Olta Gixhari, e ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas” tregoi më shumë për rolin e saj si Jonida në “Më lër të flas”. Aktorja u shpreh e emocionuar për mënyrën si është pritur filmi nga publiku. Ndërkohë, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj donin të dinin më shumë për bashkëpunimin mes saj dhe Luiz Ejllit, që në film është burri si saj (Besi). Luizi në film ka luajtur veten, tha Olta. “Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon.…
Author: Politiko
Ismajl Morina, i njohur si “Ballisti” ka bërë një gjest goxha të veçantë. Ai sot e ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator pas një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb, në Banjskë të Zveçanit. “Ballisti” si dhuratë ua ka dërguar atyre fanellen e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë Jasir Asanit. “Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!”, tha Morina. Jasir Asani, është një nga futbollistët kryesor të “Kuqezinjve”. Asani realizoi dy supergola në ndeshjen kundër Polonisë dhe Çekisë. Shqipëria të enjten fitoi…
Në Shqipëri, nesër pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit europian. Ish ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, thotë se pas agresionit rus në Ukrainë zgjerimi BE-së me vendet e rajonit është ngjitur në përparësitë e agjendës së Brukselit, dhe “vendet e Ballkanit nuk do të duhet ta shpërdorojnë këtë mundësi të artë”. Bushati analizon ecurinë e Procesit të Berlinit dhe pritshmëritë nga ky proces dhe ai i integrimit evropian. Intervista e plotë: Zëri…
Gratë rurale janë shtyllë e ekonomisë lokale, duke kontribuar si fermere, punëtore sezonale dhe si ndërmarrëse, porositi presidenti Stevo Pendarovski në ngjarjen e sotme në Krushevë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas të Mjedisit Rural. Siç informojnë nga kabineti i tij, Pendarovski ka theksuar se në realitet ende jemi larg arritjes së barazisë së plotë të gruas rurale në çdo nivel në shtet. “Padyshim, kemi një punë të madhe përpara që të mundësojmë pavarësi ekonomike dhe integrimin social të gruas rurale. Në këtë rast, kusht i domosdoshëm është mbështetja e lidershipit të grave dhe të organizatave që merren me…
Arben LLALLA Lëvizja Besa u themelua në Nëntor 2014 me një eufori nën petkun se përfaqësonin të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni, por në të vërtet shumë drejtues të kësaj lëvizje ishin mare më parë me shoqatat bamirëse islame dhe kishin mbaruar shkollat teologjike islame. Me buzëqeshje, me premtime duke rrahur gjoksin drejtuesit e kësaj lëvizje po kërkonin votat shqiptare në Maqedoni në çdo qoshe, xhami, dyqane, diasporë, etj. Por koha tregojë se shumica e shqiptarëve nuk i besonte se këta vërtet përfaqësonin djalërinë kombëtare duke parë se shumë prej drejtuesve të Besës thirreshin në emër të Turqisë, Erdoganit dhe…
Madonna ka treguar mbështetje për Ukrainën në natën e hapjes së turneut të saj festiv në Londër të shtunën mbrëma. Këngëtarja hodhi flamurin e Ukrainës mbi kurrizin e saj, para se të fillonte “Don’t Cry for Me Argentina”. Javë pas një shqetësimi shëndetësor, 65-vjeçarja performoi në “O2”, duke trajtuar mijëra fansa të adhuruar me më shumë se 40 këngë nga karriera e saj katër dekadash, një mori veshjesh ekstravagante dhe një sërë skenash teatrale, shkruan “The Independent”.
Xhudisti nga Kosova Blin Kuka, ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kupën Evropiane U18 të xhudos që po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Ai në finale humbi nga polaku Mateusz Wacko. Kuka, raundi e parë e kaloi pa luftë derisa të dytin e mposhti xhudistin belg, David Ngoumou, shkruan KosovaPress përcjell Klankosova.tv Në çerekfinale, xhudisti kosovar e mposhti atë polak, Adam Grzeskowiak, ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter. Por, në finale u ndal nga polaku Wacko, nga i cili u mposht dhe mbeti me medaljen e argjendtë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Shqipëria është duke shkuar në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ajo, në një konferencë për media gjatë vizitës në Tiranë, ka theksuar se BE-ja dëshiron zgjerimin e saj, pasi sipas saj, Evropa do të forcohet më shumë. “Shqipëria po ec me sukses për t’u bërë pjesë e BE-së. Në krye të të gjitha përparësive tona është zgjerimi, duam që partnerët tanë, fqinjët tanë të bëhen pjesë e jona që ta plotësojmë BE-në është në interesin tonë, në këtë formë do t’i jepet forma dhe…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Tirana, në vigjilje të Samiitit të Procesit të Berlinit u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i kthehen dialogut. Ajo ka thënë se dialogu i Brukselit është rruga e vetme që duhet ndjekur. “Marrëveshja e Ohrit, ajo që është arritur në shkurt dhe mars janë baza, themeli për pajtim ndërmjet dialogut të BE-së”. “Është shumë me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre. Vendi i duhur për pajtim është dialogu sepse kjo është rruga e duhur për të ardhmen”.
Sipas kalendarit të dakorduar mes pushtetit dhe institucioneve të BE-së, ndryshimet kushtetuese duhet të implementohen deri në fund të muajit nëntor, në mënyrë që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare dhe të hapen kapitujt me Bashkimin Evropian. Por, edhe pse votimi i ndryshimeve kushtetuese është pezulluar nga kryetari i kuvendit pa afat, dhe, në këtë drejtim nuk ka lëvizje, pushteti akoma është optimisit se kjo çështje mund të mbyllet me kohë dhe me sukses. Ish-amabsadori Nano Ruzhin këtë optimizëm ia vesh ndonjë marrëveshjeje eventuale mes akterëve politik. “Ndoshta ka disa bisedime, marrëveshje, plotësim të disa kushteve. Kështu që, si fillim…