Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Fronti Europian me seancë simuluese të Kuvendit/ U miratuan ndryshimet kushtetuese
    MAQEDONI

    Fronti Europian me seancë simuluese të Kuvendit/ U miratuan ndryshimet kushtetuese

    18/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Në seancën e parë simuluese konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, sot të organizuar nga Fronti Europian, si dhe inaugurimit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale Dr. Bujar Osmani, nga ana e Kuvendit të sapozgjedhur, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë disa deklarata të rëndësishme në këtë kontekst:

    Emërimi i deputetëve: Në pajtim me rregulloren e Kuvendit, u emëruan deputetët e zgjedhur.
    Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit: Me 120 vota pro, u miratua që kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do ta kryejë me përgjegjësi zoti Ziadin Sela.
    Ndryshimet në Kushtetutë: Propozohet që pas popullit boshnjak, të shtohen fjalët për popullin bullgar, kroat, malazes, hebrenj, slloven dhe egjiptian në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

    “Zonja dhe Zotërinj, kam nderin të hap seancën e par kostituive të Maqedonisë së Veriut.
    Në pajtim me rregulloren e Kuvendit i emëroj deputetët e zgjedhur Fatima Osmanoska dhe Bejxhan Iljaz të cilët sipas nevojës do të mund të më zëvendësojnë me kryesim të seancës. Në pajtim me rregulloren e Kuvendit, ndërsa në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë shfaqur në ekran emrat e 120 deputetëve të zgjedhur.
    Për seancën solemne e propozoj këtë renditje, verifikimi i mandatëve të deputetëve të Maqedonisë së Veriut, dy zgjedhje e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pika tre propozim ndryshimet e Kushtetutës, deklarata solemne e Maqedonisë së Veriut.
    Propozimin në rendin e ditës e vendos në votim, kush është për propozimin. Me 120 vota pro rendi i ditës u miratua.
    Pika e parë për verifikimin e 120 deputetëve të Maqedonisë së Veriut u miratua.
    Pika e dytë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit me 120 vota pro, u miratua që kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do ta kryej me përgjegjësi zoti Ziadin Sela. E lus kryetarin e Kuvendit që të nënshkruaj deklaratën solemne. E lus kryterain e Kuvendit që të ulet këtu dhe të vazhdojë me rendin e ditës”, tha Ahmeti.

    Në seancën e parë simuluese konstituive të Kuvendit fitues, lideri i Aleancës për shqiptarët Zeadin Sela, si kryteraë i Kuvendit vazhdoi me rendin e ditës.

    “Pika e tretë është ndryshimet e Kushtetutës, që pas popullit boshnjak të shtohen fjalët, populli bullgar, popullit kroat, popullit malazes, hebrenj, slloven dhe egjiptian.
    Në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe në kapitullin që ka të bëjë me zgjedhjene presidentit të Maqedonisë së Veriut në Kuvend, me dy të tretën e votave, dhe me badinter në vitin 2029 hap propozimin”, tha Sela. /indeks.mk

    Previous ArticleFronti Europian zgjodhi edhe Presidentin, Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të RMV-së
    Next Article Ahmeti: Bashkë për një shtet me mundësi të barabarta dhe ardhmëri më të mirë për të gjithë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.