Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Presidencialet 2024: Kush fiton e kush humb!
    MAQEDONI

    Presidencialet 2024: Kush fiton e kush humb!

    27/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Ajo që pamë gjatë fushatës për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut shpërfaqi me gjithë shëmtinë e vet prirjen e shumicës së partive politike që me çdo kusht të ulin kandidatin e tyre në stolin presidencial. Dhe, si në çdo garë, edhe kësaj radhe kemi fitues dhe humbës. Pak rëndësi ka që, ta zëmë, profesoresha universitare do të mbahet mend për predikimin se “mendon se seksi është një punë tepër intelektuale” apo se këto zgjedhje janë një “referendum për të mirën ose për të keqen”. Kryesore është renditja tabelare: Gordana Siljanovska Davkova, Stevo Pendarovski, Bujar Osmani, Arben Taravari, etc…Po, kush fiton e kush humbi?

    Shkruan: Seladin XHEZAIRI

    I. Gara ishte e ashpër, por e ndershme. Përballjet programore, ndërkaq lënë shumë për të dëshiruar. Dallimet u artikuluan përmes paraqitjeve të kandidatëve të katër blloqeve politike, etnikisht të ndara në dy taborre: VMRO-DPMNE&LSDM dhe VLEN&Fronti Europian. U përvijuan divergjenca serioze për përcaktimet strategjike të vendit – integrimin në BE dhe shtetin e së drejtës me të gjitha vlerat që ngërthen në vete. U panë, për pasojë, edhe koalicionet joparimore që qysh tash po duken në horizontin e parlamentareve të tetë majit 2024.

    II. Bërja e detyrave të shtëpisë, kur është fjala për zhbllokimin e procesit të negociatave me BE-në, në fakt, është prerja kryesore që vulos heterogjenitetin mes skuadrave garuese, për shkak se Evropa nuk kërkon premtime e zotime boshe: Ndryshimi i Kushtetutës dhe futja e bullgarëve në të vazhdon të mbetet parakusht. Këtë nuk është se nuk e dinë edhe Davkova, edhe Taravari, ndaj pohimet e tyre, dhe të koalicioneve të veta mbështetëse për rinegociime e riformulime të dokumenteve me vulë evropiane, nuk mund të merren ndryshe përveçse si një thirravajë, për paqëndrueshmërinë e së cilës janë të vetëdijshëm edhe vet!

    III. Rezultatin e raundit të parë të Presidencialeve duhet analizuar veç e veç në të dyja kampet politike me ngjyrim të theksuar, për të mos thënë mbizotërues, etnik, në atë maqedonas dhe shqiptar. Në të dyja rastet opozitarët e sotëm bënë çmos që me fantazinë e zhvilluar politike të imponojnë debatin se këto zgjedhje (edhe balotazhi, edhe parlamentaret) janë në fakt, një betejë kundër “elitave të korruptuara” e “popullit homogjen, moralisht të pastër, i cili s’mund të bëjë asnjë gabim”(Jan- Werner Myller)! Ishte lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ai që disa muaj para zgjedhjeve risolli në publik kërkesën e pararendësit të tij Nikola Gruevski, për mandate të mjaftueshme që do të zhbënin kushtëzimet e BDI-së dhe Ali Ahmetit. Ndërkaq, është për t’u habitur se si formacioni garues VLEN po e kapërdinë ofertën bujare të së mërkurës mbrëma të, me shumë gjasë, kryeministrit të ardhshëm, për bashkëpunim paszgjedhor. Kjo për shkak se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar dhe, pas “humbjes” së Taravarit e “fitores” së Osmanit, një grishje e këtillë, në realitet e rikthen në fjalorin politik togfjalëshin për “shqiptarët e ndershëm” që deri tani askush nuk ia ka pa hairin. Përkundrazi: ka prodhuar vetëm kriza e kriza…

    IV. Janë për analizë më të thellë rezultatet e arritura nga të dyja kampet shqiptare. Përtej entuziazmit, si tek humbësit, ashtu edhe tek fituesit, shikuar nga jashtë, duket se ka munguar mobilizimi më i thellë i anëtarësisë dhe simpatizantëve për të kapitalizuar votën. Tek VLEN-i nuk është se s’u vërejt edhe një garë për lidership, kurse tek Fronti – një ngathje e stilit “hyxhim do t’i japim në parlamentare”!

    V. Patjetër: Kryeministri i Kosovës dhe partia e tij në garën e së mërkurës dolën humbësit më të mëdhenj! Agresiviteti i manifestuar, duke mbështetur vetëm njërën palë, doli i paefektshëm. Deri tani, shqiptarët për fragmentarizimin e skenës politike-partiake e kanë pas drejtuar gishtin nga maqedonasit (institucionet, shërbimet). Uroj që ky të ishte vetëm një incident. Sepse, mirë e ka thënë populli: Nëse nuk mund të bësh mirë, mos bëj keq! Arkëtimi i kaq shumë votave nga Osmani e Taravari do të mund të maksimalizohej edhe më, sikur Prishtina zyrtare të ishte angazhuar që shqiptarët të dilnin me vetëm një kandidat, ndërsa në parlamentare të fitonte – më i miri. Mjerisht, sikur…

    Previous ArticleBeteja për Shkupin mes Washingtonit dhe Kremlinit!
    Next Article EURO 2024/ Bëhen të ditura sendet që nuk do të lejohen në stadium

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.