Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»RAJON»Shqipëria shënoi 15 vjetorin në NATO, Rama: Jemi aleat dijnitoz për sigurinë e përbashkët
    RAJON

    Shqipëria shënoi 15 vjetorin në NATO, Rama: Jemi aleat dijnitoz për sigurinë e përbashkët

    02/04/2024
    Facebook Twitter Email
    Albania's Prime Minister Edi Rama looks on during a meeting between NATO Secretary General Jens Stoltenberg and Allied leaders from the Western Balkan countries, in Skopje, North Macedonia, on Wednesday, Nov. 22, 2023. (AP Photo/Boris Grdanoski)

    Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria kontribuon si aleat dinjitoz për sigurinë e përbashkët, teksa ka ndarë edhe një video nga Forcat e Armatosura dhe momente të tjera të vendit tonë në Aleancë.

    “15 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, aleancës më të rëndësishme ushtarake ku vendi ynë kontribuon si aleat dinjitoz për lirinë dhe sigurinë e përbashkët”, shkruan Rama.

    Presidenti Bajram Begaj thekson se anëtarësimi në NATO realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar dhe është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

    “Data e 1 Prillit të vitit 2009 jetësoi vizionin Euroatlantik të shqiptarëve për të qenë pjesë e Aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme të kohës sonë. Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me Perëndimin. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”, shprehet presidenti në një postim në rrjetet sociale.

    Ai shpreh mirënjohje ndaj popullit shqiptar, SHBA-ve dhe aleatëve, të cilët mundësuan realizimin e këtij anëtarësimi.

    “Shqipëria në këto 15 vite në NATO ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike. Krenar për efektivët e Forcave tona të Armatosura, si dhe vajzat e djemtë shqiptarë në misionet paqeruajtëse dhe operacionet e NATO-s, si: Afganistan, Irak, Bosnjë, Kosovë, Bullgari, Letoni dhe Deti Egje. Shqipëria do të vijojë të jetë e palëkundur që, së bashku me aleatët, të mbrojë lirinë e të kontribuojë për një botë në paqe”, deklaroi presidenti Begaj.

    Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Kështu theksoi sot kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një mesazh në kuadër të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

    “Mirënjohje për të gjithë ata burra dhe gra në uniformë, në politikë, në fushën ushtarake dhe të sigurisë, që punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues të Forcave tonë të Armatosura, si dhe rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve tanë në NATO”, tha Meta.

    Meta u shpreh se “në këtë përvjetor historik, shpreh falenderimet më të përzemërta ndaj të gjitha vendeve aleate dhe mike, të cilat e mbështetën me shumë besim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kontribuuan në mënyrë të gjithanshme për modernizimin e Forcave tona të Armatosura, në veçanti për Presidentin George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë, në vitin 2007, frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të qëllimit madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”.

    Një mesazh përcolli edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

    “15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, një arritje që bëri krenar çdo shqiptar. Për mua ka qenë nder i veçantë të shërbeja si ministër i Punëve të Jashtme në këtë moment historik”, shkruan Basha.

    Ai ndan një pjesë të mesazhit të mbajtur në ceremoninë e nënshkrimit të protokolleve të anëtarësimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut, para përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s:

    “Rrallëherë, një komb që luftonte për lirinë e tij, ka rrugëtuar kaq i vetmuar në horizontet e historisë, për kaq gjatë. Izolimi, i imponuar apo i vetëshkaktuar, shënjoi historinë e kombit tim. Është saga e një udhëtimi të pashoq drejt ëndrrës europiane. Luftuam shumë dhe vuajtëm shumë. Por e ardhmja lind përmes sakrificës.

    Në muzg të luftës tonë për liri ne farkëtuam aspiratën tonë kombëtare për të rrugëtuar sërish krah për krah me popujt e lirë të familjes euroatlantike. Ndaj sot me nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit, shqiptarët festojnë domethënien e këtij momenti jetik në historinë tonë kombëtare. Kurrë më nuk do të jemi të vetmuar në kauzën e mbrojtjes së lirive tona.

    Ne do të rrugëtojmë dhe ngrihemi së bashku me ju, kurrë më të ndarë nga tirania apo shtypja por të njësuar rreth vlerave të përbashkëta të dashurisë për lirinë, respektit për dinjitetin njerëzor dhe shanseve të barabarta para ligjit. Këto vlera të paçmueshme, këto të vërteta të padiskutueshme përbëjnë kolonat e identitetit tonë të përbashkët, janë çfarë na bashkon e na bën më të fortë, janë vetë arsyet për të cilat luftojmë dhe vendosim në altarin e sakrificës sublime jetët e bijve dhe bijave tona në uniformë, sa herë këto vlera kërcënohen”, deklaroi Basha.

    Previous ArticleGruaja e Alves hoqi dorë nga divorci, kthehet tek ai pasi doli nga burgu
    Next Article Zhduket një person në Gjilan

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.