Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SPORT»EURO 2024/ Bëhen të ditura sendet që nuk do të lejohen në stadium
    SPORT

    EURO 2024/ Bëhen të ditura sendet që nuk do të lejohen në stadium

    27/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Mund të kesh biletë për një ndeshje të Euro 2024, por kjo nuk do të thotë se mund të marrësh me vete gjithçka që dëshiron në tribunë.

    Kjo është diçka e zakonshme, por të gjithë fansat, mes tyre edhe ata shqiptarë që do të ndjekin sfidat e Kampionatit Europian në stadiumet gjermanë duhet të jenë të kujdesshëm për të respektuar masat e sigurisë të vendosura nga organizatorët.

    UEFA ka paralajmëruar të gjithë tifozët, duke publikuar edhe listën e sendeve dhe produkteve që nuk do të lejohen në stadium. Përveç atyre që ndalohen në të gjithë botën, si sende të forta, prerëse, apo pirotektike, lista e autoriteteve të sigurisë gjermane është zgjeruar akoma më shumë.

    Kështu, nuk do lejohet, asnjë lloj cigare, qofshin edhe ato elektrike apo me avull. Po ashtu, tifozët nuk mund të marrin me vete në tribunë asnjë lloj ushqimi, përfshirë edhe frutat.

    Nëse janë të uritur, mund të gjejnë në stadium ushqime tradicionale në pikat e shitjes së autorizuara. I njëjti diskutim edhe për pijet, alkoolike ose jo.

    UEFA paralajmëron se ata që shkelin rregullat do të përjashtohen edhe nëse kanë bileta për ndeshjet e tjera.

    Në këtë mënyrë, të gjithë tifozët duhet të jenë të përgatitur mbi rregullat e vendosura nga organizatorët gjermanë, teksa pritet që Euro 2024 të ketë një rekord tifozësh, ndërsa kërkesa të mëdha për bileta ka patur edhe nga “Kuqezinjtë” tanë pas kualifikimit të Kombëtares për herë të dytë në finalet e një Kampionati Europian

    Previous ArticlePresidencialet 2024: Kush fiton e kush humb!
    Next Article Pacolli: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.