Ministri i Arsimit dhe Shkencës Dr.Jeton Shaqiri në intervistë për portalin Politiko.makdomen.net, i pyetur mes-tjerash edhe për rritjen e pagave në arsim ka deklaruar se brenda një viti punonjësve të arsimit u janë rritur pagat për 35 për qind. “Brenda një viti punonjësve të arsimit u janë rritur pagat për 35 për qind. Të gjithë këtë e kemi arritur nëpërmjet një bashkëpunimi. Edhe mëtej do të punojmë për të rritur pagat. Të gjithë mësimdhënësit nga muaji shtator marrin rroga me 15 për qind rritje. Në këtë kohë kemi pasur edhe rritje të pagave në arsimin e lartë rreth 30 për…
Author: Politiko
Këshilltari nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Veton Murati ishte ndër të parët që reagoi pas skandalit të publikuar në indeks.mk lidhur me milionat që dyshohet se i ka keqpërdorur kreu i Tetovës, Bilall Kasami. Pas publikimit të skandalit në indeks, Murati publikoi edhe kontratat e nënshkruara mes Komunës dhe kompanive që kanë nga një të punësuar dhe dyshohet se janë të afërta me Bilall Kasamin. Në një prononcim për indeks.mk, Murati ka thënë se indikacionet që ka keqpërdorim janë evidente dhe se për këtë duhet të reagojnë autoritetet ligjzbatuese po edhe komisioni anti-korrupsion. Sipas Muratit, kjo…
Këngëtari Jason Derulo është akuzuar për ngacmim seksual në një çështje ligjore të nisur nga një këngëtare e cila kishte nënshkruar me kompaninë e tij diskografike. Emaza Gibson, të cilës iu ofrua një kontratë regjistrimi me kompaninë e Derulos, tani po e padit atë, duke pretenduar se ai i dha fund marrëdhënies së tyre të punës pasi ajo refuzoi kërkesat e tij seksuale. Gibson ka thënë se ajo ka mbetur e “traumatizuar” nga përvoja, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Derulo i ka mohuar pretendimet, duke i quajtur ato “plotësisht të rreme dhe lënduese”. Gibson paraqiti ankesën e saj kundër Derulos, të…
Ashtu si shumica e çifteve edhe Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle me sa duket kanë pseudonime private për njëri-tjetrin, që i përdorin pas dyerve të mbyllura. Por ndonjëherë padashur ndodh që këto pseudonime të zbulohen edhe për të tjerët, siç ka vepruar Meghan, duke e bërë të ndjehet i tallur Princ Harry-n nga miqtë e tij të ngushtë që e dëgjuan. Kjo ndodhi kur Harry mori pjesë në “Late Late Show” me moderatorin James Corden, në LA. Gjatë show-t moderatori në një video-call lidhet me Meghan dhe kur kjo e fundit shikon Harryn në sfond, pyet: “Haz,…
Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon në fundjavë. FC Prishtina dhe Ballkani do të përballen në xhiron e ardhshme në Superligë, e cila konsiderohet edhe si kryendeshja e javës. Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për xhiron e nëntë. Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Ilir Mehmeti. Delegimet e ndeshjeve tjera:
E mirënjohura e muzikës zbavitëse e popullore, numëron shumë këngë hite gjatë karrierës së saj. E, një nga këngët e bukura të saj është padyshim edhe “Fati dhe vuajtja”, një këngë e bukur dhe prekëse. Edona, pas shumë vitesh i është kthyer interpretimit të kësaj kënge, edhe atë në veturë Siç mund ta shihni, këngëtarja po e këndon me shumë emocione, si njëherë e një kohë.
Ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projek të ri muzikor. Bëhet fjalë për këngëtaren Eni Koçi, e cila prej më shumë se një vit nuk ka sjell ndonjë këngë të re për fansat. Kjo pasi bukuroshja nga Shqipëria ishte më shumë e fokusuar në jetën personale, pasi u bë nënë për herë të parë. Ajo tani ka paralajmëruar fansat se po rikthehet me projekte të reja duke u shfaqur nga një studio muzikore. “Këngë të reja po vijnë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit në InstaStory. E fundit mbetet “Ama” në bashkëpunim me partnerin e…
Lola Hardinaj është aktive në mediat sociale duke ndarë momente nga jeta private e saj. Ajo mbrëmë ishte e ftuar tek një dasem se bashku me Dautin dhe babain Mustafen Babë e bij dukën të lumtur pranë njeri tjetrit teksa e hedhin vallen. Kujtojmë se Lola shumë herë ka treguar raportin e ngushtë më babain e saj.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, çdo vit raportohen rreth 246.660 raste të reja të kancerit të gjirit dhe më shumë se 50 mijë gra nuk e fitojnë dot betejën me këtë sëmundje, e cila klasifikohet si një nga më vdekjeprurëset në nivel global. Statistikat janë akoma e më të frikshme në SHBA, ku nga hulmumtimet e bëra rezulton se kjo sëmundje prek në 1 në 8 gra. Gazetarja Çenkuela Hasa ka ndarë historinë e mamasë së saj dhe gjithë kalvarin që nënë e bijë, asokohe ajo ishte vetëm 16 vjeç, kaluan së bashku gjatë përballjes me…
Ballkani ka marr fitore të madhe ndaj Dinamo Zagreb me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës ishte shumë më e mirë duke e kontrolluar lojën nga fillimi dhe duke qenë më e rrezikshme. Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Qëndrim Zyba jep pasim të bukur për Almir Kryeziun i cili me të parën gjuan dhe shënon për 1-0 një super gol. Gjyqtari akordoi pozitë jashtë loje, por që me rishikimin e VAR goli u pranua. Ballkani shkoi në pushim me një gol epërsi, ndërsa me të…