Mund të kesh biletë për një ndeshje të Euro 2024, por kjo nuk do të thotë se mund të marrësh me vete gjithçka që dëshiron në tribunë. Kjo është diçka e zakonshme, por të gjithë fansat, mes tyre edhe ata shqiptarë që do të ndjekin sfidat e Kampionatit Europian në stadiumet gjermanë duhet të jenë të kujdesshëm për të respektuar masat e sigurisë të vendosura nga organizatorët. UEFA ka paralajmëruar të gjithë tifozët, duke publikuar edhe listën e sendeve dhe produkteve që nuk do të lejohen në stadium. Përveç atyre që ndalohen në të gjithë botën, si sende të forta,…
Author: BILD
Ajo që pamë gjatë fushatës për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut shpërfaqi me gjithë shëmtinë e vet prirjen e shumicës së partive politike që me çdo kusht të ulin kandidatin e tyre në stolin presidencial. Dhe, si në çdo garë, edhe kësaj radhe kemi fitues dhe humbës. Pak rëndësi ka që, ta zëmë, profesoresha universitare do të mbahet mend për predikimin se “mendon se seksi është një punë tepër intelektuale” apo se këto zgjedhje janë një “referendum për të mirën ose për të keqen”. Kryesore është renditja tabelare: Gordana Siljanovska Davkova, Stevo Pendarovski, Bujar Osmani,…
Shkruan: *Azgan Haklaj* Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut konfirmoi jo vetëm paprekshmerinë e autoritetit të BDI-së dhe të shqiptarëve Ali Ahmeti por dhe me kuota të rritura elektorale. Duket qartë se shqiptarët dinjitozë dhe patriotë janë mirnjohës për luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ali Ahmeti që ju hoqi prangat e dhunës, përçmimit, denacionalizimit, deskriminimit,shpopullimit dhe përçmimit si komunitet etnik nga falangat sllavo-maqedone për dhjetëra dekada. Po ashtu shqiptarët dinjitozë e atdhetarë u duk qartë se ruajnë të paprekur në subkoshiencën e memorien e tyre mbi dy dekada luftë politike e strategji të mirëmenduar nga Ali…
Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, sot së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Loga, dhe kandidatin për deputet nga zona 6 zgjedhore, Salih Murat, kanë realizuar takime me qytetarët e Komunës Koçan, Komunës së Delçevës dhe fshatin Crnik të Pehçevës, ku në këto bashkëbisedime u dëgjuan problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane.
Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka qenë i ftuar në emisionin Top Tema në Tv Telma ku u diskutua për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Bekteshi gjatë debatit tha se qytetarët binden me programe konkrete dhe jo siç bën opozita kampanjë se do të jenë pjesë e qeverisë për të marrë mbështetjen e qytetarëve. “Opozita filloi kampanjën se do të jenë pjesë e qeverisë për të marrë mbështetjen, por qytetarët binden me program konkret, me vizion të qartë se ku dëshirojmë ta orientojmë shtetin, me rritjen e standardit të qytetarëve…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, deklaron se nuk do të ndryshoj qëndrimin e saj, sa i përket votimit për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për FrontOnline, deputetja Balje thotë se përkundër trysnisë së paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti se do të merret personalisht për sigurimin e votive për kalimin e Kodit Civil, ajo nuk do të ndryshoj qëndrim. “Unë nuk e ndryshoj qëndrimin tim” tha shkurt Duda Balje.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në rrjetet sociale ka shpërndarë një foto ku shifet krah kandidatit për deputet në zonën zgjedhore 1, doctor Ilir Hasanit dhe kandidateve Hatixhe Topalli dhe Diana Toska. Në mbishkrimin e fotografisë, Grubi ka thënë se dr. Ilir Hasani do ta nderon Kuvendin dhe të gjithë neve “Hatixhja dhe Diana janë nderi i Çairit miq, përfaqësojnë më të sinqertën, më të ndershmën, më të përkushtuarën ndër nesh për ne të gjithë bashkë! VOTO 4”, ka shkruar Grubi. Duke treguar edhe pikat kryesore në të cilat bazohet fushata, JO Rusisë, PO Europës! Një Kryeministër për të gjithë Marrëveshje Kornizë…
Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka konfirmuar se kanë nisur me takimet që nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. “Siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, Kodi civil është pjesë e agjendës sonë. Ne kemi qenë në takime me deputetët veç e veç dhe na duhet edhe ca kohë që ta kemi mbështetjen e deputetëve të kuvendit, por është e rëndësishme që të votohet edhe nga deputetët e opozitës”, tha Haxhiu. “Mendoj që takimet me deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes do të vazhdojnë,…
Kreshnik Bekteshi nga BDI i ftuar në emisionin Top Tema në TV Telma ku po diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale ia rikujtoi Bashkim Bakiut shef shtabi i kandidatit për president Arben Taravari i cili ky i fundit publikisht në media deklaroi se nuk është i interesuar për president. “Arben Taravari publikisht në media deklaroi se nuk është i interesuar për president, ndërsa në natën e 24 prillit filluan të qajnë se ka pasur vjedhje të votave dhe presione”, tha Kreshnik Bekteshi në Top Tema.
Imami i mirënjohur shqiptar, Ahmed Kalaja përmes një postimi në “Facebook”, ka “mallkuar” kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. “Mallkimi” i imamit ka ardhur pas deklaratës së kryeministrit se do të bëjë gjithҫka, për më tepër do të angazhohet personalisht për të “miratuar” ligjin që lejon martesën e gjinive të njëjta, respektivisht, burrë me burrë dhe grua me grua. Kurrë mos ta mundësoftë Allahu! Amin! Harram e paç besimin e besimtarëve!!!Posted by Ahmed Kalaja on Friday, April 26, 2024