Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Kodi Civil po e përçan VV: Haxhiu i del kundër dhe kërkon kohë për të siguruar votat, Kurti paralajmëron se do filloj “presionin” ndaj deputetëve të tij
    RAJON

    Kodi Civil po e përçan VV: Haxhiu i del kundër dhe kërkon kohë për të siguruar votat, Kurti paralajmëron se do filloj “presionin” ndaj deputetëve të tij

    26/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë.

    Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka konfirmuar se kanë nisur me takimet që nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, Kodi civil është pjesë e agjendës sonë. Ne kemi qenë në takime me deputetët veç e veç dhe na duhet edhe ca kohë që ta kemi mbështetjen e deputetëve të kuvendit, por është e rëndësishme që të votohet edhe nga deputetët e opozitës”, tha Haxhiu.

    “Mendoj që takimet me deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes do të vazhdojnë, qoftë në takime të përbashkëta, qoftë në takime veç e veç, por ne duhet të sigurohemi që nëse procedohet në kuvend, ky ligj të kalojë”.

    Ajo tutje tha se s’kanë caktuar ende një datë për seancën në të cilën pritet të votohet për këtë projektligj, por tha se “sa më shpejt që të dërgohet, është aq më mirë”.

    Ndërsa, për sa i përket votës nga deputetët e PDK-së, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri tha se ende s’kanë marrë vendim se si do të veprojnë.

    “Para çdo mbledhjeje, para çdo seance do të marrim vendim se si do të sillemi. Sot për sot s’i kam takuar deputetët dhe s’kemi marrë ende vendim. Unë personalisht do të votojë siç do të votojë grupi, pasi jam kryetar i grupit parlamentar”, tha Tahiri.

    Por, në votat e deputetëve të LDK-së, qeveria zor që mund të llogarisë, pasi kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, tha se ky projektligj është punë e qeverisë.

    “Ai është ligj që votohet me shumicë të thjeshtë, është detyrë e qeverisë që ta zgjidhë. Unë s’do të votojë as pro as kundër, është çështje e qeverisë. VV-ja i ka numrat në kuvend dhe duhet ta zgjidhë atë çështje”, tha Gashi për Klankosova.tv.

    Ndërsa, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri i kontaktuar për këtë çështje tha se është në udhëtim zyrtar dhe porsa ta marrë vesh se çka ka deklaruar kryeministri Kurti, do të japë qëndrimin e grupit.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka paralajmëruar se së shpejti në Kuvendin e Kosovës do të shkojë për votim Kodi Civil.

    Për votimin e këtij Kodi, Kurti tha se do të merret personalisht me ndërtimin e një shumice parlamentare.

    “Për këtë unë personalisht do të ndërtojë një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, ka deklaruar Kurti gjatë ditës.

    Previous ArticleBekteshi në Top Tema: Taravari deklaroi vetë që nuk është i interesuar për president, ndërsa në natën e 24 prillit filluan të qajnë se ka pasur vjedhje të votave
    Next Article Parlamentaret, Grubi shfaqet krah kandidatëve nga zonat zgjedhore 1 dhe 2

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.