Një person është zhdukur në Gjilan, ka njoftuar policia. Sipas njoftimit i njëjti ka dalë nga shtëpia me datë 25 mars, dhe deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. “Më 01.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, njofton policia. /Telegrafi/
Author: BILD
Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria kontribuon si aleat dinjitoz për sigurinë e përbashkët, teksa ka ndarë edhe një video nga Forcat e Armatosura dhe momente të tjera të vendit tonë në Aleancë. “15 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, aleancës më të rëndësishme ushtarake ku vendi ynë kontribuon si aleat dinjitoz për lirinë dhe sigurinë e përbashkët”, shkruan Rama. Presidenti Bajram Begaj thekson se anëtarësimi në NATO realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar dhe është një…
Modelja Joana Sanz është rikthyer te Dani Alves pasi futbollisti brazilian doli nga burgu, duke i dhënë fund spekulimeve për divorcin e tyre të mundshëm. Pas javësh spekulimesh, modelja hodhi poshtë çdo dyshim duke shpërndarë një fotografi në Instagram ku e tregonte duke mbajtur dorën e Alves, duke konfirmuar se ata janë ende bashkë. Sigurisht, postimi i Sanz në Instagram bëri bujë në rrjetet sociale, me shumë komente nga përdoruesit që nuk e kuptojnë se si ajo mund të vazhdojë me Alves të dënuar për sulm seksual. Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2015 dhe u martuan në vitin 2017.…
Normalisht biondja Khloe Kardashian u pa me flokë të kuqë për një fushatë pranverë/verë 2024. Ylli i Keeping Up With The Kardashians po pozonte për koleksionin e saj të tretë me kompaninë “Fabletics” të Kate Hudson. Ajo dukej e gatshme për t’u stërvitur, teksa shfaqte figurën e saj fantastike falë stërvitjeve të përditshme të orës 6 të mëngjesit, shkruan DailyMail. Nëna e dy fëmijëve postoi imazhet në Instagram të hënën në mëngjes, ku shkroi: “Ajo është kthyer, Khloe v 3, Fabletics”. “Fabletics” është një markë aktive e stilit të jetesës e themeluar në vitin 2013 nga Hudson si dhe Don…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 153 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 masa, nga të cilat 14 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, dy masa për kalim në semaforë të kuq, katër masa për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së…
Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Iwate dhe Aomori në Japoninë veriore, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Epiqendra ishte në pjesën veriore bregdetare të prefekturës Iwate, tha agjencia, duke shtuar se nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për cunami. Për momentin nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.
“Ju njoftojmë se sot, (e martë, 02.04.2024) në ora 15:00 tek Parku i Çairit, në kuadër të Frontit Europian, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të nënshkruajë marrëveshje të koalicionit me kryetarin e Lidhjes Demokratike Boshnjake, Munir Kolashinacl – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/
Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Këlcyrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Kuqar, kur një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosa. Policia njoftoi se viktimë ka mbetur shoferi nga Shkodra dhe 7 shtetas që dyshohet se janë klandestinë. “Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga…
I ftuar në emisionin Klan Debat, politikologu Valon Bela, tha që minimizimi i kryeministrit shqiptar vjen si ndikim i politikave të VMRO-së. Sipas Belës barabrizmat që përdor VMRO-ja dhe qëllimet e saj janë që ta largojë nënshkrimin e mArrëveshjes së Ohrit. “Minimizimi i kryeministrit shqiptar se nuk është zgjedhur shkak i pjesmarrjes së UÇK-së është ndikimi i VMRO-së me koalicionin VLEN. Në bazë të protokollit është dashur të bëhet kryeministër Artan Grubi. Zinxhiri i administartës kërkon që çdo i punësuar përmes përvojës të avancohet dhe ai i plotësonte kushtet meqë pati dhe postin e zëvendëskryeministrit për 4 vite. Spostimi i…
Klan Maqedoni mëson detaje të reja ekskluzive për incidentin e aramtosur në Haraçinë. Sipas informacioneve jozyrtare, tre persona kanë ngelur të plagosur nga sulmi me armë zjarri në drejtim të kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi. Policia ka bllokuar rrugët dhe po hetohet rasti./tvklan.mk