Author: BILD

Sipas sondazheve të kryera nga IPIS për muajin mars lidhur me zgjedhjet presidenciale, i cili u prezantua mbrëmë në emisionin “Objektiv” në RTVM, në bllokun shqiptar, Bujar Osmani është në përparsi, avantazh para kandidatit të opozitës, Arben Taravari. Sipas të dhënave të publikuara nga institute IPIS, në njësinë zgjedhore 2, Bujar Osmani në zgjedhjet e 24 prillit pritet të marrë 7,6%, kurse Taravari është 6,6%. Sa i përket bllokut maqedonas, kandidatja e opozitës VMRO është e para, kurse pas saj, vjen Pendarovski. Në zonën zgjedhore dy, 8.5% e qytetarëve kanë thënë se nuk votojnë për asnjë kandidat, kurse 17.4% kanë…

Read More

Ish shefi i kabinetit të Bekim Sali, Meriton Civuli mbrëmë edhe zyrtarisht me shumë bashkë-partiak është bërë pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Njoftimin e ka bërë sekretari gjeneral i BDI-së, Faton Ahmeti nëpërmes “Facebook”. “Qytetarët e kanë kuptuar mesazhin, çdo ditë e më shumë po marrim përkrahje. Më kënaqësi të madhe ju njoftoj që në rrugëtimin tonë politik na janë bashkangjitur shumë struktura dhe anëtarë të partisë Alternativa”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti. Përveç Civulit, në rradhët e BDI-së, ka kaluar edhe ish drejtori Erhan Zuberi po edhe ish kryetari i degës së Alternativës Dritan Bexheti së bashku me…

Read More

Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake “humbëse” të aftë për të gjuajtur raketa. Forcat e Kievit pretendojnë se kanë fundosur një të tretën e anijeve luftarake ruse në pak më shumë se dy vjet luftë, në një goditje të rëndë për aftësinë ushtarake të Moskës. Ukraina nuk ka një marinë tradicionale – anijet e saj u kapën kryesisht gjatë aneksimit të Krimesë – por flota e saj e anijeve me drone ka bërë kërdi, raporton skynews. Zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk tha për mediat lokale se të gjitha…

Read More

Ambasadorja amerikane në selinë e NATO-s në Bruksel, Julianne Smith, ka thënë të martën se Rusia është duke tentuar të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor me metoda klasike, por NATO-ja është duke i monitoruar me kujdes këto veprime dhe po punon me partnerët për të ruajtur stabilitetin e rajonit. Ajo i ka bërë të ditura këto qëndrime gjatë një deklarimi para gazetarëve, në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s , që zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel. “NATO-ja ka pasur prani të kamotshme në Ballkanin Perëndimor. Që nga vitet 1990, aleatët e NATO-s kanë bërë…

Read More

Instagram po teston një veçori që kombinon interesat e dy përdoruesve. Instagram po punon për një veçori që do të lejonte që përmbajtja e Reels t’i rekomandohet një përdoruesi dhe mikut të tyre, bazuar në videot që ata kanë ndarë me njëri-tjetrin, si dhe në interesa të tjera individuale. Veçoria, e cila u zbulua së fundmi, aktualisht quhet Blend. Instagram konfirmoi për TechCrunch se po teston Blend brenda dhe nuk ka filluar ende ta testojë atë publikisht. Ekziston një mundësi që Blend të mos jetë kurrë zyrtarisht i disponueshëm, por është gjithmonë interesante të shikosh idetë me të cilat luan…

Read More

Bertha Gertrud Riniker ishte mësuese në kantonin Aargau për shumë vjet. Ajo dha mësim në shkollën Gönhard në Aarau. Ajo vdiq në vitin 2020 në moshën 94-vjeçare dhe u varros në Aarau, transmeton albinfo.ch. Ajo i la qytetit Aarau rreth 300 mijë franga – një trashëgimi bujare, siç raporton “Aargauer Zeitung”. Dëshira e saj e fundit ishte të përdorte paratë për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë në rrethana të vështira financiare. Tani komuniteti dëshiron ta zbatojë edhe këtë. “Me kërkesën e Bertha Gertrud Riniker, trashëgimia do të përdoret për trajnime dhe ndihmë arsimore për fëmijët dhe të rinjtë, të…

Read More

Fëmijët dhe të rriturit në Angli që jetojnë me diabet të tipit 1 do të marrin një “pankreas artificial” në një iniciativë të parë botërore që po zbatohet nga autoritetet shëndetësore të këtij vendi. Sipas mediave britanik, pajisja “novatore” monitoron vazhdimisht glukozën në gjak të një personi dhe më pas rregullon automatikisht sasinë e insulinës që i jepet përmes një pompe. Sistemi quhet Sistem Hibrid i Mbyllur, i quajtur nganjëherë “një pankreas artificial”, ku një monitor i sheqerit në gjak, pompë insuline dhe softuer në telefonin e një personi “komunikojnë me njëri-tjetrin”, sipas Diabetes UK. Ai heq nevojën për të…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken pas urimit të tij për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Rama është shprehur se Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s. “Faleminderit sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne…

Read More

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (02.04.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 96 gjoba, nga të cilat 13 për tejkalim të shpejtësisë, tetë për drejtim mjeti pa patentë shoferi, tre gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë.

Read More

Një tërmet me magnitudë prej 7.4 ballësh ka goditur Tajvanin, ku ka lënë të vdekur së paku katër persona teksa janë lënduar 57 të tjerë. Në pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale, shihet momenti i goditjes së tërmetit, i cili ka shkundur gjithçka, e madje është paralajmëruar edhe për cunami. Tërmeti që e goditi sot Tajvanin ishte më i forti në 25 vitet e fundit, teksa banorët janë këshilluar që të evakuohen në vise më të larta, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Më poshtë mund t’i gjeni pamjet e momentit të tërmetit të cilat janë publikuar në rrjete sociale: JUST IN:…

Read More