Author: BILD

Kandidati për president të shtetit nga Fronti Europian, Bujar Osmani në tubimin e fundit në Vrapçisht ka komentuar retorikën e ashpërsuar nacionaliste që vjen nga partia VMRO-DPMNE dhe protagonistët e saj. “Sot duke ecur nëpër Shkup, pash billbordat e partisë opozitare, VMRO DPMNE. Shkruante “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”, kinse Maqedonia nuk paska qenë e tyre, e paskemi marrë ne, për shkak se kemi Kryeministrin, Talat Xhaferin, për shkak se e kemi Ministrin e Jashtëm ose Ministrin e Financave. Çfarë fjalori është kjo vëllezër e motra, në shekullin 21, “ta kthejmë Maqedoninë për ty”, tha Osmani. “Deri kur…

Read More

BDI përmes një kumtese thonë se volabolari i Mickoskit nuk është vetëm kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por edhe kundër Marrëveshjes kornizë së Ohrit. ”Mickoski dhe VMRO edhe publikisht kërkon një Maqedoni pa shqiptarët. Madje, hapur ju bën thirrje të gjithë maqedonasve të bashkohen kundër Ali Ahmetit dhe BDI-së. Në tubimin e Kratovës, Mickovski kërkoi bashkimin e të gjithë maqedonasve me qëllim që shqiptarët të mos marrin asnjë deputet në Zonën 3 zgjedhore. Volabolari i Mickoskit nuk është vetëm kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por edhe…

Read More

Republika Popullore e Kinës është “partneri” i ri strategjik i Komunës së Tetovës së udhëhequr nga Bilall Kasami. Këtë mund ta konstatojmë pas postimit që sot pati drejtuesi i Ndërmarrjes Publike për Transport, Tetova Transport. Sipas njoftimit, ambasadori Kinez ka qenë sot në vizitë në Tetovë ku mes tjerash është diskutuar edhe mundësia e furnizimit me mjete transportuese të Tetovës nga Kina. “Tema e takimit ishte në kontekstin e zhvillimit të transportit publik për zonat urbane dhe rurale të Komunës së Tetovës”, thuhet në njoftim. Kjo është një dëshmi se Kasami dhe udhëheqësit e opozitës me ose pa vetëdije janë…

Read More

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi ka reaguar pas sondazheve të falsikuara të Opozitës Shqiptare, gjegjësisht të institutit anketues “Qendra për Hulumtime dhe Komunikim Politik” CRPS. Grubi ka dhënë mesazh për opozitën duke shkruan “Zanin mos t’jau ni!”, vazhdimësi e trendit të nisur nga tubimi madhështor në Shkup e pastaj edhe në Gostivar për presidentin e Frontit Europian, Bujar Osmani. Grubi shton se të enjten qytetarët do të bashkohen në festën e madhe të Frontit Europian. Statusi i plotë: Zanin mos t’jau ni! Sondazhet e rreme nga zyret e juaja të uzurpuara nuk i bindin as anëtarët tuaj e lërë më qytetarët të…

Read More

Autoritetet në Poloni kanë arrestuar një person, të dyshuar si spiun rus. Siç shkruajnë mediat e huaja, ai është paguar nga Inteligjenca Ushtarake e Rusisë për të vrarë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Polaku i identifikuar si Pawel K, sipas prokurorëve ka ndihmuar forcat speciale ruse për të planifikuar një atentat të mundshëm kundër Zelenskyy-t. Në deklaratën e Prokurorisë thuhet: Ai ishte i gatshëm të vepronte në emër të Federatës Ruse dhe të vendoste kontakte me ata që janë të përfshirë në luftë. Ka prova të forta kundër tij. Nëse shpallet fajtor, Pawel mund të përballet me dënimin deri në…

Read More

Gjatë prezantimit të sotëm të programit zgjedhorë të Frontit Europian “Europa 2030”, ministri i Financave Fatmir Besimi, u shpreh në mënyrë të qartë dhe vendimtare në lidhje me komentet e fundit të Mickoskit. Besimi hodhi poshtë deklaratat e Mickoskit, të cilat i cilsonin shqiptarët si “funderrina”. “Çdo qytetarë dhe çdo person ka integritetin e vet,” u shpreh Besimi, duke theksuar se Fronti Europian respekton çdo individ pavarësisht përkatësisë etnike ose fetare. Ai shtoi se Fronti promovon vlerat e barazisë së plotë, mundësive të barabarta, dhe respektit të tërsishëm për dinjitetin e çdo qytetari. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve,…

Read More

Në takimin në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani tha mes tjerash se duhet parandaluar rininë të ikë dhe ata që veçmë kanë ikur nga vendi me begati ekonomike dhe rrogë mesatare për 1000 euro. “Mendoj që në periudhën kur do të kemi negociata me BE-në, ky konsensus do të jetë shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike, rritje të qëndrueshme ekonomike, me qëllim që ta arrijmë qëllimin për 1000 euro rrogë mesatare brenda një viti, të krijojmë një begati ekonomike, t’i ruajmë njerëzit këtu, dhe t’i kthejmë ata të cilët veçmë…

Read More

Basketbollisti i Toronto Raptors, Jontay Porter, është pezulluar përgjithnjë nga sporti. Ai është akuzuar dhe më pas doli fajtor për vënie bastesh, apo për dhënie informacioni të rezervuar të tretëve, që kanë cuar në fitime të mëdha. Një vendim i rëndë ky ndaj basketbollistit 24-vjecar, që ka mbyllur shumë shpejt karrierën e tij. Ai është konsideruar fajtor për vënie bastesh në më shumë se një ndeshje. Madje në disa prej të cilave ai ka luajtur për disa minuta. “Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të mbrosh integritetin e sportit tonë”, tha Adam Silver, komisioneri i NBA-së. Hetimi ndaj…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur ditën e sotme në Seferihisar të Izmirit. Tërmeti është ndjerë edhe në krahinat përreth. Deri më tani nuk dihet për detaje. Një tërmet relativisht i fuqishëm ka goditur Truqinë edhe të premten. Mediat turke raportojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6, dhe epiqendra e tij ka qenë rrethi Sulusaray i Tokatit. Tërmeti është ndjerë në krahinat përreth, ndërsa për fat të mirë nuk ka jetë të humbura, por vetëm dëme materiale.

Read More

Nga koalicioni i Frontit Europian thonë se VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit dhe partinë ZNAM të Dimitrievskit. Nga ky koalicion i bëjnë thirrje dhe opozitës shqiptare që të rreshtohet, siç thonë ata, me “pro-europianët”. “Dy parti këto të lidhura ngushtë me Moskën dhe qarqe të ndryshme pro ruse, si dhe të njohura për qëndrimet antishqiptare. Në tubimin e Ohrit, Mickoski kërkoi unitet kombëtar maqedonas, pa etnitë tjera në vend, me qëllim që, siç tha, shteti të hiqet nga duart e shqiptarëve. Fronti Europian i përkujton Mickoskit se Maqedonia e Veriut me kohë e…

Read More