Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ahmeti: Bashkë për një shtet me mundësi të barabarta dhe ardhmëri më të mirë për të gjithë
    MAQEDONI

    Ahmeti: Bashkë për një shtet me mundësi të barabarta dhe ardhmëri më të mirë për të gjithë

    18/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Në seancën e parë simuluese konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, të organizuar nga Fronti Europian, gjatë fjalimit të tij lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e paqësimit me vendet e rajonit dhe ka bërë thirrje për ndryshime substanciale në kushtetutë. Sipas Ahmetit, BDI-ja ka kryer një analizë të thellë në bashkëpunim me organet e saj drejtuese dhe përfaqësues të Frontit Europian, duke arritur në përfundimin se ndryshimet kushtetuese janë kyçe për të siguruar harmoninë dhe lojalitetin e qytetarëve ndaj shtetit.

    Ahmeti ka vënë në dukje se një shtet që respekton dhe sanksionon komunitetet e vogla me kategori kushtetuese, rrit besueshmërinë dhe lojalitetin e qytetarëve. Ahmeti ka përfunduar duke theksuar se BDI-ja dhe ai personalisht japin mbështetje të plotë ndryshimeve në kushtetutë për të ecur përpara dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

    “BDI-ja ka bërë analizë substanciale si me organet e veta drejtuese, ashtu edhe me përfaqësues të Frontit. Vendi ynë duhet që qëllim ta ketë paqësimin me të gjitha vendet e rajonit, dhe për t’i prirë këtij paqësimi do të ndikonte mjaft ndryshimi i kushtetutës, dhe sanksionimi i komuniteteteve të vogla që jetojnë në këtë vend kategori kushtetuese. Sa më lojal shteti aq më lojal janë qytetearët, sa më përfillës shteti, aq më shumë kanë besueshmëri qytetarët. Shtet i cili jo në mënyrë arbitrare të vendosi mbi komunitetet e vogla që nuk kanë mundësi për të qenë të barabartë. Ne si postulat e kemi patur parsyshë, prandaj njëzëshëm, mbështesim ndryshimin e Kushtetutës, mbështesim që pas pesë viteve presidenti aktual të ngre iniciativën që kryetari i shtetit të zgjidhet në Kuvend, sepse është reflektim i drejtpërdrejtë i përfaqësimit të qytetarëve në organin më të lartë ligjvënës. Ne jemi republikë parlamentare dhe duhet të ushtrohet demokracia parlamentare, që kryetari i ardhshëm të zgjidhet me shumicë të kuvendarëve, dhe me parimin e Badinterit, prandaj zoti kryetarë ne u japim mbështetje të plotë ndryshimeve në këtë vend për të ecur përpara”, tha Ahmeti. /indeks.mk

    Previous ArticleFronti Europian me seancë simuluese të Kuvendit/ U miratuan ndryshimet kushtetuese
    Next Article Osmani: Ta ”pushtojmë” kalanë e fundit të monopolit etnik!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.