndimin. Ai shtoi se këto korridore do të të sjellin 8.000 vende pune të reja dhe dhe investim prej 1.3 miliardë euro, por gjithashtu hap edhe mundësi…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Tv24 tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të sjellë vendim për uljen e tarifave doganore për produktetet bujqësore. “Do të ketë ulje të tarifave doganore, dhe jo vetëm për 3-4 produkte bujqësore ku konsiderohet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që kemi sasi të konsiderueshme për ta mbuluar tregun e vendit dhe me siguri kjo do të ndikojë edhe në uljen e produkteve bujqësore në përgjithësi dhe besoj se do të ketë ulje deri në 30 përqind me uljen e tarifave doganore. Tarifat doganore do të…

Read More

Interi u befasua nga Sassuolo në “San Siro”, skuadër që i shkaktoi humbjen e parë sezonalë në Serie A. Golat e bukur të Nedim Bajramit dhe Domenico Berardit, sollën përmbysjen 1-2 të skuadrës së Dionisit. Humbje e dhimbshme e cilësoi Simone Inzaghi. Trajneri i Interit analizoi se çfarë nuk shkoi tek ekipi i tij, që u shuajt në pjesën e dytë. “Janë ndeshje që vendosen nga detaje të vogla. Skuadrës i mungoi kthjellësia e duhur për të reaguar pas avantazhit të Sassuolos. Zhvilluam një pjesë të parë të mirë kundër një skuadre me vlera. Por duhet të shënonim më shumë…

Read More

Pas përfundimit të ndeshjeve, është hedhur shorti për 1/8 e finales së “Carabao Cup”. Ndeshja kryesore e kësaj faze pritet të jetë ajo mes Man. Junajtedit dhe Njukasëllit. Një tjetër përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Uest Hemit dhe Arsenalit. Liverpulli në rrethin e katërt do të luaj ndaj Burnemautit, Çellsi ndaj Blekburnit, ndërsa Evertoni do të ketë punë me Burnlin.

Read More