Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 153 sanksione prej të cilave njëzet e tetë gjoba, njfton MPB-ja. Për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar trembëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, trembëdhjetë sanksione për shoferët e motoçikletave, nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit… “Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, njoftojn nga…
Author: BILD
Italia do të ketë pesë skuadra që do të garojnë në edicionin 2024-25 të Ligës së Kampionëve, pasi Roma dhe Atalanta kaluan në gjysmëfinale të Ligës së Evropës të enjten mbrëma, ndërsa Fiorentina rezervoi vendin e saj në katër më të mirët e Ligës së Konferencës. Roma arriti në një fitore në total prej 3-1 ndaj Milanit të Stefano Piolit, ndërsa Atalanta mundi Liverpoolin e Jurgen Klopp me të njëjtën diferencë në dy ndeshje. Fiorentina mundi Viktoria Plzen me rezultat 2-0 pas vazhdimeve. Federata italiane është e para që ka siguruar një vend shtesë në garën kryesore të Evropës, pasi…
Kandidati për president nga koalicioni Fronti Europian, Bujar Osmani deklaroi për disa ditë qytetarët duhet të vendosin se a jemi për integrime apo jemi për izolim të vendit. “Për disa ditë këtu do të vijnë re të zeza, për disa ditë ju do të vendosni a jemi për integrimin a jemi për izolimin. Për disa ditë do të vendosni a jeni për bashkëjetesë apo për supermaci monoetnike përjashtuese”, tha Osmani. Ai tha se ky është një vendim që ju qytetarët duhet ta merrnin. “Kjo nuk është vetëm një zgjedhje e njëhershme, por është investim për të ardhmen, është një investim…
Një polak është arrestuar dhe është akuzuar për planifikimin e vrasjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raporton BBC. Polaku për këtë plan kishte ndihmën e inteligjencës ruse, transmeton gazeta online Reporteri.net. Prokuroria polake ka bërë të ditur se i dyshuari me emrin Pawel K, ishte angazhuar në mbledhjen e informacioneve për aeroportin në Poloni që përdorej nga presidenti i Ukrainës. Ai është arrestuar në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca ukrainase. Në rast se shpallet fajtor, ai mund të dënohet me tetë vjet burgim. I dyshuari është në paraburgim. Sipas prokurorisë polake, Pawel K ishte në kontakt direkt me…
Jurgen Klopp kishte ‘emocione të përziera’ pasi Liverpooli u eliminua në çerekfinale të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 3-1 ndaj Atalantës, duke pranuar se italianët e merituan kualifikimin tutje. “Të Kuqtë” kishin një mision të vështirë para vetes në Bergamo pasi duhej të përmbysnin shifrat pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Atalantas në ‘Anfield’ falë dy golave nga Gianluca Scamacca dhe një të Mario Pasalic. Të besuarit e Klopp e nisën për mrekulli takimin në ‘Gewiss Stadium’ kur Mohamed Salah realizoi nga pika e bardhë pas vetëm shtatë minutave lojë, por Atalanta u mbrojt mirë në vazhdim, madje…
Shefi i NASA-s, Bill Nelson, tha se Kina po kryen aktivitete të fshehta ushtarake në hapësirë. “Ne besojmë se shumë nga të ashtuquajturat programe hapësinore civile janë programe ushtarake”, tha Nelson. “Kina ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, veçanërisht në 10 vitet e fundit, por ato janë shumë të fshehta”, shtoi ai. Këtë deklaratë shefi i NASA-s e dha gjatë një seance dëgjimore për nënshkrimin e buxhetit të agjencisë amerikane prej 25.4 miliardë dollarëve, shkruan skynews, përcjell Telegrafi. Kur u pyet për investimet e Kinës në programet hapësinore Nelson tha: “Ne jemi në një garë. Data e fundit që ata e…
Izraeli ka nisur një sulm hakmarrës kundër Iranit të enjten vonë, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë. Bëhet e ditur se shteti izraelit ka lëshuar shumë raketa në drejtim të Iranit. Duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, mediat e huaja raportojnë se zyrtarët izraelit kishin paralajmëruar më herët se do të sulmonin Iranin. Deri më tash, as Izraeli as SHBA-ja nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi aksionin e raportuar ushtarak. Siç raportohet, shpërthimet kanë ndodhur pranë Isfahanit, qytet ky rreth 340 kilometra në jug të Teheranit i cili përfshin një bazë të madhe ajrore dhe objekte bërthamore. Por, është konfirmuar se objekti…
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti. Haradinaj tha se shpreson që “qytetarët e Maqedonisë nuk do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës t’u tregojë çka të bëjnë”. “Besoj shumë që qytetarët e Maqedonisë nuk do të lejojnë mashtruesin e Kosovës, profiterët e Kosovës me shku me tregu çka me bo. Këta janë profiterë”, tha Haradinaj në T7. Sipas Haradinaj, “qytetari e ka kuptu që Kurti është mashtrim”.
Kandidati për president Bujar Osmani, kandidatët për deputet Skender Rexhepi Zejd dhe deputeti Berat Ajdari sot kanë takuar banorët në komunën e Likovës. Bujar Osmani para qytetarëve të Likovës foli për peshën dhe rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit, dhe atyre parlamentare të 8 majit. Asnjëherë si tani nuk kemi qenë para dy të ardhmeve krejt ndryshe. Kanë mbetur edhe disa ditë që të vendosim se cilën të ardhme do e zgjedhim. A do të lejojmë që të na kthehet nacionalizmi I tërbuar që kërkon 61 deputet, apo do ta ruajmë kursin e dinjitetit të institucionalizuar nëpërmjet Frontit Europian.…
Në seancën e sotme simuluese konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dalur nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, mbajti fjalë rasti. Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë: Bashkimi Demokratik për Integrim, ka bërë analizë substanciale si me organet e veta drejtuese, ashtu edhe me përfaqësues të Frontit Europian. Vendi ynë duhet që qëllim ta ketë paqësimin me të gjitha vendet e rajonit, dhe për t’i prirë këtij paqësimi do të ndikonte mjaft, ndryshimi i Kushtetutës dhe inkorporimi i komuniteteteve të vogla që jetojnë në këtë vend si kategori kushtetuese. Sa…