Studiuesit në kompaninë e zhvillimit të inteligjencës artificiale me bazë në Kaliforni, Anthropic, kanë zbuluar një dobësi që bën që modelet e Inteligjencës Artificiale (AI) t’u përgjigjen “pyetjeve të ndaluara”, siç janë udhëzimet për të bërë një bombë. Modelet e mëdha të gjuhëve (LLM) janë programuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të caktuara, por tashmë ekzistojnë teknika të ndryshme për të zgjidhur këto kufizime, raporton Tech Crunch. Ekspertët antropikë zbuluan se është e mundur që modelet e AI t’i përgjigjen “pyetjeve të ndaluara” nëse fillimisht u bëhen dhjetëra pyetje më pak të diskutueshme. Dobësia e re është pasojë e zhvillimit të…
Author: BILD
Në botën e ushqimeve që mbrojnë shëndetin, qepa është një yll që shkëlqen prej mijëra vjetësh. E njohur për vetitë e saj të jashtëzakonshme shëndetësore, qepa vazhdon të jetë një pjesë thelbësore e dietës njerëzore, duke ofruar mbrojtje kundër një game të gjerë sëmundjesh kronike. Qepa, një nga perimet më të vjetra të njohura nga njeriu, ka qenë pjesë e kuzhinës dhe mjekësisë popullore për më shumë se 3,500 vjet. E vlerësuar për shijen e saj unike dhe përfitimet shëndetësore, qepa ka qenë dhe mbetet një ushqim i klasit të parë. Studimet kanë treguar se qepa është një aleat i…
Në prag të ndeshjes së Liverpoolit kundër Sheffield United, trajneri Jurgen Klopp ka shprehur një qetësi të thellë, duke deklaruar se nuk ndjen asnjë tension kur rivalët e drejtpërdrejtë për titull, Arsenali dhe Manchester City, zbresin në fushë. Klopp, i cili ka përjetuar më parë zhgënjime në ndjekje të titujve, tani preferon të fokusohet vetëm në performancën e skuadrës së tij, duke lënë rezultatet e rivalëve të vet të rrjedhin natyrshëm. Liverpooli, i cili aktualisht udhëheq garën për titullin e Premierligës, ka një avantazh të hollë pikësh mbi ndjekësit e afërt. Klopp, i njohur për qasjen e tij të qetë…
Euro 2024 do të nisë më 14 Qershor, por tashmë ka një element që po shkakton shqetësim të veçantë: rreziku i sulmeve terroriste. Në Gjermani, autoritetet janë në gatishmëri për shkak të kërcënimit të elementëve të veçuar me lidhje me organizatën e shtetit islamik ISIS. Dyshohet për ekzistencën e individëve që radikalizohen në mënyrë të pavarur dhe veprojnë në hije, larg internetit pa lënë gjurmë dixhitale dhe më pas godasin. Shenja e parë erdhi javën e kaluar kur, në prag të ndeshjes së Bundesligës mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, pati një kërcënim në një kanal propagandistik të ISIS. Rasti…
90 persona janë ende të bllokuar në tunele, qeveria ka premtuar mbështetje për zonat e prekura. Numri i njerëzve të lënduar nga tërmeti 7.2 ballë të shkallës Rihter që goditi Tajvanin lindor kaloi mbi 1000. Departamenti i Zjarrfikësve të Tajvanit tha se frika ekziston për një rritje të bilancit të të vdekurve, që deri më tani janë raportuar vetëm 9, pasi numri i përgjithshëm i të zhdukurve është 52. 90 persona mendohet se janë ende të bllokuar në tunele dhe rrugë të shembura përgjatë vijës bregdetare. Tërmeti, më i forti në 25 vjet, u shënua mëngjesin e të mërkurës kur…
Sektori për Punë të Brendshme-Shkup gjatë ditës së djeshme (04.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej gjoba, nga të cilat; Pesë për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për drejtim mjeti pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për kalim në semafor të kuq, 29 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve.
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne. Seanca e cila pritet të nis nga ora 10:00 do t’i kushtohet 25-vjetorit të Betejës së lavdishme të Kosharës. Kjo betejë kundër forcave ushtarake të Serbisë nisi më 9 prill, e cila ishte ndër më të suksesshmet. Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një luftë të ashpër ndaj aparatit pushtues të Sllobodan Millosheviqit, duke korrur një fitore të madhe, atë të thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri. Nga luftimet me forcat serbe ranë dëshmorë 114 ushtarë të UÇK-së, me në krye Agim Ramadanin, i cili ra në altarin e lirisë më 11 prill 1999-të./Klankosova.tv
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në “Pressing” në Klan Maqedoni ka folur për projektin që lidh Prizrenin dhe Tetovën. Grubi ka thënë se projekti është nisur dhe prezantuar para Qeverisë së Kosovës fund e krye nga Qeveria e Maqedonisë. “Fushat ka qenë, projekti 100% nga fillimi deri në fund është realizuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë. Projekti në fjalë është prezantuar para Qeverisë së Kosovës. Edhe analiza e fizibilitetit është kryer nga ana e Qeverisë së Maqedonisë”, tha Grubi
Duke folur për zgjedhjet që pritet të mbahen më 24 prill dhe 8 maj, zëvendëskryeministri Artan Grubi në “Pressing” të Klan Maqedoni, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që Albin Kurti e VV-ja përfshihen në zgjedhje. Thotë se me Kurtin njihet nga koha kur kanë qenë bashkë në sektorin civil. “Nuk është hera e parë që Kurti dhe VV-ja përzihen në zgjedhje, janë përfshirë edhe zgjedhjet parlamentare të kaluara, atëherë nuk arritën sukses. Glauk Konjufca dhe Haki Abazi po edhe Albin Kurti kanë marrë pjesë direkt në tubimet e Aleancës dhe Alternativës aso kohe”, deklaroi Grubi Foli…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka marrë pjesë në emisionin “Presing” që transmetohet në Klan Maqedoni dhe realizohet në bashkëpunim me T7 dhe Gazetën Ekspress. Pjesmarrës në këtë emision kanë qenë edhe analistët Ilir Mirena dhe Valon Syla. Zëvendëskryeministri Grubi në emisioin e parë ka folur për aktualitetin politik dhe koalicionet mes partive shqiptare po edhe për projektet që ka bërë Qeveria. “Do ta heqim edhe pikën kufitare dhe do të ketë vetëm një kontrollë, kur të hyjmë në RMV, do ju kontrollojë vetëm policia jonë, kur të hyjmë në Kosovë do ju kontrollojë vetëm policia e Kosovës”, tha Grubi. Pas tij,…