Author: BILD

Propaganda ruse është e pranishme në Moldavi, por kjo nuk do ta prishë axhendën tonë evropiane, thotë zëvendëskryeministrja moldave për çështje evropiane Kristina Gerasimov, e cila sot qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. “Propaganda e Federatës Ruse dhe dezinformimi për të ardhmen tonë evropiane është i fortë, ata përdorin rrjetet sociale për të përhapur këto mesazhe frike, pasigurie për sigurinë tonë si vend, si dhe për paqen në Republikën e Moldavisë. Në të njëjtën kohë, kjo nuk është asgjë e re, ne i kemi parë këto mesazhe dhe tregime të tilla në të kaluarën, por megjithatë, ato nuk do…

Read More

Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik Për Integrim në një prononcim për indeks.mk ka pyetur publikisht Arben Taravarin se a do ta mbajë fjalën për dorëheqje ai i cili i humb zgjedhjet. Kujtojmë se Bekteshi para se të nisë fushata zgjedhore e sfidoi opozitën publikisht që ai që humb zgjedhjet të dorëhiqet nga politika. E këtë sfidë e pranoi Taravari, Kasami e Mexhiti. Edhe pse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale opozita pësoi debakëll nga Fronti Europian opozitarët si Taravari, Kasami e Mexhiti ende nuk kanë dhënë dorëheqje edhe pse sfidën e pranuan.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Kosova synon që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Përendimor, pas Malit të Zi, që do t’ia ofrojë qytetarëve të saj të drejtën e bashkimit civil të së njëjtës gjini.Kurti gjatë fjalimit të tij në Bundestagun gjerman për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), ai tha se po punohet që në një të ardhme shumë të afërt ta kalojnë Kodin Civil në të cilin përfshihet dispozita për bashkimin civil të të njëjtit seks.“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj…

Read More

Bardhyl Dauti, ish deputet dhe profesor universitar, në një deklaratë në rrjetet sociale ka bërë një vëzhgim të thellë mbi strategjitë politike në zgjedhjet presidenciale, ku dhe thekson rëndësinë e legjitimitetit dhe nevojën për organizim politik të shqiptarëve. Ai tha se kombinimi i dy kandidatëve pa amza politike në koalicionin VLEN ishte një hap i gabuar, sidomos në zonën 6, kjo strategji ishte nënçmim politik për qytetarët e Pollogut. “Një kandidat i projektuar i listës VLEN pa amzë politike, me origjinë nga zona 5, i cili konkuron në Pollog (zonën 6), si i dyti në listë, i solli 5 herë…

Read More

Fitorja e bindshëm e Gordana Siljanovska në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, i ka dhënë një shtysë liderit të opozitës Hristijan Mickoski të përgatitet për një tjetër fitore, atë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 8 maj. Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë deri në zgjedhjet parlamentare, për shkak të ndryshimit të dukshëm të mbështetjes politike të shumicës së qytetarëve, lideri i VMRO-DPMNE po shqyrton mundësitë për të formuar qeveritë. Mickoski e cilësoi fitoren si një cunami politik, i cili do të finalizohet me dërgimin e LSDM-së dhe BDI-së në opozitë. Ai…

Read More

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të jenë në pushim pranveror nga e hëna (29 prill) deri më 6 maj. Për herë të parë ka një ndryshim në kalendarin mësimor, në mënyrë që viti 2023/2024 të përfundojë më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për gjimnazistët, si vitet e kaluara, më 10 qershor Shkollat ​​nuk do të jenë të hapura më 8 maj (e mërkurë) kur do të mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare 2024. Më 7 maj në ato shkolla ku do të organizohet votimi për zgjedhje do…

Read More

Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora. Nga 2569 votues, 158 votuan për kandidaten e së Majtës, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM…

Read More

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare, shkojnë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së, të cilët fituan më së shumti vota sipas rezultateve fillestare zyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor. Në rrjedhë janë afatet për ankesa në KSHZ, të cilat mund t’i parashtrojnë kandidatët për procedurën e votimit dhe për grumbullimin e rezultateve. Deri sot në orën 19:00 skadon afati për parashtrim të ankesave për procedurën e votimit, ndërsa deri në mesnatë afati për ankesa që kanë të bljnë me grumbullimin e rezultateve pas të cilave KSHZ duhet të…

Read More

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Artan Grubi sot në konferencë për shtyp para komunës së Çairit me valixhe, është tallur me koalicionin e partive opozitare shqiptare që dolën mijëra vota prapa në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt dje. “Tani merre valixhen edhe ec te shtëpia. Valixhja është kështu e vogël, se kaq janë të vogla punët e tyre, por siç tha edhe Skender Rexhepi-Zejdi, le ta mbajnë fjalën njëherë në jetën e tyre dhe le të dorëhiqen ashtu siç thanë, le të bëhen burra, le ta mbajnë fjalën, le ta marrin…

Read More

Gjatë festimit të qytetarëve në sheshin e Tetovës Fronti Europian i’u është bashkangjitur në skenë për fitoren e madhe të kandidatit për President shqiptar Bujar Osmanit. Skender Zejdi ka mbajtur fjalim duke i çuar selam kryeministrit të Kosovës Kurtit dhe duke i thënë ” Kryeministër a po bindesh që sja vlejti”

Read More