Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kritikon Serbinë për sulmin në Banjskë
    RAJON

    Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kritikon Serbinë për sulmin në Banjskë

    19/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Parlamenti Evropian do të votojë sot për një rezolutë që kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kritikon Serbinë për sulmin terrorist në fshatin Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës dhe u plagosën pesë të tjerë.

    Rezoluta, e titulluar “Normalizimi Kosovë-Serbi”, është hartuar nga eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili ka shpalosur detaje lidhur me përmbajtjen e saj në një postim në X, ish-Twitter. Ai tha se paragrafi i 26-t i rezolutës rikujton se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar 2024.

    “Paragrafi i rezolutës ‘Normalizimi Serbi-Kosovë’, që do të votohet nga PE: 26. Rikujton se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar”, shkroi Reuten.

    Rezoluta gjithashtu shpreh keqardhje për viktimat dhe ngushllime për familjen dhe kolegët e Afrim Bunjakut, policit qe u vra në sulm, dhe kërkon nga Serbia të dënoj me vendosmëri aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmoj në rivendosjen e qetësisë në kufi. Rezoluta thekson se sulmi ishte një akt terrorist i organizuar nga Zvonko Radojiçiq, një person i kërkuar nga Interpoli, dhe kërkon ekstradimin e tij nga Serbia.

    Rezoluta gjithashtu mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin e Bashkimit Evropian si ndihmues. Rezoluta inkurajon palët të angazhohen konstruktivisht për arritjen e njohjes reciproke dhe një marrveshje ligjore të detyrueshme, si parakusht për integrimin në BE.

    Rezoluta reflekton edhe deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili gjat konferencs per medie me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, theksoi nevojen qe te dyja palet te deshmojne nje fryme pergjegjesie. Ai nënvizoi qart pritshmrit e tij nga presidenti serb, Vuçiq : të dnoj me vendosmrin më të madhe aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmoj në rivendosjen e qetësis në kufi.

    Rezoluta pritet të miratohet me shumicën e votave nga eurodeputetët. Rezoluta nuk ka fuqi ligjore, por ka një rëndesi politike dhe simbolike. Rezoluta shpreh vullnetin e Parlamentit Evropian për të mbrojtur interesat dhe vlerat e BE-s në rajon. (politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleVetëvendosja bojkoton seancën për policinë, opozita kërkon mbështetje financiare
    Next Article Senatorja Boyer: Benzemas t’i hiqet pasaporta franceze dhe “Topi i artë”

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.