Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Mbi 1 mijë të lënduar nga tërmeti në Tajvan
    BOTA

    Mbi 1 mijë të lënduar nga tërmeti në Tajvan

    04/04/2024
    Facebook Twitter Email

    90 persona janë ende të bllokuar në tunele, qeveria ka premtuar mbështetje për zonat e prekura.

    Numri i njerëzve të lënduar nga tërmeti 7.2 ballë të shkallës Rihter që goditi Tajvanin lindor kaloi mbi 1000. Departamenti i Zjarrfikësve të Tajvanit tha se frika ekziston për një rritje të bilancit të të vdekurve, që deri më tani janë raportuar vetëm 9, pasi numri i përgjithshëm i të zhdukurve është 52.

    90 persona mendohet se janë ende të bllokuar në tunele dhe rrugë të shembura përgjatë vijës bregdetare.

    Tërmeti, më i forti në 25 vjet, u shënua mëngjesin e të mërkurës kur njerëzit po shkonin në punë dhe shkollë, me qendër në qarkun lindor të Hualien, kryesisht rural dhe me popullsi të rrallë. Operacionet e shpëtimit për të gjetur të bllokuarit në dy tunele përgjatë rrugës në Hualien vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

    Pamjet janë apokaliptike, për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Shumë ndërtesa vijojnë të jenë të shkatërruara, ndërsa rrugët janë bllokuar dhe linjat hekurudhore kanë rifilluar punën ndërsa disa stacione në Hualien mbeten të mbyllur për shkak të dëmtimeve.

    Punëtorët kanë filluar prishjen e ndërtesave të goditura nga tërmeti në Hualien.

    Kryebashkiaku Hsu Chen-wei vizitoi vendin dhe tha se qeveria po përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve dhe të tërheqë burime nga autoritete të ndryshme.

    Furnizimet ushqimore janë hedhur nga ajri për dhjetëra të bllokuar në disa zona të cilat janë paarritshme për autoritetet e kërkim-shpëtimit. Tërmeti, i cili goditi 18 km në jug të Hualien, u pasua nga më shumë se 200 pasgoditje, dhjetëra prej të cilave ishin të paktën 6.5 ose më shumë, duke penguar përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Autoritetet tajvaneze presin që të ketë më shumë pasgoditje në ditët e ardhshme.

    Previous ArticleGjoba për 127 shofer në Shkup, 29 për këmbësorët
    Next Article Euro 2024, Gjermania rrit masat e sigurisë. Vlerësime edhe për rrezikun nga ISIS

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.