Author: Politiko

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë që policia e ka rritur praninë e saj në veri. “E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës”, ka thënë Hoxha për Radio Evropa e Lirë. “I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, ka thënë Hoxha për Radio Evropa e Lirë. Ai nuk ka dhënë detaje se për sa janë forcuar kapacitetet…

Read More

Tajvani e ka prezantuar nëndetësen e parë të prodhuar vetë, teksa e rrit kapacitetin e mbrojtjes kundër ndonjë sulmi eventual kinez. Presidentja tajvaneze Tsai Ing-wen ka qenë pjesë e ceremonisë së lansimit në qytetin Kaohsiung. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Kina mund të jetë ushtarakisht e gatshme për të nisur një pushtim në vitet në vijim. Tajvani është ishull që vetëqeveriset, mirëpo Kina e konsideron të sajin dhe zotohet se një ditë do ta rikthejë kontrollin mbi të, qoftë edhe me forcë. Ka vëzhgues që besojnë se Kina nuk do ta sulmojë këtë ishull shpejt, dhe Pekini ka thënë se…

Read More

Luftëtarët që kishin luftuar më parë në Ukrainë për grupin mercenar rus Wagner janë kthyer në fushën e betejës në lindje, sipas ushtrisë ukrainase. Mercenarët e Wagner ishin tërhequr nga qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut në maj, ndërsa ia dorëzonin kontrollin e zonës ushtrisë ruse, transmeton Klan Kosova. Pas rebelimit të dështuar të grupit në qershor, ekspertët e sigurisë parashikuan se Kremlini do të kërkonte të përfshinte më tej grupin në ushtrinë ruse. Të mërkurën, Zëvendës Komandanti i Komunikimeve për trupat ukrainase në Lindje, Serhii Cherevatyi, tha se ish-luftëtarët e Wagner-it që ishin kthyer në Ukrainë tani po punonin për…

Read More

Ministri indonezian i Tregtisë, Zulkifli Hasan njoftoi se janë ndaluar shitjet në platformat e mediave sociale. Sipas “Tech in Asia”, ministri Hasan në konferencën për media në kryeqytetin Xhakarta tha se ndaluan shitjet në platformat e mediave sociale dhe se iu dha një javë kohë për të respektuar rregulloren në fjalë. Duke vënë në dukje se qeveria synon të mbrojë bizneset që shesin ballë për ballë, Hasan theksoi se me këtë vendim po mundohen të sigurojnë “konkurencë të ndershme dhe të drejtë”.Në deklaratën e tij të hënën, Hasan theksoi se mediat sociale dhe tregtia elektronike duhet të ndahen nga njëra-tjetra…

Read More

Azerbajxhani ka arrestuar një ish-udhëheqës të Nagorno-Karabakhut teksa po përpiqej të largohej nga enklava për në Armeni, thonë zyrtarët. I arrestuari Ruben Vardanyan, është një biznesmen që drejtori qeverinë separatiste që nga nëntori 2022 deri në shkurt. Gruaja e Vardanyan bëri thirrje për mbështetje për të siguruar lirimin e tij të sigurt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Rreth 50 mijë armenë etnikë janë larguar tani nga Nagorno-Karabakh, i cili u pushtua nga Azerbajxhani javën e kaluar. Shërbimi kufitar i Azerbajxhanit tha se Vardanyan ishte dërguar në kryeqytet, Baku, dhe iu dorëzua agjencive të tjera shtetërore. Ndërsa kaluan kufirin të martën, mijëra…

Read More

Parlamenti bullgar miratoi më 27 shtator një vendim për t’i dhënë ukrainasve raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore S-300. Raketat janë me defekt dhe më shumë se 30 vjet të vjetra, por Ukraina mund t’i përdorë ato për pjesë rezervë, tha pas votimit Kryetari i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes, Hristo Gadjev. Rusia reagoi me një deklaratë duke i kërkuar Bullgarisë të rishqyrtojë vendimin, raporton evropaelire.Kremlini pohoi se dhënia e raketave do të shkelte një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Bullgarisë, e cila ishte arritur në vitin 2002. Bullgaria ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga dhjetori i…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot në telefon me familjarët e policit hero, Afrim Bunjakut. Telefonatën e ka bërë përmes Sami Lushtakut në kohën kur ai po qëndronte për ngushëllime tek familja Bunjaku. “Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehu mirënjohje për…

Read More

Sllovenia ka vendosur të vendosë pika kontrolli policore në territorin e saj në afërsi të pikave kufitare, duke përfshirë kufirin me Kroacinë. Regjimi Shengen mbetet në fuqi dhe do të mund të kalohet pa kontroll nëpër ish-kalimet kufitare, por në territorin e Sllovenisë do të ketë postblloqe policore ku policia do të ndalojë dhe kontrollojë automjetet individuale. Siç mëson jozyrtarisht portali 24ur, Sllovenia do të vendosë postblloqe policore për shkak të migrimit ilegal sipas shembullit të Italisë. Policia duhet të vendosë postblloqe menjëherë pas pikave kufitare, ku do të mund të ndalojë në mënyrë të sigurt automjetet. Qeveria sllovene njoftoi…

Read More

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takime të ndara, kryetarët e partive kryesore opozitare, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit të sigurisë në vend. Në fillim të takimeve me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, atë të PDK-së, z. Memli Krasniqi dhe të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, mori pjesë, me ftesë të Presidentes, edhe drejtori i AKI-së, z. Petrit Ajeti. Kryetarët e partive opozitare, janë informuar, brenda kufizimeve që lejon korniza ligjore, lidhur me zhvillimet e sigurisë, punën e institucioneve të Kosovës si dhe për rreziqet e shkaktuara nga Serbia për shkak të agjendës së saj destabilizuese…

Read More

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën pasi ajo i shërben mbrojtjes së Evropës, tha presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në konferencën e 26-të “SHBA-Karta e Adriatikut” në Shkup. Pendarovski tha se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës solli sfida për arkitekturën e sigurisë së Evropës dhe Maqedonia e Veriut e ka dënuar “pushtimin e paligjshëm” që nga fillimi. Ai tha se Maqedonia e Veriut mbështet plotësisht dhe kontribuon me kapacitetet e saj përpjekjet e NATO-s për të forcuar krahun e saj lindor, raportoi Anadolu Agency. “Është e vërtetë që lufta në Ukrainë mund të…

Read More