Author: BILD

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, duke lënë së paku katër të vdekur, ndërsa janë lënduar 57 të tjerë. Tërmeti, i cili thuhet se është më i forti në 25 vitet e fundit ka shkaktuar paralajmërime për cunami për ishullin dhe Japoninë jugore. Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit i ka këshilluar banorët që të evakuohen në toka më të larta, pasi ka rrezik për cunami, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për ishujt Miyakojima dhe Okinawa, duke paralajmëruar për valë deri në…

Read More

Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha të martën se Kosova dhe Serbia, si dhe mbështetësit e jashtëm, duhet të punojnë për zbutjen e rreziqeve afatshkurtra nga dhuna në veriun e banuar me shumicë serbe, dhe më pas të kërkojnë mënyra për të siguruar qëndrueshmëri në zonë. Në një raport të kësaj organizate, që harton analiza të pavarura dhe këshilla për parandalim, zgjidhje dhe menaxhim të konflikteve, thuhet se “Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj me shumicë serbe, ndërsa shpresat për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit po shuhen”. Institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të…

Read More

Komunikacioni në vendkalimet kufitare nga Greqia drejt vendeve fqinje, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, sot dhe nesër do të jetë në ndërprerje për shkak të grevës 48-orëshe të nëpunësve doganorë grekë. Nga Federata e doganierëve thonë se qytetarët të cilët gjatë dy ditëve të ardhshme kanë planifikuar të udhëtojnë në Greqi, mirë do të ishte ta anulojnë udhëtimin e tyre. Nga Federata e nëpunësve doganorë të Greqisë kumtuan se doganierët nga Drejtoria e doganave për të ardhura publike, si dhe nga Ministria e Financave do të mbajnë grevë 48-orëshe, ndërsa nga Sindikata e të punësuarve në sektorin publik…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall Qytetar Nderi i Qytetit të Prizrenit nga kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj. Totaj në fjalimin e tij tha se vendimi që Ali Ahmeti të merr këtë titull erdhi me vendim të Këshillit Komunal, duke vlerësuar punën e kreut të BDI-së si në kohë luftë ashtu edhe në paqe. “Është moment i rëndësishëm ky i sotshmi për të shpallur qytetar nderi z.Ali Ahmeti dhe për këtë iniciativë nuk kemi pasur asnjë dyshim, ndaj ne si qytet i lidhjes dimë të nderojmë njerëz të kalibrit Si z.Ahmeti. Pse të nderohet Ali…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është shpallur qytetar nderi nga ana e Komunës së Prizrenit të udhëhequr nga Shaqir Totaj. Për marrjen e këtij çmimi kreun e integristëve e uruan edhe nga Vetëvendosja po edhe PDK-ja e LDK-ja dhe të gjitha partitë që janë pjesmarrëse në Këshillin e Komunës së Prizrenit. Të gjithë përfaqësuesit e partive në Prizëren numëruan të arriturat dhe sukseset politike të Ali Ahmetit. Përveç sukseseve politike, përfaqësuesit politik në Kosovë numëruan edhe sakrificat dhe përkushtimin e Ali Ahmetit, (Abaz Gjukës) për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës gjatë luftës së UÇK-së. “Ne vërtetë lidhja…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpallet sot qytetar nderi i qytetit të Prizrenit nga kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj. Përmes një fjalimi, përfaqësuesi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se Ali Ahmeti është njeriu i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ndaj ky titull i jepet një njeriu meritor dhe një politikani vizionar siç është kryetari i BDI-së. “I nderuar lider I punëve të mëdha për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, z.Ali Ahmeti. Mire së erdhët ne qytetin e historisë, në Prizren. Të nderuar që të shpallim qytetar nderi, një personazh të rëndësishëm…

Read More

Atletico Madrid, ashtu si Barcelona, ​​e kanë bërë zakon të nënshkruajnë me lojtar të lirë në vitet e fundit dhe Los Colchoneros janë të vendosur të marrin një përforcim falas nga Blaugranët këtë verë. Mbrojtësi i majtë, Marcos Alonso thuhet se ka një marrëveshje për t’iu bashkuar Atleticoss, sipas të dhënave të fundit nga kryeqyteti spanjoll. Fabrizio Romano zbuloi se ishte marrë vendimi për të mos rinovuar kontratën e Alonsos këtë verë dhe se ai do të largohet i lirë. Po kështu, kapiteni Sergi Roberto mund të jetë gjithashtu një emër tjetër që largohet, megjithëse ky vendim nuk është përfundimtar…

Read More

Egla është shndërruar në një personazh mes “dashurisë dhe urrejtjes”, duket se për të nuk ka “të mesme të artë”, teksa është shndërruar në një fenomen në shtëpinë e Big Brother VIP3. Aktorja kontraverse, është dënuar në një dhomë izolimi, e ndarë nga banorët e tjerë të shtëpisë, disa prej të cilëve mendojnë se kanë shpëtuar njëherë e mirë prej saj. Fakti që Egla tashmë është një prej konkurrenteve më të forta, e tregojnë edhe statistikat. Një video e saj, ku u zbulua e vërteta që nuk është eleminuar, ka thyer shikueshmërinë, duke mbledhur mbi 1.9 milionë shikime në vetëm…

Read More

Artisti i njohur, Flori Mumajesi është në fazën përfundimtare të punës për albumin e tij të ri, i cili pritet të dalë në treg shumë shpejt. Kjo është konfirmuar nga burime të sigurta të Gazetës Neutral, të cilat kanë bërë të ditur se artisti është në studion muzikore duke punuar intensivisht për të përfunduar këtë projekt të madh. Fansat e Flori Mumajesit janë në pritje të albumit të ri, duke shpresuar për një koleksion muzikor të mbushur me ngjyrshmëri të melodive dhe tekstesh që prekin zemrat e tyre. Ky album pritet të sjellë një freskim në skenën muzikore, duke pasur…

Read More

Në një ndeshje të tensionuar të Premier League, Cole Palmer i Chelsea u bë qendra e vëmendjes pasi shënoi një penallti të guximshme në stilin Panenka kundër Burnley. Garth Crooks, analisti i BBC-së dhe ish-sulmuesi i Tottenham, ka dhënë një paralajmërim të butë për Palmer, duke theksuar se përfundimi i tij i guximshëm mund të shihet si një sfidë nga kundërshtarët në të ardhmen. Palmer, i cili ka shënuar dy gola në barazimin 2-2, ka treguar një besim të jashtëzakonshëm në aftësitë e tij, por Crooks paralajmëron se lojtarët e tjerë mund të mos e shohin me sy të mirë…

Read More