Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak, z. Munir Kolašinac, sot u dakorduan që edhe komuniteti boshnjak t’i bashkangjitet Frontit fitues Europian. Kështu, Kolašinac do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Frontit Europian për deputetë në Zonën e I-rë zgjedhore. Ditë më parë, Fronti Europian i iniciuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Kryetari Ali Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit Zejd, Partinë Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës, Partinë Demokratike Turke të Bejxhan Iljas,…
Author: BILD
Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes rrjeteve sociale ka sfiduar krerët e opozitës. Në një video të publikuar nga Grubi, shihen duke folur, Mexhiti, Gashi e Taravari dhe në asnjë moment të vetëm mbështetësit e opozitës, Grubi ka kërkuar që treshja opozitare të marrin guximin dhe të publikojnë pamje nga turma që sipas zëvendëskryeministrit treshja nuk ka guxim ti publikojë sepse numri i tyre është vogël. Në shkrimin e tij, Grubi ka shkruar 25+, duke aluduar në atë se Bashkimi Demokratik për Integrim, respektivisht “Fronti Europian” do të shënojë fitore të thellë kundrejtë opozitës. Postimin dhe videon e plotë të Artan Grubit…
Në orët e para të së dielës do të hyjmë zyrtarisht në orën verore, ku akrepat do të livizin para për 60 minuta; kjo do të thotë se ‘do të flemë një orë më pak’. Ndonëse, tani do të kemi një orë shtesë të rrezeve të diellit ne do të humbim një orë gjumë, shkruan Express.co.uk. Thënë kështu, neve mund të na çrregullohet gjumi dhe të kemi problem të mësohemi me orën e re. Një eksperte thotë se kur ndryshojnë orët, ritmi ynë cirkadian ose ora e brendshme e trupit që ndihmon në rregullimin e hormoneve dhe temperaturës – duhet…
Ka përfunduar procesi për promovimin e listave të kandidatëve për deputetë nga pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 8 maj. Sipas orarit për përgatitjen e zgjedhjeve, afati për dorëzimin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve skadon më 2 prill në mesnatë. Fundjavën e kaluar LSDM dhe Koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI dhe Lëvizja “ZNAM” “Për Maqedoninë tonë” kanë promovuar listat për deputetë. Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tashmë janë qartësuar pesë koalicione dhe dy parti që do të shkojnë…
Një fëmijë dhjetëvjeçar është sulmuar nga një tufë qensh endacak në Tetovë me çka ka pësuar lëndime në këmbën e tij. Nëna e fëmijës në rrjetin e saj Facebook ka shpërndarë fotografi të djalit të saj nga plagët e shkaktuara nga qeni, ndërsa ka kërkuar që komuna të përkujdeset për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. “Kjo është këmba e djalit tim Kalin. Kalin është 10 vjeç dhe dje në orën 18:30 doli të luajë jashtë dhe në mes të qendrës së këtij qyteti të tmerrshëm të Tetovës, përballë një kopshti, ku duhet të jetë më i sigurti, 6 qen rrugësh…
Tre fitore të skuadrave vendase dhe 9-të e atyre mysafire është epilogu i 12-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA Oklahoma pas fitores së sotme kundë Nju Jorkut në transfertë me rezultatin e ngusht 113-112 sërisht merr kryesimin në renditjen e tabelës. Jalen Williams me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Brunson për nju-jorkezët. Denver fitoi 130-101 ndaj Cleveland dhe zbret në vendin e dytë, ndeshje ku u dallua Nikola Jokiq me një “triple double” me 26 pikë, 18 kërcime e 16 asist. Jashtë fushe…
Sot pothuajse në të gjithë botën shënohet Dita e Rrenave. Dita e Rrenave është një zakon vjetor më 1 Prill që përbëhet nga shaka me gënjeshtra dhe mashtrime praktike. Historia pas Ditës së Gënjeshtrave është e panjohur dhe ka pasur hipoteza të shumta në lidhje me origjinën e saj. Megjithatë, teoria më e besueshme e lidh atë me fundin e shekullit të 16-të, kur Papa Gregori XIII propozoi zbatimin e kalendarit gregorian. Kur kalendari Gregorian hyri në fuqi, 1 janari u bë fillimi i vitit. Ai zëvendësoi praktikën e fillimit të vitit në fund të marsit sipas kalendarit julian. Franca…
Mbi 60 shqiptarë të Lagjes së Parë në Gjakovë janë masakruar nga forcat serbe, në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999. Në lagje u qëlluan dhe u dogjën të gjallë burra, gra e fëmijë. Flaka që dilte nga shtëpia e familjes Vejsa tronditi banorët e qytetit. Krismat e automatikëve nuk kishin të ndalur. Shtëpia digjej bashkë me trupat e njerëzve të gjallë e të vrarë. Njëzetë vetë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi të strehuar në shtëpinë e Lulzimit u ngjitën në qiell bashkë me flakën që dogji trupat e tyre për ta sjellë dritën e…
Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje në Maqedoni të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes. Nënshkrimi i Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit që nga viti 2014 dhe mbahet para çdo zgjedhje. Deklarata do të nënshkruhet nga kryetarët dhe anëtarët e rinj të partive politike. “Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të përçojë një mesazh të qartë për të gjithë opinionin në vend se politikanët e rinj, si vendimmarrës të ardhshëm, kanë një vullnet dhe vendosmëri të…
Gazetari dhe pronari i portalit, Tetovasot, Rami Mislimi, ka reaguar në “Facebook”, ku mes tjerash ka njehur projektet dhe sukseset e kabinetit Qeveritarë të këtij 4 vjeçari. Duke shpërndarë fotografinë ku shifen, Artan Grubi, Jeton Shaqiri, Kreshnik Bekteshi, Bujar Osmani, Fatmir Besimi e Naser Nuredini, Mislimi ka thënë se shqiptarët si popull s’do të kenë përfaqësim dhe format të fuqishëm, të guximshëm, të ndershëm dhe në fund edhe të dijshëm që na kanë zbardhur fytyrën në çdo paraqitje të tyre publike dhe jopublike. Sipas Mislimit, shqiptarët si qeverisjen 2020 – 2024 kurrë s’do ta kenë. Shton se për herë të…