ZGJEDHJET PRESIDENCIALE Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani në tubimin në Kërçovë, ka theksuar se bashkë me Frontin Europian dhe koalicionin, do të thyhen kalatë e monopoleve etnike. “Një kala që na brenë të gjithëve dhe na jep gjithmonë atë sinjalin se ende gjithçka nuk është në rregull, ende nuk janë mundësitë e barabarta për të gjithë, dhe ajo është kalaja e presidentit të parë. Andaj vëllezër e motra, unë garoj, që me 24 prill, ta kuptoni peshën e këtij misioni, se vota juaj nuk është vetëm për kandidaturën time, vota juaj, mbështetja juaj është për të thyer kalanë e…
Author: BILD
Në seancën e parë simuluese konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, të organizuar nga Fronti Europian, gjatë fjalimit të tij lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e paqësimit me vendet e rajonit dhe ka bërë thirrje për ndryshime substanciale në kushtetutë. Sipas Ahmetit, BDI-ja ka kryer një analizë të thellë në bashkëpunim me organet e saj drejtuese dhe përfaqësues të Frontit Europian, duke arritur në përfundimin se ndryshimet kushtetuese janë kyçe për të siguruar harmoninë dhe lojalitetin e qytetarëve ndaj shtetit. Ahmeti ka vënë në dukje se një shtet…
Në seancën e parë simuluese konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, sot të organizuar nga Fronti Europian, si dhe inaugurimit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale Dr. Bujar Osmani, nga ana e Kuvendit të sapozgjedhur, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë disa deklarata të rëndësishme në këtë kontekst: Emërimi i deputetëve: Në pajtim me rregulloren e Kuvendit, u emëruan deputetët e zgjedhur. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit: Me 120 vota pro, u miratua që kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do ta kryejë me përgjegjësi zoti Ziadin Sela. Ndryshimet në…
Sot, Fronti Europian në Shkup ka mbajtur seancën konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare si dhe ka bërë inaugurimin e kandidatit fitues të zgjedhjeve presidenciale, Bujar Osmani nga ana e Kuvendit të posazgjedhur. Seancën konstituive të Kuvendit e ka hapur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si deputeti më i vjetër dhe duke i përshëndetur deputetët dhe të pranishmit fillimisht ka zgjedhur dy zëvendës kryesues Fatima Osmanovska dhe Bejxhan Iljaz, dhe ka propozuar rendin e ditës për verifikim të mandateve të deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit si dhe deklaratën solemne të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas…
Në seancë të improvizuar të Kuvendit në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, Fronti Europian zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën. Seanca e improvizuar u udhëheq nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. “Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti, pas çka Sela bëri edhe “betimin” e improvizuar.
Me 120 vota, të gjithë deputetët njëzëri votuan që të ndodhin ndryshimet kushtetuese, me të cilat populli bullgar bëhet pjesë e Kushtetutës, si dhe në të ardhmen, presidenti të zgjedhet në Kuvend me 2/3 e votave. Kjo erdhi pas një improvizimi nga Fronti Europian në seancën simuluese të Kuvendit ku u hedh në votim propozimi për ndryshimet kushtetues.
Shkup, 18 prill 2024 (MIA)- Fronti Evropian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri shumë të madh të qytetarëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se ky front jo vetëm që do bëj histori, por do e avancojë edhe më shumë atë. Pse u ndërtua Fronti? Frontet dhe bashkimet bëhen në situata kur je përpara rreziqeve, kur përpara shtrohen çështje madhore që kërkojnë zgjidhje, por në front nuk i përmbush çdokush standardet sepse për të qenë në front ka edhe standarde, mençurinë, misionin dhe vizionin dhe pikërisht ky front është momenti më vendimtarë…
Sot, Fronti Europian në Shkup ka mbajtur seancën konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare si dhe ka bërë inaugurimin e kandidatit fitues të zgjedhjeve presidenciale, Dr. Bujar Osmani nga ana e Kuvendit të posazgjedhur. Seancën konstituive të Kuvendit e ka hapur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si deputeti më i vjetër dhe duke i përshëndetur deputetët dhe të pranishmit fillimisht ka zgjedhur dy zëvendës kryesues Fatima Osmanovska dhe Bejxhan Iljaz, dhe ka propozuar rendin e ditës për verifikim të mandateve të deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit si dhe deklaratën solemne të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka vazhduar dje (17.04.2024) me kontrollet të shtuara në komunikacion me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba. Prej tyre 24 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, katër për kalim në semafor të kuq, katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjeteve. “Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet…
Ndonëse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhimbje te njerëzit që prek. Migrena shkakton pamje të dobët, marramendje dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj dritës, si dhe mund të zgjas me ditë të tëra. Ja disa metoda më të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në kalimin e krizave të migrenës. Hani ushqim djegës Specat djegës mund të jenë një alternativë e mirë për të larguar dhimbjen që sjell një krizë migrene, kjo për shkak se ata janë qetësues të dhembjeve. Një sasi e caktuar specash djegës duhet të përdoret gjatë krizës, por jo në çdo vakt. Uji…