Kandidati për president nga “Fronti Europian”, Bujar Osmani do të mbajë diskutim të hapur me temë: “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, deri në vitin 2030”. Sipas njoftimit nga shtabi ngjarja do të zhvillohet në ora 11:00 në oborrin e Bibliotekës Universitare Nacionale “Shën Klimenti i Ohrit”, raporton indeks.mk Nga shtabi, njoftojnë se pjesmarrës në këtë ngjarje do të jenë jenë përfaqësues akademikë, studentë dhe OJQ. Pas përfundimit të ngjarjes që parashihet të zgjasë jo më shumë se 30 minuta, kandidati për president do të mbajë Konferencë për media
Author: BILD
“Fronti Europian”, ka filluar hapjen e shtabeve lokale nëpër vendbanimet në të cilat do të garojë për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit. 300×250 Ndër shtabet e para të hapura nga “Fronti Europian”, është hapur në Komunën e Likovës, që i takon zonës zgjedhore numër 2. Në hapjen e shtabit, bartësi i kësaj zone, fjalë rasti ka mbajtur, deputeti njëherit edhe kandidat i “Frontit Europian”, Elmi Aziri, Skender – Zejdi Rexhepi, dhe bartësi i listës, Sadulla Duraku. Veҫ tyre, fjalim ka mbajtur edhe kandidati i “Frontit Eruopian”, Bujar Osmani, i cili në tubim shkoi s’bashku me ekipin e ministrave…
Kandidati për president i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani i ka replikuar kundërkandidatit të koalicionin opozitar shqiptar, Arben Taravari në pyetjen se a ka patur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takim me ambasadorë rus dhe serb duke e mohuar këtë kategorikisht dhe duke potencuar se Ali Ahmeti është promotori më i madh i politikës antiruse në vend dhe jo rastësisht ka përkrahjen e madhe të faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim.
Kandidati për president nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në emisionin Click Plus prezantoi shtyllat kryesore të programit të tij presidencial. “Këto zgejdhje janë specifike, është vendim i qytetarëve se farë vendi duam, a duam të ardhme europiane, apo duam paqartësi dhe pa ardhmëri, janë referendum. Unë kam nisur këtë rrugëim për integrimin e vendit para disa viteve duke udhëhequr procese të rëndësishme drejt integrimit. Ndaj programi im ka tre shtylla. 1 Presidenti si busullë për orientimin gjeo-stretegjik-një personalitet gjithmonë pro-europian dhe që garanton ardhmëri europiane për qytetarët. 2. Presidenti si ind lidhës përbashkues-si autoritet që bën bashkë skenën…
Kandidati për President nga Fronti Europian, Buajr Osmani ka filluar fushatën e tij zgjedhore nga qyteti i Shkupit, përkatësisht para Presidencës në Vilën Vodno, aty ku edhe ka parkuar autobusin me të cilin do ta bëjë fushatën parazgjedhore. Osmani tha se këtë mision e filloi nga selia e NATO-s dhe shpreson që do ta përfundojë si president i Maqedonisë së Veriut, vend anëtar në BE. Në fjalimin e tij, Osmani tha se këto zgjedhje nuk janë të rëndomta, janë referendum popullor “Sot filloj një mision shumë të rëndësishëm jo vetëm për mua por për të gjithë qyetarët e vendit. Një…
Kandidati për president nga rradhët e BDI-së Bujar Osmani, në një pres-konferencë për mediat sot, ka bërë të ditur fillimin e karvanit të Frontit Evropian në zgjedhjet presidenciale. Ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë një referendum popullor për të ardhmen e vendit dhe se rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian është e vetmja rrugë përpara. Osmani, i cili ka shërbyer në proceset integruese të vendit, beson se përvojat dhe njohuritë e tij do të ndihmojnë në realizimin e ëndrrës së integrimit evropian. Ai njoftoi se fushata e tij do të udhëhiqet nën slloganin e presidentit Evropian dhe programin zgjedhor…
Mjeku Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se trageti i BDI-së, është rritja e numrit të deputetëve me qëllim uljen e euforisë tek partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE. “Ajo është target dhe pikësynimi jonë. Realisht ne nuk luftojmë me opozitën, ne luftojmë me ultranacionalizmin maqedonas. Kjo është targeti dhe bindja ime. Sigurisht se do fitojmë në zgjedhjet e radhës. Sigurisht se do të kemi mbi 20 deputetë”, tha Ilir Hasani. Hasni u shpreh i bindur se edhe partitë shqiptarë do të marrin deputetët mjaftueshëm që së bashku të hjekin nga kollaçi i VMRO-DPMNE-së, e cila sipas tij, e ka…
-Ajo që e tha zëvendëskryeministri Artan Grubi, si mysafir i Leonard Kërçukut në Klan Maqedoni, ka peshë: Qeverinë e ardhshme e bën Ali Ahmeti, me atë që do të zgjedhë ai. Kjo nënkupton pikërisht aspektin programatik, se ky front nuk do të bashkohet në qeveri me forca të cilat mund të kenë orientime të tjera. Shkruan: indeks.mk Ali Ahmeti, kushedi për të satën herë dëshmoi se është një idealist i papërmirësueshëm! Njeri i ideve të pashtershme, i vizioneve largpamëse, që kur i ndan me publikun, u qëndron deri në fund për t’i jetësuar ato. Këtë e ka dëshmuar në të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njëherë edhe kandidat për president nga “Fronti Europian”, ka marrë pjesë në takimin ministrorë të NATO-s në Bruksel. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Osmani ka shpalosur edhe agjendën e mbledhjes. Pika e parë për të cilën është diskutuar është përshpejtimi i proceseve integruese europiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në mbledhjen e njëjtë është shënuar edhe 75 vjetori i formimit të Aleancës dhe sukseseve e sfidave të shumta ndër vite. Njoftimi i plotë: Takim Ministror i NATO-s në Bruksel Përshpejtimi i proceseve integruese europiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë. Përveç Vuçiqit në këtë takim do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ministra dhe përfaqësues nga sektori sigurisë e ushtrisë. Në këtë seancë në formatin më të gjerë, Siç raporton gazeta beogradase Novosti do të diskutohet për planin e veprimit, gjegjësisht siç thuhet për “reagimin e shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit kur bëhet fjalë për Kosovën e dhe Republikën Sërpska”. Gjithashtu pritet që në agjendë të…